Zonja Zhaneta, cila është lidhja juaj me Çamërinë dhe pse keni vendosur të përfshiheni në politikë?
“Unë jam vajzë e dy prindërve që kanë lindur në Çamëri dhe që përjetuan dramën e madhe nga forcat greke në vitin ‘44-‘45. Ata u shpërngulën në mënyrë të dhunshme nga bandat e Napoleon Zervës dhe që në verën e vitit ‘45 erdhën dhe u vendosën në qytetin e Durrësit – tregon Zhaneta Saliu. Ish-kryetarja e Forumit te Gruas se PDIU-se ka kaluar prej muajsh ne Aleancen Popullore partia e Levizjes Came qe iu kundervu menyres si perfaqesonte Idrizi kauzen e tyre.
“Popullsia durrsake, megjithëse në kushte të vështira dhe e sapo dalë nga lufta e priti me ngrohtësi dhe dashuri atë pjesë të minoritetit çam që u vendos në qytetin bregdetar, të rraskapitur dhe të dërrmuar nga dhimbja e njerëzve dhe e të afërmve të vrarë që kishin lënë pas. Unë u linda dhe u rrita në Durrës dhe kam dashuri të madhe për të dy këto vende, dashurinë për vendin e të parëve të mi e kam gjithmonë të pashuar në shpirtin tim se nga prindërit e mi kam dëgjuar ngjarje tronditëse që do të mbeten të pashuara në kujtesën time – shton me tej Zhaneta. Folem me te rreth angazhimit te saj politik.
Ju jeni një nga aktivistet e vjetra të çështjes çame, duke qenë më parë edhe pjesë e strukturave të partisë së Shpëtim Idrizit. Cilat janë arsyet që ju shtyjnë të kandidoni për Aleancën Popullore?
Dëshira ime e madhe për të sensibilizuar nënat dhe motrat çame në qytetin tim të lindjes më shtyu të aktivizohesha në jetën politike duke aderuar tek PDIU si dhe në shoqatën ‘Çamëria’, u ngarkova nga strukturat e kësaj partie kryetare
e forumit të gruas. Në takimet që organizoja me nënat dhe motrat çame merrja dhe përcillja dashuri, krijova lidhje të ngushta dhe në bisedat që zhvilloja drama çame e atij komuniteti që kishte përjetuar nën sundimin grek
përbënte temën kryesore të bisedës. Pavarësisht përkushtimit tim të madh, të cilin unë e konsideroj një mision patriotik dhe kontribut të çështjes çame, shihja se drejtuesit e PDIU nuk kishin të njëjtin përkushtim, ndieja një dhimbje të thellë kur të dy deputetët çamë në parlamentin shqiptar heshtnin kur cenohej dinjiteti i atij komuniteti.
Unë nuk mund të isha e qetë shpirtërisht kur dëgjoja dhe shihja në media sytë e përlotur dhe shpirtrat e brengosur të nënave dhe baballarëve çamë që, kur merrnin rrugën për të shkuar në vatrat e të parëve të tyre, ktheheshin nga pala greke, me perbuzje dhe shperfillje duke mos u lejuar qoftë edhe për një vizitë të thjeshtë, qoftë edhe për një vizitë të shkurtër. Heshtja e dy deputetëve çamë në parlamentin shqiptar la shenjë tek unë dhe tek të gjithë anëtarët e PDIU-së, pasi nuk ngritën zërin e protestës në parlamentin shqiptar dhe të kërkonin me insistim nga qeveria që ishte pjesë e koalicionit, shkaqet e këtij diskriminimi racor që i bëhej komunitetit çam nga zyrtarët grekë pas 70 vjetësh. Një arsye tjetër që më krijoi ftohje dhe distancim të prerë nga PDIU-ja ishte një deklaratë e turpshme, jo vetëm për komunitetin çam, që bëri Idrizi në komisionin parlamentar ku kërkonte me insistim nga dy partitë e mëdha aprovimin e rezolutës çame. Ai nga përfaqësuesit e të dy palëve u refuzua sepse rezoluta nuk ishte brenda standardeve në këto rrethana që Idrizi, aprovimin e rezolutës e kishte si gomone shpëtimi, ju drejtua komisionit parlamentar me një shprehje profetike: “Amani aprovoni rezolutën dhe merrni të gjitha votat e çamëve”, kjo ishte një deklaratë e turpshme që dilte nga goja e një deputeti çam në parlamentin shqiptar. Shprehja e kreut të PDIU në Komisionin Parlamentar donte të thoshte që ai komunitetin çam e kishte një monopol të tij. Kreu i PDIU e shiti çështjen çame dhe për të gjetur strehë se e parandiente se elektorati i shëndoshë çam do ta braktiste në zgjedhjet parlamentare të 2013, kërkoi dhe gjeti strehë tek listat e PD si kandidat për deputet. Kur pashë se kreu i PDIU e shiti çështjen çame për një karrige në parlamentin shqiptar, unë vendosa të kaloj pa as më të voglën mëdyshje tek Aleanca Popullore.
Cilat janë pritshmëritë e Aleancës Popullore në Durrës, kur dihet se në qytetin bregdetar
ka një numër të konsiderueshëm të komunitetit çam?
