Rrjedhja e gazit në një banesë në lagjen “Qafë-hardhi” në Shkodër ka sjellë vdekjen e kryefamiljarit Dedë Luca, 60 vjeç dhe vajzës së tij, Silvana, 14 vjeç, ndërsa është dëmtuar rëndë bashkëshortja e kryefamiljarit, Tone Luca.
Gazetarja jonë në Shkodër, Albana Qemali, raporton se banesa ndodhet tek fabrika e ish-mëndafshit dhe ka pasur shpërthim të fuqishëm dhe pak zjarr në katin e parë të shtëpisë dykatëshe.
Zjarri ka rënë në momentin kur në shtëpi kanë qenë 10 persona të familjes Luca, që po festonin Shën Gjonin, një festë e zonës që festohet më 26 dhjetor. Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë që flakët të vihen nën kontroll.
banesa ndodhet tek ISH FABRIKA E MENDAFSHIT dhe jo banesa ndodhet tek fabrika e ish mendafshit