Mesazhi i gjyqtares pasi la në burg sanitaren e Covid-2

Ornela

Gjatë shpalljes së vendimit gjyqtarja e çështjes, Rexhina Memlika, sugjeroi ndryshimin e kualifikimit të akuzës në ‘mashtrim me pasoja të rënda’. Memlika tha se publiku është i tronditur dhe është nevoja për hetim të thelluar.

Gjykata vendosi vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj Alldervishit dhe caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Gjykata ngarkon prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në bashkëpunimin me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Duke marrë parasysh çështjen, e cila për gjykatën paraqet një shkallë rreziku shumë të lartë, në rastin konkret pavarësisht rezervave që konstaton gjykata në momentin e kualifikimit të veprës çmon se në rastin konkret krimi është vazhdues.

Shkalla e rrezikut është shumë më e lartë se ajo që paraqitet në rastin konkret, pasi pasojat janë shumë të larta. Referohen detyrime që përmbushen nga palët në kushtet e funksionimit të një shërbimi shëndetësor falas dhe që imponohen palëvë që të hyrjnë edhe me detyrime ndaj të tretëve për të përballuar kostot e këtyre shërbimeve që në i takojnë shtetit.

Dyshimi që mund të ketë momente të tjera për bashkëpunim por këto i takojnë hetimit. Aq më shumë që prezumohet se është dhënë gjithë ky shërbim. Në referim të vlerave gjykata ccmon dhe i sugjeron akuzës se kjo vepër duhet të ndryshojë në akuzën e “mashtrimit që ka sjellë pasoja të rënda”.

Kjo ka sjellë pasoja të mëdha edhe te të gjithë shtetasit që përjtojnë një lloj terrori. Është diçka absolutisht e rëndë dhe gjykata sigurisht që nuk e vë në dyshim fare masën e sigurimit”, tha gjyqtarja Rexhina Memlika.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • E pergezoj kete gjyqtare te drejte dhe te ndershme.
    Te denohet Personi,,Fenomenin le ta denojne OJQ-ite..
    Hajde kodoshet teoriciene!Teorite e mdhoja grisin brekte e veta.

  • Qe te Mos kemi me raste te tilla duhet qe ne te gjitha istitucionet publike, shkolla, spital e, pollici, bashki, cerdhe, kopeshte, ministri etj dmth ku Kate bej me hyrje dalje te populli te kete telekamara 24 su 24ore,bile dhe ne wc te kete tek hyrja e jo kur ulesh tek wc. Pse Bankat e bisneset Kane telekamera e istitucionet jo, pasi te parat ruajne mallin e Tyre kurse istitucionet e vjedh in mallin e Tyre dhe tonin bashke. Pasi ne kete Rast Jane te perlyer te gjithe, pavaresisht se thone se nuk kane marr lek, ujku qimen e nderon por zokonin jo. Po te kish telekamera do te dilinin te gjithe zbuluar, bile keshtu kontrrollon dhe punen e personelit mjeksor.Boto keshtu e ka, beso e kontrrollon sic thoshte xhaxhi Stalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *