Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zhvillohet takimi i dytë i grupit të punës së SEECP
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Zhvillohet takimi i dytë i grupit të punës së SEECP
Lajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Zhvillohet takimi i dytë i grupit të punës së SEECP

Dita
Published April 17, 2015
Share
SHARE

Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua takimi i dytë i grupit të punës së Asamblesë Parlamentare  të SEECP (Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

Në takimin e sotëm morën pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të kësaj asambleje si: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kosova.

I pranishëm nga pala shqiptare ishte deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në cilësinë e kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të SEECP-së.

Balla shprehu bindje se në fund të këtij takimi, grupi i punës do të bjerë dakord për propozimet, në mënyrë që të mund të paraqiten këto dy dokumente për ratifikimin gjatë sesionit plenar të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, që do të mbahet në Tiranë në datat 22-23 maj 2015.

Gjatë takimit u diskutuan rezoluta e raporte nga tre komisione të përgjithshme të asamblesë që kanë në fokus sigurinë, mbrojtjen e kufijve, luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e fëmijëve si dhe projektet e përbashkëta rajonale në fushën e energjisë dhe infrastrukturës.

“Mendoj se ne të gjithë kemi vullnetin e duhur për ta realizuar këtë dhe ne e dimë që kur ka vullnet, ka gjithmonë një mënyrë për ta arritur”, tha Balla.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ushtron mandatin si kryesues i Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, gjatë një periudhe vendimtare për organizatën.

Dita April 17, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • gertjan says:
    April 17, 2015 at 6:21 pm

    Ky bashkepunim i vendeve te rajonit eshte tejet i rendesishem per faktin se i sherben se pari vete vendeve. Aplikimi i programeve qe kane ne fokus sigurine, mbrojtjen e kufijve, luften kunder terrorizmit jane teper teper pozitive.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?