Katër të burgosur janë arratisur sot nga një burg në Zvicër në mënyrë spektakolare. Ngjarja ka ndodhur në një burg të Lozanës, ku një shtetas serb, një shqiptar, një boshnjak, një kosovar dhe një francez kanë mundur të largohen nga burgu nëpërmjet një sulmi të armatosur mbi gardianët gjatë orarit të ajrimit. Sipas mediave kosovare, ideator i arratisjes ka qenë i burgosuri serb, anëtar i bandës së njohur kriminale Pink Panther, autore e një seri grabitjesh në vende të ndryshme të botës.
Ka qenë një grup bashkëpunëtorësh nga jashtë burgut, të cilët kanë vendosur një shkallë të gjatë metalike në muret rrethuese dhe kanë hedhur brenda kompleksit një thes me armë. Të burgosurit që në atë moment ndodheshin jashtë për ajrim janë armatosur menjëherë, duke neutralizuar gardianët. Pesë të burgosurit kanë mundur të arratisen, ndërsa policia ka kapur pak minuta më pas njërin prej tyre, por nuk bëhet e ditur kombësia e tij. Katër të arratisurit po kërkohen intensivisht nga policia e kantonit të Vaudit. Mësohet se ata ishin të dënuar për krime të rënda. Shtetasi serb ishte dënuar për grabitje bizhuterish me vlerë 1.3 milionë franga, shqiptari për trafik droge, kosovari dhe boshnjaku për grabitje, ndërsa francezi për krime të tjera të rënda.
Sa me vjen ndot kjo kur thuhet nje shqiptar dhe nje kosovar. Ore njerez sa her eshte thene e sterthene,nuk thuhet ashtu por u arratisen dy shqiptar,pastaj per ta precizuar thuhet njeri ishte nga Shqiperia dhe tjetri nga Kosova. Sigurisht, nese do te ishte serb do te duhej thene nje serb me banim ne kosove etj,etj. Haj medet, kur do mesohemi te quhemi shqiptar. Po si do quhej nje shqiptar i Malit te Zi,malazez ? Po ai i maqedonise maqedon ? Hajde te mesohemi ti therrasim shqiptaret me emrin e nderuar shqiptar
Te gjith Kosovart te pyesin a je shqiptar I Shqipnies a je Kosovar.
Mark.uk nuk eshte e vertet,ne pyesim nga je nga shqiperija,nga kosova nga maqedonia nga malizi te gjithe me nje pytje shqipetar,asesi kosovar,malazez,maqedonas.