Për herë të parë do t’i jepet zgjidhje problemit 27-vjeçar të mësimit me dy turne, falë ndërtimit të 17 shkollave të reja.
Ato do të kenë strukturë moderne, krejt ndryshe nga shkollat aktuale, me një qasje perëndimore si në infrastrukturë, ashtu edhe në konceptimin për të qenë epiqendra kulturore dhe sociale të qytetit.
Ndërkaq, shkollat 9-vjeçare do të kenë edhe kopshte të integruar brenda tyre.
Përveçse do të zgjidhin për herë të parë problemin 27-vjeçar të mësimit me dy turne, siç edhe u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj në zgjedhjet e 2015-ës, shkollat e reja të Tiranës do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, që do mund të shfrytëzohen edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe komuniteti rreth saj, për aktivitete të ndryshme social-kulturore, duke i dhënë asaj një dimension tjetër.
Ndërtimi i tyre është përcaktuar në çdo njësi administrative të Tiranës, aty ku edhe nevoja është më e madhe, në bazë të dendësisë së popullsisë. Shkollat janë planifikuar të kenë të gjitha ambientet e nevojshme akademike (klasat mësimore, duke përfshirë laboratorët e fizikës, kimisë, biologjisë, informatikës etj), palestër me ambientet ndihmëse të saj, hapësirat administrative, hapësirat shoqërore, etj.
Për të përballuar ndryshimet klimaterike, godinat do të pajisen me sisteme të ngrohjes qendrore. Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe sistemimit të mjediseve të jashtme, me terrene sportive, gjelbërim dhe ndriçim të jashtëm, raporton ATSH.
v/l/ Dita
Na jepni hartat se ku jane vendosur keto shkolla !
Tani para zgjedhjeve ??
Ku jane planimetrite ku jane studimet per numer popullsie per siperfaqe. Ku jane studimet per trafikune makinave dhe levizjene familjareve qe do te dergojne femijet ne shkolle . Ku jane materialet mesimore te pershtatshme me nivelin e inteligjences se popullsise qe kane mbushur lagjet e Tiranes. Ku jane raportet mjekesore psikoaanlitike per banorete lagjeve ku do te ndertohen 27 shkollla. Si do te arrihet ngrohja . Si do te arrihet sherbimi shendetesor brenda ne shkolla. Si do te jene infrastruktura e komunikimit mes prinderve dhe mesuesve. Sot mesusesit po nuk i dhe kafen tek xhepi nuk ta shikon fare femijen tend sepse nuk ka kohe ngaqe eshte me i zene me kurset private sesa me korigjimin e provimeve dhe me edukimine femijeve qe ka ne klase . Nje fatkeqesi qe na e ka dhuruar demokracia. 27 shtate shkolla nje genjeshter qe Kryetari i Bashkise vampiri i Tiranes po mundohet te genjeje duke tundur deget e thara te shkurreve qe kane shemtuar qendren e Tiranes.
Per 3 D jemi ma te forte ne rajon…
Per realitet jemi mate fundit ne rajon