Policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë në flagrancë dy shtetas gjatë kësaj të marte, të akuzuar për posedim e shpërndarje lëndësh narkotike.
Në pranga kanë rënë Nexhmi Bushaj dhe Dritan Mataj, pas një hetimi dyjavor nga ana e Prokurorisë së Shkodrës, teksa iu është kapur rreth gjysmë kilogrami lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Hetimi për ta është ende në zhvillim, siç bëhet e ditur nga prokuroria dhe policia.