Vetë emërtimi “Vila e Zogut”, që i rezistoi dekadave me radhë pavarësisht sistemeve qeverisëse që i zunë vendin njëri tjetrin, duket se “bindi” më në fund qeverinë Berisha që në vitin 2006 këtë pronë shtetërore t’ja kthente pasardhësve të familjes mbretërore shqiptare: Vila dhe trualli rreth saj me sipërfaqe 5100 metra katrore.
Do të mjaftonin më pak se dhjetë vjet, që nipi i mbretit Ahmet Zogu, Leka, të detyrohej, ose më saktë ta detyronin drejt shitjes, për shkak të borxheve dhe kredive të papaguara në banka. Fjala është për 518 mijë euro kredi të cilave nuk i është shlyer asnjë këst, çka ka detyruar një bankë të nivelit të dytë të nxjerrë në ankand përmes një shoqërie përmbarimore, të vetmin aset pronësor të princit Leka, prej të cilit mund të sigurohej shuma e kërkuar. Por ndërsa këtu fillon dhe mbaron historia e nipit borxhli, debati nëse kjo pronë i takonte t’i kthehej familjes ish mbretërore, nuk u mbyll kurrë.
Ka një moment romantik të historisë, që thotë se vila mbi kodrën dominante të Durrësit u ndërtua në vitin 1926, si dhuratë e tregtarëve durrsakë për presidentin Ahmet Zogu, i cili vetëm dy vjet më pas do të vetëshpallej Mbret i Shqiptarëve. Prof. Kristo Sotiri, i lauruar në Venecia dhe Padova, me përvojë edhe si arkitekt i oborrit të Mbretëreshës së Rumanisë, e vendosi godinën në pikën me lartësi 98 metra.
Në fakt, tregtarët mblodhën një shumë modeste dhe më pas punimet vazhduan falë një huaje italiane për shtetin shqiptar, në kuadër të ndërtimit t ë veprave e ndërtesave publike për shtetin. Studiuesi Artan Lame, bazuar në dokumentet arkivore e ka ndriçuar këtë pjesë në një shkrim të tijin, ku sqarohet se
në datë 26 maj 1925, midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, u lidh marrëveshja “Mbi Huan për Punët Botore të Shqipërisë”, në shumën prej 50 milionë franga ari. Fondet e kësaj huaje do të menaxhoheshin nëpërmjet një komisioni të përbashkët dhe të një agjencisë mbikqyrëse e quajtur “Societa per lo Svilupo Economico del Albania (SVEA)”. U përcaktua lista e objekteve publike që do të financoheshin, si disa akse rrugore kryesore, ura, porte, vepra bonifikuese etj.
Gati të gjitha veprat publike të atyre viteve u ndërtuan me fondet e kësaj huaje që nuk iu kthye kurrë italianëve. Më pas, në qershor 1927, u vendos në parim që në këtë kredi të përfshiheshin edhe ndërtimi i një numri godinash qeveritare, ushtarake etj. Kështu, me VKM nr. 179, dt. 16.06.1927, u vendos edhe financimi i “Rezidencës Presidenciale në Durrës”.
Një muaj më pas, u caktua shuma 335.000 franga ar. Nga dokumentet rezulton se menjëherë pas këtij vendimi, kjo shumë u është likuiduar ndërmarrjeve që ndërkohë i kishin kryer punimet e ndërtimit në vilë. Fondet nuk mjaftuan asnjëherë dhe shuma të tjera janë shtuar me vendime të tjera qeverie deri në vitin 1938, për riparime, punime shtesë etj.
Në total, thotë Lame, mund të thuhet se për financimin e ndërtimit dhe pajisjes me mobilje të Vilës së Durrësit, janë investuar mbi 1.5 milionë franga ar. Pra, gjithë dokumentacioni i kohës dëshmon se kemi të bëjmë me rastin tipik të financimit të një objekti me destinacion publik dhe me fonde publike.
I vetmi formalitet i mbetur, ishte fakti që deri në fund, Vila e Durrësit mbeti e paregjistruar në zyrën e hipotekës në emër të shtetit, por ky nuk përbënte një rast të izoluar, pasi shumica dërmuese, në mos të gjitha objektet shtetërore ekzistuese apo të ndërtuara gjatë periudhës 1920-1939, nuk janë regjistruar aso kohe (dhe në shumë raste ende sot) në zyrat përkatëse në favor të shtetit.
Kjo ishte një jehonë e traditës juridike osmane, sipas së cilës gjithçka që nuk ishte e një privati, ishte automatikisht pronë e shtetit, gjë që e bënte të panevojshëm regjistrimin.
Më 7 prill 1939, trupat italiane zbarkojnë në portet shqiptare, ndërsa Zogu pa organizuar asnjë rezistencë formale ushtarake, u largua në Greqi. Tashmë Shqipëria formalisht ishte mbretëri e pavarur, përmes procedurës së “bashkimit personal” dhe ofrimit të kurorës mbretërore Mbretit të Italisë, që tani u bë edhe Mbret i Shqipërisë. Ushtrimi i funksionit mbretëror i takonte mëkëmbësit Jakomoni. Pas daljes së një Dekreti Mëkëmbësor dhe bazuar tek ai, me dekrete të veçanta të Ministrit të Drejtësisë, u bë transkriptimi i pasurive shtetërore ende të patranskriptuara, në favor të shtetit, dhe sekuestrimi i tyre. Më pas, një sekuestrim i dytë dhe shtetëzim do të bëhej nga regjimi komunist, ku vila e Durrësit do të shërbente për një kohë të gjatë si rezidencë qeveritare. Mjaft dinjitarë të huaj, nga Hrushovi tek princi kamboxhian Sihanuk, do strehoheshin në mjediset e saj.
Në ditët e çmendurisë kolektive të marsit 1997, Vila e Zogut u bastis dhe u grabit barbarisht. Mbeti një gërmadhë që ende e reflektonte sharmin e dikurshëm, derisa Berisha, ai që nuk e la Leka Zogun I të hynte në Shqipëri në vitin 1993, vendosi të joshte legalistët nëpërmjet kthimit të “pronave familjes mbretërore” në vitin 2006. Kështu që vila, një pronë e ndërtuar nga shteti shqiptar me fonde publike, u kthye nga Komisioni i Kthimit të Pronave të Durrësit pa u thelluar fare në prova.
tashmë, duhet që ose Leka të gjejë paratë për të likuiduar bankën për kredinë e pashlyer, ose vila do të shitet. Nëse blerësi i ri do ta restaurojë, apo 20 dhomat e saj nuk do t’i mjaftojnë për projektin që mund të ketë ndërmend, kjo mbetet për t’u parë. Me ç’na kanë zënë sytë këto vite, nuk do ishte çudi që në vend të “vilës së Zogut”, majë kodrës të mbinte ndonjë shumëkatësh.
Prape me Berish mutin do na shkaterroni nervat?? Sikur nuk e dime ne se Zogu vec te tjerave mori si prone te veten Pasurite shteterore te Sarandes, Karavastane, Tokat e Sukthit, Vilra dhe shtepia e derri verri, dhe ne sot rrime e nemerojme pordhet e zogo-salisteve. Ja ju jeni shkaktare se kur vjen puna per nje hajdut buke vini ulurimat ne shtyp e ne te gjithe median, kurse kur vjedhin Salinjte, iliarat, bashuket dhe te tjere rrospish, ju i sillni neper goje si karamele!
Kjo eshte e vertete.
E qe te mos bjere prape ne duar te banditeve kjo pasuri kombetare dhe pse jo historike , shteti ben mire qe edhe ta blej serish, pavarsisht se kjo blerje nuk do te ishte e drejte!
te jepet me koncension bulevardi Zogu i pare dhe monumenti.Mbase e merr ndonje kompani hungareze se e kishin dhender.
