Armando Sadiku është lojtar i Lugano, sërish. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e ekipit zviceran për të tretën herë.
Mëngjesin e së hënës, një delegacion i udhëhequr nga drejtori sportiv Giovanni Manna, shkoi në Valencia, ku iu bënë vizitat mjekësore sulmuesit shqiptar.
“Çdo gjë është në rregull, gjuri i lojtarit është i padëmtuar. Armando është shumë në formë,”-tha presidenti Angelo Renzetti.
Sadiku do transferohet në formë huazimi nga klubi i tij i Levantes tek Lugano deri në fund të sezonit në qershor me të drejtën e blerjes së kartonit.
“I vetmi shqetësim është se Armando nuk ka luajtur ndeshjet zyrtare këtë sezon,”-shtoi Renzetti. “Sidoqoftë kam folur personalisht me të dhe është shumë i motivuar. Mezi po pres të fillojë të luajë me ne. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ne.”
Lojtari ka qenë pjesë e ekipit zviceran edhe dy herë të tjera, nga viti 2012 deri në 2014 dhe përsëri në pranverën e vitit 2017.
o.j/dita
O gazeta “Dita”!
A ka mundesi mos i fryni kaq shume keta lojtare sepse ne po e shofim se cfare po bejne.
Njeri shkoj nga “Skenderbeu” ne Hungari dhe as nuk po shef fushe futbolli per te luajtur. Thetri iku nga Kukesi ne Belgjike dhe me shume jashte se brenda. Me tej akoma,tjetri,nga Luftetari ne Belgjike dhe me shume i demtuar se ne stervitje se ne loje jo e jo.
Me thoni nje qe ka minuta te plota dhe pastaj flasim e diskutojme per futboll!
Gazetar leshi me thuaj nje lojtare shqiptare qe po’ shkelqen mos i fryni kot pastaj kur rrifemi 4 me zero Ca’ di te thoni