Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zgjedhjet, Lefterije Luzi takohet me komunitetin vllah në Selenicë të Vlorës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Zgjedhjet, Lefterije Luzi takohet me komunitetin vllah në Selenicë të Vlorës
Lajme FlashPolitike

Zgjedhjet, Lefterije Luzi takohet me komunitetin vllah në Selenicë të Vlorës

Dita
Published May 24, 2015
Share
SHARE

Kryetarja e KQZ,  Lefterije Luzi ka takuar komunitetin vllah në Selenicë të Vlorës. Kryetarja e KQZ u prit nga përfaqësuesi i komunitetit vllah të Shqipërisë në Komitetin Shtetëror të Minoriteteve, z. Kristo Goci, përfaqësues të bashkisë, e të tjerë.

Ky takim u zhvillua në kuadër të zgjedhjeve vendore  të 21 Qershorit dhe fushatës edukuese, sensibilizuese dhe informuese, të KQZ-së, fushatë e cila ështëndërtuar mbi bazën e një Strategjie të mirëplanifikuar me synimin që të vijë sa më pranë çdo zgjedhësi shqiptar.

Në fjalën e saj Luzi tha se e drejta e votës është një e drejtë që jua jep Kushtetuta dhe si një e drejtë e patjetërsushme, duhet të ushtrohet në mënyrë të lirë dhe të barabartë edhe nga komuniteti vllah.“Ju duhet të votoni dhe të zgjidhni përmes votës tuaj, votoni pasi jeni ju ata që vendosni për të ardhmen tuaj dhe të familjeve tuaja”.

Përfaqësuesi i komunitetit vllah, Goci, i cili është njëkohesisht edhe Kryetari i Shoqatës më të vjetër të Vllehëve të Shqipërisë “Arëmënji di Albanii”, e falenderoi Kryetaren e KQZ-së për punën që po bën institucioni që ajo drejton, për edukimin zgjedhor të këtij komuniteti duke prodhuar dhe shpërndarë materiale promocionale, edukuese dhe informuese edhe në gjuhën e tyre specifike.

Kryetarja e KQZ-së, po zhvillon takime të drejtëpërdrejta me zgjedhësit duke pasur në vëmendje të veçantë grupe specifike të zgjedhësve, sikundër janë pakicat kombëtare.

 

Dita May 24, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?