Çiftet e zhurmshme në dhomën e gjumit janë etiketuar tradicionalisht si ekzibicionistë. Por studimet më të fundit tregojnë se ata bëjnë seks më të mirë. Ekspertët britanikë kanë zbuluar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes shprehjes të kënaqësisë nëpërmjet zërit dhe përjetimit të saj. Femrat, në mënyrë të veçantë, e shprehin përjetimin e kënaqësisë me anë të psherëtimave. Kjo për meshkujt është një siguri se po bëjnë gjënë e duhur dhe po e bëjnë mirë. Madje, ata e shijojnë më shumë marrëdhënien nëse kanë një partnere “të zhurmshme”.
Studimi i publikuar në “Archives of Sexual Behaviour”, thotë se 92 për qind e të anketuarve u shprehën se zhurmat e lëshuara gjatë aktit e rrisin vetëbesimin e partnerit, ndaj e përdorin këtë si strategji.
Zhurma në dhomën e gjumit mbetet ekskluzivitet i femrave. 94 për qind e të pyeturave femra thanë se bënin më shumë zhurmë se partneri, fakt që u pranua edhe nga 7 meshkuj në 10.