5 fazat e pandemisë sipas Fauci! Ja në ciën fazë ndodhemi me valën e Covid

Amelda Amelda
WASHINGTON, DC - JANUARY 11: Dr. Anthony Fauci, White House Chief Medical Advisor and Director of the NIAID, testifies at a Senate Health, Education, Labor, and Pensions Committee hearing on Capitol Hill on January 11, 2022 in Washington, D.C. The committee will hear testimony about the federal response to COVID-19 and new, emerging variants. (Photo by Greg Nash-Pool/Getty Images)

Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci dhe këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden vlerëson se një pandemi kalon nëpër 5 faza dhe se bota ndodhet vetëm në fazën e parë të pandemisë së COVID.

Faza e parë e pandemisë, ose “pandemia e vërtetë”, sipas Fauci-t, është një periudhë në të cilën “e gjithë bota ndikohet shumë negativisht, sikurse për momentin,” tha ai në një konferencë të Forumit Ekonomik Botëror.

Faza e parë pasohet nga ngadalësimi dhe konkretisht ngadalësimi i numrit të rasteve pozitive. Në shumë vende ku mbizotëron mutacioni Omicron, shpërthimi i rasteve u pasua me depërshkallëzimin.

Faza tjetër është kontrolli ose ajo që disa e quajnë endemi. Kjo do të thotë që COVID-19 do të integrohet në gamën e gjerë të sëmundjeve infektive që përjetojmë zakonisht, si gripi apo ftohja e zakonshme.

“Kontrolli do të thotë se virusi është i pranishëm, por në një nivel që nuk shqetëson shoqërinë,” tha Fauci, i cili shpreson se kjo do të ndodhë. I pyetur nëse Covid-19 do të bëhej endemik në 2022, Fauci tha: “Nuk e dimë”.

Pas kontrollit vjen eliminimi. Sipas Fauci-t, eliminimi i një pandemie ndodh kur virusi është ende i pranishëm në botë, por është zhdukur nga rajone ose vende të caktuara. Njerëzit janë ende shumë larg arritjes së kësaj me COVID, thonë shkencëtarët.

Faza e fundit është çrrënjosja , por që është pothuajse e pamundur të arrihet.

Fauci vëren se lija ishte e vetmja sëmundje infektive njerëzore e çrrënjosur ndonjëherë, teksa për COVID u shpreh: “Kjo nuk do të ndodhë me këtë virus.”

a.m/dita

Share This Article