Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zyrtari i USAID: Ndihma e Shqipërisë për reformën në drejtësi, përparësi e SHBA
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Zyrtari i USAID: Ndihma e Shqipërisë për reformën në drejtësi, përparësi e SHBA
Lajmi i funditPolitike

Zyrtari i USAID: Ndihma e Shqipërisë për reformën në drejtësi, përparësi e SHBA

Dita
Published June 5, 2016
Share
SHARE

Një zyrtar i lartë i USAID-it thotë se është një nga përparësitë kryesore amerikane që të ndihmojë Shqipërinë në reformën e drejtësisë. Ndihmës Administratori i USAID-it për Evropën dhe Euroazinë, Thomas Melia tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas një udhëtimi në Ballkan se korrupsioni mbetet problem madhor për vendet e rajonit.

“Ambasadori Don Lu në Tiranë ka punuar në mënyrë aktive me homologët tanë evropianë, dhe Bashkimin Evropian në veçanti, për të nxitur dhe mbështetur ecjen përpara të procesit politik në Shqipëri. Në Shqipëri tani ka politikë të vërtetë, me perspektiva të ndryshme dhe prioritete të ndryshme që shprehen hapur çdo ditë në Shqipëri. Procesi i finalizimit të reformës së rëndësishme të drejtësisë, po vazhdon. Kur unë isha atje Parlamenti filloi procesit e shqyrtimit të paketës kushtetuese, nen për nen. Ekspertët e qeverisë amerikane dhe ata të Bashkimit Evropianë kanë dhënë ekspertizën e tyre për këtë proces. Kështu që, pasi fola me përfaqësues nga të dyja partitë kryesore, jam i bindur që ka një angazhim për ta çuar këtë proces përpara dhe deri në fund gjatë sesionit aktual parlamentar”, tha Melia

Melia tha se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit, si një mënyrë për të eliminuar faktorët që ushqejnë radikalizmin.

“Është një problem real në disa komunitete të caktuara që disa influenca ndërkombëtare, i kanë shtyrë njerëzit në drejtim të gabuar, duke i radikalizuar dhe duke i shtyrë drejt një këndvështrimi më ekstrem të Islamit. E kemi parë këtë në disa vende, si Shqipëri dhe Kosovë në veçanti, dhe në pjesë të Bosnjës. Ne po punojmë me qeveri të rajonit dhe do të jetë një strategji rajonale sepse është problem rajonal. Një nga pasojat e të mangësive në zhvillimin ekonomik dhe social, është se krijon më shumë mundësi për radikalizim”, shtoi zyrtari i USAID.

Dita June 5, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?