Dy gorilla rezultojnë me koronavirus, rasti i parë i infektimit të majmunëve me COVID-19

time

Të paktën dy gorilla në kopshtin zoologjik të San Diegos në Kaliforni u infektuan me koronavirus. Gorillat jetojnë si familje, kështu që të gjithë anëtarët janë të ekspozuar ndaj pandemisë, thonë zyrtarët e kopshtit zoologjik, shkruan RTK.

Dyshohet se kafshët janë infektuar nga një anëtar asimptomatik i stafit, ndërsa ky është rasti i parë i njohur i infektimit me Covid-19 të majmunëve.

Një test paraprak brenda grupit tregoi praninë e virusit dhe Laboratori Kombëtar i Shërbimeve Veterinare, konfirmoi të hënën rezultatet pozitive. Mbetet ende për t’u parë nëse gorillat do të kenë ndonjë komplikim serioz nga koronavirusi, por ato po monitorohen nga afër.

Rasti i parë i njohur i infektimit të një kafshe ishte një tigër malajas në kopshtin zoologjik Bronx, i cili doli pozitiv për koronavirus pasi tregoi vështirësi në frymëmarrje.

Veterinerët sqarojnë se rreziku i infektimit midis kafshëve të kopshtit zoologjik dhe vizitorëve, ndërkohë, është i ulët për shkak të mungesës së afërsisë.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *