Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, pret që në muajin shkurt të arrihen marrëveshje të tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i dialogut që po zhvillohet në Bruksel mes kryeministrave të dy vendeve.
Zhbogar ka vizituar të mërkurën pikën kufitare në Merdar dhe është ndarë i kënaqur me funksionimin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit. “Kam kaluar këtu para një viti dhe kam parë shumë rrëmujë. Tani për tani që kjo po shkon mirë dhe jam shumë i lumtur që Menaxhimi i Integruar i Kufirit është duke funksionuar”, ka thënë Zhbogar.
Sipas tij, puna profesionale që është treguar nga Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë ka sjellë komunikim dhe nga ky komunikim po shkurtohen procedurat e pritjes. / Kosova.com
Leave a comment