Një magazinë vaji është përfshirë nga flakët sot në drekë në Tiranë. Zjarri ka rënë në një magazinë në afërsi të zonës së Doganës, ndërsa shkaqet mbeten të panjohura. Në vendngjarje kanë mbërritur 5 zjarrfikëse, të cilat kanë vënë flakët nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar.