Dështon në Kukës konstituimi i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve. Shkak është bërë mungesa e ambienteve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor për t’iu vënë në dispozicion komisionerëve. Anëtarët e së majtës nuk kanë pranuar të bëjnë mbledhjen e parashikuar për në orën 10:00 paradite, pasi ambienti i pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” në këtë qytet nuk ishte i gatshëm. Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve në Kukës drejtohet nga opozita.