Dita e tretë e vaksinimit në Shqipëri: 78 mjekë, infermierë dhe epidemiologë marrin dozat e para të “Pfizer”

J L

Mjekët, infermierët dhe epidemiologët do të marrin 78 dozat e para të vaksinës “Pfizer” ditën e sotme.

Vaksinimi i cili ka nisur prej tre ditësh në ambientet e Air-Albania do të zgjasë derisa të vaksinohen bluzat e bardha e më pas kategoria e të moshuarve.

Mjekja, Mira Rakacolli është shprehur se deri më tani asnjë nga pacientët që ka marrë dozat e vakisinës “Pfizer” nuk ka shfaqur asnjë reaksion apo alergji.

Ditën e djeshme u vaksinuan 60 mjekë, infermierët dhe epidemiologë, ndërkohë që Kryeministri, teksa pa nga afër procesin e vaksinimit falënderoi ekipet për punën e tyre.

Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • ore zgjateni sa më shumë,jo nga 60 a 70 në ditë!!
    një a dy mjafotjnë për të shkruar “lajme” të jashtëzakonëshme nga fushata e vaksinimit!!

  • raportojne si te duan sa te duan kush del garant per numrat e pandemise

    korrespondenti sumlepires i ramutit me AP jepte ne washington post Supermasat pandemike ndermarre nga qeveria, bashke me vdekjet rreth 1500-2000 gjithsej

    Bota lexon per luftetarin gjigand shqiptar te pandemise, kur horri kryeministror ne vend ka refuzuar masat antipandemike ne vazhdimesi.

    me paftyresi genjejne boten a thua perendimi ska menyra per te marre te verteten pervec propagandes zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *