Dy qëndrime të kundërta të Nuri Plakut për historinë

Ornela

Fitim Çaushi

Është për t’u përshëndetur parashtrimi i krimeve të Isa Toskës, në zonën e Mallakastrës, nga drejtori i Muzeut të Fierit, Nuri Plaku në gazetën Dita, ndonëse është një e vërtetë e njohur nga i gjithë populli, sepse sasia e krimeve të tij; 298 të vrarë, e ka prekur tërë popullsinë e zonës, për shkak të lidhjeve farefisnore me ta. Por është  i pakuptueshme mungesa e objektivitetit të drejtorit të Muzeut, Nuri Plaku, falsifikimi që i bën të vërtetës historike në lidhje me çetat e tjera të Ballit Kombëtar në këtë krahinë.

Duke shkruar për aksionin e parë të partizanëve dhe popullit të Mallakastrës në Qafën e Sykuqit më 5 shkurt 1943, në librin e tij thekosn: “Viti 1943 i gjeti forcat politike të Mallakastrës në përpjekje të përbashkëta për organizimin e kryengritjes së armatosur popullore”.(Nuri Plaku, Robert Hamitaj, “Rrapo Hekali  dhe pasardhësit e një fisi martirësh”,f. 382)

Pikërisht në ditën e betejës, më 5 shkurt 1943, Nuri Plaku shkruan: “Në shtëpinë e Qazim Selfo Hekalit  erdhi prof. Abas Ermenji dhe aty u thirrën në takim gjithë fshati Hekal.” (f. 385) Sikundër shihet, ditën e betejës, ballistët kanë qenë në mbledhje në shtëpinë e Qazim Selfos, dhe jo në llogoret e partizanëve!

Nuri Plaku padrejtësisht spekullon me pasazhe nga Historiku i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtre të rajonit Fier-Mallakastër edhe për ngjarjen në Luar, më 13 mars 1943: “Atë ditë ndërsa çeta kishte bërë punë politike me popullin, forca të shumta ushtarake italiane, ia behin në Luar. Forcat patizane u tërhoqën në Siqecë dhe Ruzhdie. Në të njëjtën kohë nga drejtimi i Cakranit erdhi një çetë balliste me në krye Kadri Cakranin. Çetat e larpërmendura partizane, si dhe luftëtarë të çetave partizane vullnetare të fshatrave, krijuan një komandë të përbashkët me në krye Zylyftar Veleshnjën”. (vep. e cit.  f. 390)

Drejtori Nuri Plaku,  qëllimisht e shmang vazhdimin e pasazhit: “Përkrah tyre kishte zënë vend edhe çeta balliste”, çka na bind se nuk kemi kurrfarë komande të përbashkët, kemi komandë vetëm për forcat prtizane. Në vazhdim të këtij pasazhi të mohuar, Hisoriku i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtre të rajonit Fier-Mallakastër sqaron: “Të nesërmen atileria italiane filloi qitjen, duke rrahur me zjarr të dendur majat e kodrave ku ishin pozicionet e partizanëve. Ballistëve u hyri paniku, lanë pozicionet dhe ikën. Qëndroi vetëm Jashar Cakrani. Disa fshatarë, anëtarë të çetës së Ballit, qëndruan bashkë me të, gjithsejt 10-15 veta”. ( f.86)

A i lejohet kjo shmangje drejtorit të Muzeut Historik të Fierit?! Ne po i sjellim drejtorit Nuri Plaku, një dokument brilant të para 77 vjetëve, që e pasqyron saktë këtë ngjarje: Banga di Npoli Fier, i dërgon Drejtorisë në Tiranë informacionin: “Më 13 mars 1943, forcat komuniste kanë patur një përballje me batalionin tonë, i cili ka pasur humbje Nga të vrarët ishte edhe një …. Jashar Cakrani, kurse nga kapot e tyre, ishin disa nga simpatizantët tanë si Eqrem Pshkëpia, Kadri Cakrani dhe Tefik Cfiri”. (AQRSH, F. 182, d. 46, f. 7)

