180 persona të moshës mbi 100 vjeç do të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Raporti i ekspertëve të djathtë të auditit flet për mbi 100 qytetarë të moshës mbi 100 vjeç të cilët rezultojnë të gjallë dhe kanë rifituar të drejtë për të fituar, pas pastrimit të listave. Mesa duket komunat Liqenas në Korçë dhe Kozarë në Berat janë vendet ku mund të jetohet më gjatë, pasi numri më i madh i 100-vjeçarëve është regjistruar në këto dy zona. “Sipas të dhënave të audituesit të Partisë Demokratike të nxjerra nga Regjistri i Gjendjes Civile, figurojnë të paktën 931 qytetarë të papërfshirë në lista, ndërkohë që 180 emra qindvjeçarë do të kenë mundësi “të votojnë” në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në raportin e audituesit të djathtë rezulton se edhe pas pastrimit të listave në fillim të muajit mars dhe pas verifikimeve, mbi 100 qytetarë rezultojnë që të jenë gjallë dhe kanë rifituar të drejtën që të votojnë. (Të jetë e vërtetë kjo?!) Përgjithësisht mosha e këtyre votuesve është 102 ose 103 vjeç. (Mos e beso, po deshe!)”, shkruan sot Shekulli.
Jetojme ne Albanistan…