Nëpër të gjithë botën qytetarët zviceranë përkujtojnë themelimin e vendit të tyre në 1 Gusht të çdo viti. Ambasada zvicerane në Tiranë e mbajti festimin sot, 30 Korrik përmes një pritjeje zyrtare.
Një pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës mblodhi sot përfaqësues nga qeveria qendrore dhe vendore, biznesi dhe shoqëria civile, organizytat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike.
Në fjalimin përshëndetës Ambasadori zviceran Christoph Graf i uroi mirëseardhjen ministrave, deputetëve, partnerëve ndërkombëtare dhe shtetasve zviceranë. “724 vjet më parë tre kantone në zemrën e Alpeve ranë dakord për një pakt solidariteti. Kjo ishte lindja e Konfederatës së Zvicrës të cilën e festojmë sonte”, tha Ambasadori Graf.
Ai gjithashtu foli për lidhjet e forta dhe marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Zvicrës në shumë fusha. “Ne sinqerisht na ka bërë përshtypje qëndrimi I ngrohtë dhe miqësor I shqiptarve, vizioni I qartë dhe pro-Evropian që Shqipëria po ndjek, dhe dinamika e reformave që shohim”, tha Ambasadori.
Ambasadori Graf theksoi impaktin që ka patur ‘demokracia e drejtpërdrejtë’ mbi identitetin kombëtar zviceran. “Demokracia e drejtpërdrejtë është një system kurajoz; I jep qytetarëve fuqinë dhe përgjëgjësinë më të madhe të mundshme. Nuk është bardh e zi, bazohet në dialog, respect dhe kompromis. Demokracia e drejtpërdrejtë do të thotë gjithashtu respect për minoritetet”, tha Ambasadori Graf. Ai solli shembuj nga praktika zvicerane që i jep minoriteteve përfaqësim shumë të mirë në cdo institucion vendim marrës në vend.
Mbi 200 të ftuar morën pjesë në festimet që u mbajtën në Rezidencën e Ambasadës zvicerane në Tiranë. Për shkak të programit të gjerë të bashkëpunimit që përfshin disa linja ministrish dhe bashkish, prania e Zvicrës në Shqipëri dhe roli si partner nderkombëtar është rritur në vitet e fundit.
Pjesë e recepsionit ishte dhe një shfaqje në sfond nga Swiss Miss, një grup folk-pop që përbëhet nga tre artiste zvicerane të cilat luajnë një varietet këngësh me bazë folk nga rajone të ndryshme të Zvicrës. Sëiss Miss do të përformojë gjithashtu në Fier ditën e premte, 31 korrik.
Dita Kombëtare Zvicerane e 1 Gushtit përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot. Në 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.
1 Gushti festohet Brenda dhe jashtë Zvicrës me fenerë letre, zjarre dhe fishekzjarre..
Dick martin president i zvicres.