Sikundër shihet, përkrahë çetave patizane më 13 mars 1943, kanë zenë vend edhe çeta ballistësh të evidentuar prej fashistëve, si simpatizantë të tyre. Kjo na bind se ballistët, si kollonë e pestë, e braktisën betejën për të futur panikun tek partizanët, që ata ta braktisnin përfundimisht luftën antifashiste. Taktika të tilla diversioniste, e kishin burimin disa ditë më parë, në marrëveshjen e 17 shkurtit 1943:

Regjenti i kuesturës, Lufti Shehu, më 5 mars 1943, i dërgon Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, relacionin: “Më 17 shkurt me inisiativën e n/prefektit të Ballshit, Hidajet Lekdushi, paria e vendit kanë shkue si spontansht  në Fier, dhe i kanë kërkue komandantit të kompanisë KK.MM me intervenue pranë komandantit të residios Enriko Kulio, që të pezullohej çdo operacion në Mallakastër, duke e sigurue se popullsia nuk do t’u japin përkrahje dhe ndihmë rebelëve dhe me marë armë kundër tyre, nëse do të mësyhen.

Me furnizue autoritetet ushtarake me çdo lajm të nevojshëm, përsa i përket shfaqes së çetave të armatosura në zonë dhe me bashkëpunue legalisht me autoritet e nënshtrimit. Përsa më sipër u morën deklaratat e bëra nga përfaqësuesit e Mallakastrës dhe njëkohësisht u njoftuan autoritet eprore.” (AQRSH, F.153, d. 212, f. 7)

Dokumenti i Arkivit të Shtetit, përmban firmat e këtyre deviatorëve të Luftës Antifashiste: “Ne përfaqësuesit e popullit, Bektash Cakrani, Eqerem Peshkëpia dhe Qazim Selfo, të mbledhur në gazermat e KK.MM para komandantit të sektorit kolonel Kulio Enriko, pohojmë në mënyrë solemne, duke dhënë fjalën e nderit, për të mbajtur barën e poshtëshënuar: “Të mos u japim përkrahje dhe ndihmë në asnjë rast veprimeve të rebelëve…Të shpartallojmë rebelët, kur janë në grupe të vogla, pa pasur nevojë për ndihmë prej ushtrisë. Të arrestohen e të kallzohen shpejt rebelët që eventualisht do të veçohen e do të vijnë në cilindo fshat e shtëpi të Mallakastrës”. (AQSH. Fondi 254, dosja 170, fl. 1)

Që nga ky moment, pra që nga shkurti i vitit 1943, Qazim Selfo dhe komandantët e tjerë të Ballit, do të ishin pjesë përbërëse e Bektash Cakranit dhe fashizmit italian. Me betimin “solemn” për të shpartalluar partizanët shqiptarë, ata do të bëheshin pjesë fizike dhe shpirtërore e fashizmit kundër Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, që luftonte për çlirimin e vendit. Si mundet që ballistë të betuar kundër Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar më 17 shkurt 1943, të ishin në një llogore me partizanët më 13 mars 1943?! Ishte ky bashkëpunim me fashistët, në shkurt 1943, që e përjashtoi Qazim Selfon nga Fronti Nacionalçlirimtar dhe jo idealet komuniste! Që të jesh kundër idealeve komuniste, s’ka pse të shkosh në grazhdin e fashizmit, që ka okupuar vendin! Nuk mund të përligjet në këtë rast, thënia e popullit: “Për inat të sime vjerre, fjeta mbrëmë me millonanë”!

Me pretendimin e Nuri Plakut, se në betejat e partizanëve kundër fashistëve italianë, kanë marë pjesë edhe ballistët të komanduar nga Skënder Muço, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, drejtori e deformormon të vërtetën historike të këtyre betejave. Në kohën kur lufta kishte marrë fund, erdhën me qylafë të bardhë dymbëdhjetë ballistë që komandoheshin nga Skënder Muço, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj dhe Karafil Zhepova. Këta kishin ardhur një ditë më parë në shtëpinë e Hajdar Halimit, për të krijuar organizatën e Ballit Kombëtar në krahinë. Ata u përpoqën të bindnin fshatarët e Hekalit dhe Kalenjës, që të mos shkonin në aksionin e Qafës së Sykuqit, sepse do të vriteshin dhe fshatrat do të digjeshin. Populli e hodhi poshtë këtë propagandë disfatiste dhe u rreshtua në llogoret e partizanëve.

Me mashtrim ballistët morën dy mitroloza nga trofeja e luftës. Pasi dolën nga shtëpia e Qazim agait, ku ishin strehuar,  çeta vullnetare e Hekalit, i arriti te Bari i Bardhë dhe i rrethoi. Kur e panë se nuk kishin rrugëdalje, ballistët nuk kundërshtuan dhe i dorzuan mitrolozat. (Historia e Luftës Antifashiste  Nacionalçlirimtare Fier-mallakastër, f. 74-75)

Këtë ngjarje e kujton edhe veterani Hajdar Sulaj: “Në kohën kur luftimi kishte marrë fund dhe italianët po çarmatoseshin, u dukën të vijnë nga Hekali, ku kishin kaluar natën, grupi i ballistëve të Vlorës. Kur filloi përpjekja në Qafën e Sykuqit, ata luanin kumar  në shtëpinë e Qazim Agait. Në fillim nuk u tundën nga vendi, por lufta po vazhdonte me orë dhe ata nuk mund të qëndronin vetëm me aganë, kur të gjithë burrat e fshatit kishin shkuar në luftë. Nga turpi u nisën për në Qafën e Sykuqit, por arritën pasi kishte marrë fund lufta”.(Hajdar Sylaj, Mallakastra në vitet  e Luftës  Nacionalçlirmtare, f.53)

Trembëdhjet ditë më vonë, më 26 mars 1943, krerët e Ballit, kishin vendosur të bënin mbledhje në Romës. Kishin ftuar Qazim Selfon e Hajdar Halimin nga Hekali, Idriz Danon nga Drizari etj. Hasan Alimerko me shokë të tjerë të Komitetit Qarkor të Vlorës, njoftuan komunisët dhe kryetarët e këshillave Nacionalçlirimtare të fshatrave si dhe dy çetat partizane. Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Bilbil Klosi e gjetën popullin e grumbulluar. Bektash Cakrani dhe Kadri Cakrani paraqitën platformën e Ballit. Mehmet Shehu, në emër të Qarkorit të Vlorës, demaskoi synimet përçarëse të Ballit, duke theksuar se Fronti Nacionalçlirimtar ishte luftë e të gjithë popullit. Ai e dënoi politikën e bashkëpunimit të Ballit me pushtuesit. Në këtë mbledhje Bektash Cakrani përjashtohet nga detyra e Kryetarit të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar për Mallakastrën dhe në vend të tij u zgjodh Nuredin Aliu.

Për ironi të fatit, Nuri Plaku falsifikon të vërtetën hstorike dhe bie në pozita qesharake: “Pas kësaj mbledhje, nga radhët komuniste u largua Bektash Cakrani. Largimi i Bektash Cakranit ishte një humbje e madhe për ta”.( Nuri Plaku, Robert Hamitaj, vep. e cit. f. 384-385)

