Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zgjedhjet, mos harroni premtimet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Zgjedhjet, mos harroni premtimet
Letrat e Lexuesve

Zgjedhjet, mos harroni premtimet

anazapta
Published March 26, 2014
Share
SHARE

Letër e nënshkruar

Luftar Kuka, Patos

Premtimet që u bënë gjatë fushatës elektorale nga partitë, nuk harrohen kaq lehtë nga qytetarët. Sa ishte në pushtet PD-ja, Patosi nuk mori fonde asnjëherë. Këtyre premtimeve të ekipit të PS-së, populli u besoi shumë, aq sa u dha 4000 mijë vota më shumë se ekipit tjetër të PD-së.

Tani lind pyetja: sa po realizohen këto premtime nga PS-ja në Patos? Vota nuk dha vetëm qyteti, por edhe fshatrat përreth që mbulon bashkia. Ja disa angazhime të këtij ekipi në fshatin Rerës: në stinën e verës, në fshat ka mungesa në ujin e pijshëm, burimi ekzistues po shteron, tubat janë amortizuar. Ekipi premtoi se do shponte për ujë të pijshëm këtu në Patos, kishin gjetur edhe inxhinier, projektin e kishin gati. Stina e verës erdhi, qytetarët s’po shikojnë ndonjë ndryshim. Ata do bredhin me shishe për të gjetur ujë të pijshëm. Për ujërat e zeza, ekipi u angazhua se do mbaronte me qytetin dhe më pas do hynte në fshat për sistemimin e tyre. Në fshatin Rerës janë 35 familje dhe ujërat e zeza derdhen në rrugë. Nuk ka fonde bashkia për 40-50 tuba betoni e t’i sistemojë këto ujëra të zeza? Ky ekip premtoi edhe për zgjerimin e rrugëve që çojnë në fshatra. Rrugët janë shumë të ngushta, nuk shkëmbehen dot makinat. Në fshatin Rerës, për rrugët e ngushta u vra një shofer. Ekipi u angazhua për ta zgjeruar këtë rrugë dhe se do vendoste ndriçim, pasi shtyllat janë të ngulura anës rrugës dhe nuk kërkojnë shpenzime.

Nga këto premtime, deri më tani nuk është bërë asnjë. Zgjedhjet erdhën, mos mendoni se populli i harron shpejt premtime tuaja. Është shumë e vështirë të merrni votën këtë radhë, po nuk i bëtë premtimet që i dhatë popullit. Pse, vetëm për qytetin mori fondin bashkia? Po fshatrat në periferi të kujt janë, të njerkës apo të bashkisë?!

anazapta March 26, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Mark.uk says:
    March 27, 2014 at 9:19 am

    Luftar Kuka Patos: Pse ke humb kohe per gjera kot.Ku mendon se I bjen kujt ndermend per popull askujt.Ala nuk e ke kuptuar se politikanet dihet se rrejn e njerzit u besojn.Te ndershmve te gjith e dine se nuk genjejn e njerzit nuk u besojn.Nese e ke jetuar kohen e flet rrufeve te rekomandaoj te ju besh nje te tille.As sikur te ishe Luftar Paja nuk u behet vone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?