O ALQI, TY NDOSHTA TE DJEG SYTE AHMET ZOGU, POR ESHTE PROBLEMI YT, FLI GJUME ME BUSTIN E ENVERIT, MADJE PO TE PELQEU AQ SHUME FUTE EDHE NE NDONJE VEND NATEN.
AHMET ZOGU ESHTE PJESE E HISTORISE SE SHQIPETAREVE, PO NUK TE PELQEU KJO, PI CAJ SE LIROHESH.
O bageti me emrin Arben,
mundohu te lexosh tekstin dhe pastaj bej koment.
Ai nuk thote se Ahmet burrelsi nuk ka vend ne historine e Shqiperise.
Ai thote se prona ka qene shteterore ose publike, kuptoje si te duash, dhe nuk duhej lejuar privatizimi i saj sikur te ishte prone private.
Tani vazhdo me flamurin jeshil si ne artikullin tjeter.
MJAFTON TE LEXOSH TITULLIN PER TE KUPTUAR SE CFARE MENDON KY ALQI.
Ber-ish-Ahmet nuk I ngriti kot ate monument ne mes te Tiranes ai mendon per te ardhmen qe edhe atij me maskaralleqet dhe Tradhetine qe I beri vendit duke e shitur si mallin e vet njesoj si Zogu I hapi ruge vetes qe ti ngreje Fevziu nje monument Saliut
Dhe me keta ( qe kemi ne Qeverite tona ) gjithcka mund te ndodhe
Ne kete vend sa me I ndyre te jesh aq me i rendesishem behesh
Në një mendje me “. Dardhari” dhe në vijim me “salici” e “shqip hesapi” por, duhet edhe një dekretligj me dy nene: 1. Tradhetarëve të atdheut nuk ju njihen pronat 2. Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Nderime!
T’i jepet Bujar Mehmet Nishanit, se atij dhe vetem atij i takon.
ti kthehet shtetit jo vetem vila por cdo gje tjeter..te mbaje vetem ato prona qe kishte para 1925.
me sa di jane ato ne mat burgalec.
zog haleja shiti vendin e ju thoni prona ,po shen naunin e vermoshin kujt tja marim.
Sala ia ktheu “pronat” Zogut pa dokumenta te rregullta,kjo qeveri t’i verifikoje edhe nje here dhe t’i beje prona publike ne perdorim.Kjo eshte rruga e drejte se Zogu na vodhi ne 1939 dhe po na vjedh perseri me ndihmen e Sali Ahmet Zog Berisha.
Ha ha ha… Çfarë ligji të fortë propozon o pllumb? Saliu automatikisht zhvishet menjëherë nga çdo pronësi. I meret dhe kulla e viçidolit. Bukur fort! Ekzakt!
Ha ha ha… Çfarë ligji të fortë propozon o pllumb? Saliu automatikisht zhvishet menjëherë nga çdo pronësi. I meret dhe kulla e viçidolit. Bukur fort! Ekzakt!
Mos u zgërdhi shumë Furtuna, i lshoj vet pronat e shkoj me dhi se e kam trashgimi nga baba! Ja jap alqi koçikes e atij shokut tuj se m’thon sali berisha mu! Ty po t’laj një thi ! Tutjeta!
Shteti duhet te marre perseri ne pronesi ish-ndertesen e Ministrise se Jashme te Shqiperise qe u ndertua me fondet e SVEA-s ne vitet 1925-27, por nuk funksionoi asnje dite si e tille, sepse e mori Zogu per banese dhe per 13 vjet nuk pagoi asnje dite qera shtetit. Pas Clirimit ajo ndertese u be Pallat i Pioniereve. Sali hajduti ia ktheu Leka Zogut me VKM, por i pa mbeshtetur ne asnje dokument. Ndertesa duhet t’i kthehet shtetit dhe te behet Ministri Kulture.
Zogjit merjani ju pronat. Ne ja u marim ju dhe dalim baraz. Ju atij,ne ju! Ha ha ha çuna,ka yçkla puna!