Rrugët janë kthyer në tjetër temë konflikti mes maxhorancës dhe opozitës. Të djathtët akuzojnë kryeministrin Rama se po inspekton projekte të nisura më parë nga kabineti i shkuar,të cilat refuzoi t’i votonte kur ishte në opozitë.
”Në opozitë, Edi Rama bëri gjithcka për të bllokuar projektet e zhvillimit dhe votoi kundër cdo investimi në rrugë e infrastrukturë. Madje ai tallej me ndërtimin e akseve kombëtare, rajonale e rurale në vend. Sot, ai shfaqet si kryeinspektor me duar në xhepa, si Robert Camcakëzi. Pa projekt, pa ofertë, pa punë, por vetëm me llafe e skena teatrale në përpjekje për të mbuluar papunësinë dhe varfërinë që me këtë qeveri po ulen këmbëkryq në realitetin shqiptar.”tha Silvi Bardhi.
Akuzat e opozitës vijnë pas inspektimit që kryeministri Rama i bëri të dielën punimeve në aksin Lin Porgradec. I bllokuar sipas deputetit Blendi Klosi, si pasojë e borxheve që qeveria Berisha i kishte kompanisë që po kryente punimet.
”Sfida e Kryeministrit Edi Rama është që kantieret e ndërtimit të zhbllokohen të gjitha, borxhet të lahen dhe të fillojë puna, jo vetëm për ndërtimin e rrugëve, por mbi të gjitha për të pasur rrugë cilësore, me sinjalistikë të standardeve moderne, të sigurta për çdo qytetar.” tha Blendi Klosi.
Lin-Pogradec është Loti 2 i segmentit rrugor Qafë Thanë-Pogradec që financohet nga buxheti i shtetit. Ndërtimi i këtij segmenti, 17.5 kilometra, ishte ndërprerë, për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ndaj firmës ndërtuese. ”Do të avancojmë me shlyerjen e borxheve për të mbyllur punimet, ndërsa kompania të punojë me kapacitet të plotë 2 dhe 3 turne.” tha kryeministri gjatë inspektimit.
Saliu i la rruget ne mes sepse beri kerdine ne vjedhje e ne mospagimin e kompanive
Kemi besim ne nismat e qeverise se