Unë vura re me kënaqësi se në qytetin bregdetar te Durresit, Aleanca Popullore kishte fituar një autoritet dhe respekt të madh dhe dita-ditës radhët e saj shtoheshin me elementë të shëndoshë dhe me kontribute të vyera për çështjen
çame. Kryesia e AP, mua më vendosi kandidaten e parë në listë për qarkun e Durrësit. E falënderoj për vlerësimin dhe kjo më bën më të përkushtuar ne krahet e kesaj aleance qe te punoj me stafin tim që komuniteti çam i Durrësit dhe qytetaria
durrsake të ketë një deputete në parlamentin shqiptar dhe me vendosmëri të mbroj interesat jo vetëm të komunitetit çam dhe të durrsakëve. Shpreh bindjen se komuniteti çam, i cili është i shumtë në Durrës me të cilin jam familjari zuar prej vitesh, që njohin mirë karakterin tim dhe besnikërinë ndaj çështjes çame, do t’i japin votat për Aleancën Popullore, sepse PDIU nuk ka alternativë dhe komuniteti çam ka mbetur i mashtruar prej saj.
PDIU u zotua se do të bindte deputetët e Kuvendit për të miratuar rezolutën përpara zgjedhjeve. Nga ana tjetër kemi një rezolutë të vitit 2004 e cila sipas Servet Pëllumbit nuk është e miratuar ndërsa Idrizi deklaroi se ajo është miratuar. Si e shikoni gjithë këtë sorollatje dhe mungesë serioziteti që i bëhet rezolutës çame?
Një nga mashtrimet më të turpshme të kreut të PDIU ishte loja e dobët që sajoi ai në Komisionin e Jashtëm parlamentar për çështjen e rezolutës e cila nuk ishte aprovuar në prill të 2004, aty u krijua një skenë tragji-komike, doli nga sirtari i aleatëve te Idrizit se gjoja rezoluta ishte aprovuar, por për faj të Servet Pëllumbit, kryetar i parlamentit shqiptar i së majtës, ishte lënë në harresë.
Cila është e vërteta?
Po t’i referohemi kronikave të kohës të shtypit shqiptar që gazeta DITA i ka bëre mëse të njohura, rezoluta nuk është aprovuar dhe në shenjë proteste të kësaj, kishin reaguar personalitete të kohës si: Sabri Godo dhe deputetë shqiptarë si Fino, Brokaj, etj. Por vulën e mosaprovimit të rezolutës me argumente bindëse e vuri vetë Servet Pëllumbi në një artikull të gjatë ku argumentonte me përgjegjësi se rezoluta nuk është aprovuar. Nuk pati asnjë reagim, as nga dy deputetët çamë dhe as nga aleatët e tyre. E vetmja deklaratë propagandistike që bën sot kreu i PDIU-së është se do të botohet në Fletoren Zyrtare, kanë kaluar javë e muaj, por të botuar në gazetën zyrtare nuk e kemi parë. Rezolutën çame do ta hartojë dhe miratojë Aleanca Popullore në bashkëpunim me koalicionin.
Komuniteti juaj në këto zgjedhje do të futet me dy parti. Mendoni se do të dëmtoni njëra-tjetrën duke rrezikuar të mos keni më asnjë përfaqësues në Kuvend?
Komuniteti çam futet në zgjedhjet parlamentare me dy parti, që janë AP me kandidatët e saj dhe PDIU me të vetët. Unë mendoj dhe jam e sigurt se Aleanca Popullore ka prioritete dhe besueshmëri më të madhe se ajo e PDIU. Për ta përfaqësuar këtë komunitet në parlamentin shqiptar një nga arsyet kryesore është se Aleanca Popullore ka fituar zemren e ketij komuniteti e më gjerë. Komuniteti çam ka krijuar besimin e palëkundur se Aleanca Popullore do ta përfaqësojë atë me besnikëri dhe dinjitet, ajo ka arritur një marrëveshje me komunitetin çam që çështjen çame ta çojë përpara. Ajo me aleatët e koalicionit ka një marrëveshje që çështjen çame të lënë pas dore nga PDIU do ta ngrejë në parlamentin shqiptar një herë në 6 muaj dhe do ta fusë në axhendën e diplomacisë shqiptare. Kjo marrëveshje e Aleancës Popullore me aleatin e saj kryesor ka ngrohur zemrat e komunitetit çam dhe nga kontaktet e vazhdueshme kam vënë re një ndjenjë besimi tek komuniteti ynë dhe shpresat e mëdha që ushqen Aleanca Popullore. Besimi shtohet kur Aleanca Popullore është rreshtuar në aleancën e një maxhorance qe e ka te sigurt fitoren.
bravo besoj se me keta njerez te shkelqyer do te zghidhet dhe kjo ceshtje. se mos dalja ne fletoren zyrtare eshte mashtrim qe i behet komunitetit cam
Eshte per te perkrahur partia e Aleances Popullore, sepse kjo do pefaqesoje me te vertete te drejtat e cameve ne Kuvend, dhe jo Partia e PDIU-se qe shikon interesin e krereve.
OK.atehere eshte nje mundesi me teper per te votuar me 23 qershor zonjen Zhaneta. VOTONI nr.3 VOTONI ALEANCEN POPULLORE