Gjenerali Al Sisi, ka konfirmuar publikisht kandidaturën e tij për president i Egjiptit, komandanti i forcave të armatosura në vend. Ish numri një i shërbimeve sekrete ushtarake të ish presidentit Mubarak, gëzon mbështetje të madhe në vend. Al Sisi ish-komandant i ushtrisë egjiptiane si dhe ministër i mbrojtjes ka dhënë dorëheqjen një ditë më parë për të shpallur kandidaturën e tij për president të vendit. Deri në verën e viti 2012 emri i tij ishte i panjohur pasi për një kohë të gjatë ka qenë kreu i shërbimeve sekrete ushtarake të Mubarak. Pavarësiht famës së keqe mes aktivistëve, asnjeri nuk protestoi kur ish presidenti Mohamed Morsi e zgjodhi si komandant të forcave të armatosura, duke pasur parasysh se ai ishte nfa të paktët ushtarakë që argjëronte muajin e ramazanit, kishte një bashkëshorte të mbuluar si dhe një kushëri anëtar të Vëllaz\ërisë muslimane. Edhe më revolucionarët që shpesh kishin vuajtur nga torturat e ushtarëve të tij nuk protestuan duke iu gëzuar faktit se më në fund kishin një president të zgjedhur në mënyrë demokratike. Dhe si i tillë ai kishte arsyet e tij që kishte zgjedhur gjeneralin al Sisi për një post të tillë të rëndësishë. I arsimuar në shtetet e Bashkuara të Amerikës gjenerali 59 vjecar gëzon mbështetje të madhe dhe është më se i sigurt për një fitore të mundshme.