Çfarë “humbje”! Ndonse Bektash Cakrani u “largua” Lufta Nacionalçlirimtare fitoi, pa e përfillur fare “largimin” dhe kundërvenien e një mercenari si Bektash Cakrani! I vendosur në falsifikimin e të vërtetës historike të asaj periudhe, Nuri Plaku shkruan: “Më 16-24 korrik 1943, italianët ndërmorën operacionin e fundit në Mallakastër…Në këtë operacion çetat e Mallakastrës bënë organizimin e rezistencës e të luftës së përbashkët…Çetës “Rrapo Hekali”dhe çeta e Klosit me komandant Bako Xhemal Isufaj, ju caktua të  pozicionohej në Selishtë, pranë gjemisë së Vjosës, të cilën e mbrojti duke luftuar me heroizëm…Çeta e Rauf Fratarit dhe çeta e Islam Maliq Çorrushit, i bën pritë ushtrisë italiane që vinte nga Berati e Gllava për të mbrojtur fshatrat Fratar, Bejar, Çorrush, Kutë e Drizar. Çetat e Kadri Cakranit, Besim Belishovës dhe Muharrem Dule Ruzhdijes kishin frontin që shtrihej nga Lisi i Banit në Kreshpan, Lalar e deri në Ruzhdije. Kurse Çeta Plakë e Mehmet Shehut, Tefik Cfirit dhe Ali Zenel Aranitasit, ishin pozicionuar në vijën e frontit Cfir, Aranitas, Gjerbës, Greshicë. Kjo luftë qe nga më heroiket që bënë çetat e përbashkëta të Mallakastrës »( Nuri Plaku, Robert Hamitiaj, vep. e cit. f.404)

Përse është e nevojshme të falsifikohet kaq trashë, historia? Gjenerali fashist, Salvadore Agostino, disa ditë pas operacionit fashist mbi Mallakastrën, më 4 gusht 1943, i dërgon Romës: “Kapiteni Pepe ka patur gjithmon miq të mirë në Cakran, veçanërisht vëllezërit Hajdar dhe Kadri Cakranin, të quajtur bandit, vrasës dhe… Së fundmi kapiten Pepe kishte kontakte të reja me Hajdar Cakranin, me të cilin do të udhëtonte me makinë për në Durrës. Koloneli Kulio,  i ri në këtë zonë, e dëgjonte me besim të madh kapitenin Pepe… sepse ai ndërtoi në Fier një ambient miqësor dhe përmees miqve të tij, siguronte stabilitet të situatës, nga banditët komunist”.(AQRSH, F. 160, d. 50,f.76-77)

Përderisa Kadri Cakrani ishte me mikun e vet, kapitenin fashist Pepe, dhe i kishte siguruar forcat fashiste nga goditjet e forcave partizane, nuk mund të ndodhej në të njëjtën kohë në llogoren partizane kundër Pepes! Ky dokument i atyre ditëve të luftës, flet më shumë se sa falsifikimet e sotme! Si mund të luftonin në një llogore kundër okuparorit italian, në korrik 1943, partizanët dhe ballistët, kur vetë krerët e Ballit Kombltar 77 vjet përpara, kanë pranuar: ”Në vitin e kaluar, komanda e naltë italiane në Shqipëri, e frikësuar nga zmadhimi i lëvizjeve kryengritëse të nacionalizmit shqiptar, kishte vendosur me ba një operacion në stil të madh, kishte me djeg gjithë Mallakastrën. Ali Këlcyra, me një shok, shkuan si privat në pjekjet intime me Dalmacon. Dalmaco e rrëfeu mendimin e ushtrisë për me i dhanë fund me çdo mjet kryengritjes shqiptare në Jug. Mallakastra nuk ishte përgatit me i ba ballë ushtrisë italiane dhe Ali Këlcyra, duhej të bënte çmos me ia ndryshue mendjen gjeneralit dhe me e shpëtue Mallakastrën. Prandaj ai e siguroi nga vetja e tij, si person, komandantin Italian, se për dy muaj çetat nacionaliste nuk do të shtyheshin në kryengritje të përgjithshme në Jug, me kusht që ushtria italiane nuk do të bënte operacione në asnjë krahinë. Megjithë këtë përpjekje, këto propozime nuk u pranuan, marrëveshja nuk u ba dhe Mallakastra u dogj”. (Gazeta .”Flamuri” 7 maj 1944)

Sipas Gazetës “Flamuri”, ballistët, që kishin miqësi me fashistët italianë, shkuan tek gjenerali fashist për bisedime, nëse mund të “shpëtonin” