Kur dëgjon të flasë njeriu më i përfolur në tetë vitet e karrierës së saj si krye parlamentare, sot e braktisur edhe nga PD-ja, thjesht një deputete pa asnjë pushtet. Jozefina po lëshon ca deklarata ultimatume, deri edhe në eliminimin e Edi Ramës! Të jetë e çmendur? Ka spitale psikiatrike që mundet t’ia lehtësojnë shqetësimin. Të jetë tronditur nga pabesia e Berishës? Këtu çfarë faji i ka mazhoranca dhe vetë Rama? Jozefina ka një të “drejtë” të jetë e nevrikosur, rënia nga karrigia e krye parlamentares është e dhimbshme, mungojnë salltanetet e asaj kohe, fluturimet e pafundme, veshjet herë si sheike dhe herë si turke, herë me të gjata, e herë me të shkurtra, me shami e pa shami.
Gjë pa fëlliq nuk e le me atë gojë, vodhe toka e kapitale, bëre vila dhe hotele, duke i bërë llogaritë se pushteti është i përjetshëm. Ke filluar me fol marrëzira, do me vra dhe Kryeministrin! Çdo shqiptar që të dëgjon, apo në shtyp ty të lexon, me vete thotë një fjalë: S’ka ç’ka i bën gomarit, Jozefina i bie samarit. Po Jozefina bën mirë të flasë se çfarë po ndodh tek kupola e SHQUP-it, pastaj të armatoset e të “vrasi” mazhorancën! Tani kohët kanë ndryshuar në të keq për Jozefinën, ka më vlere deputeti Kastriot Islami “dhjetoristi” i Saliut, që kërkonte kokat e studentëve që kërkonin ndryshimin historik të Shqipërisë.
Jozefina, pse nuk del hapur kundër Saliut? Pse kjo zonjë sot nuk mbështet zonjën Mesila Doda për hapjen e dosjeve? Kujt i frikësohet Jozefina, që nuk del publikisht të deklarojë se kush është Lulzim Basha, si erdhi në Partinë Demokratike? Si arriti shkallët e pushtetit me bekimin e Saliut?
Pse kjo zonjë nuk flet sot për poshtërsitë e Arben Ristanit, Arben Imamit e shumë pushtetarëve të Partisë Demokratike? Pse znj.Topalli nuk flet se si u emërua Luli në krye të Partisë? Si ndodhi “aksidenti” i të ndjerit Olldashi? Këto dhe shumë të tjera do të ishin në nderin tënd që t’i bëje publike znj.Topalli. Kësaj i thonë moj Jozefinë, “merre me lëng se mishi mbaroi”. Nga Gjin Musa
Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Kaq bukur ia ke qendisur ,o Gjin Musa ,sa s’behet me mire se prishet.Ajo qelbesire ka jetuar si sheike pa pyetur per shpenzime ,se nuk i nxirrte nga xhepi, tani ”dizenjatorja” eshte terbuar si ai qeni qe do te kafshoje kedo qe i del para.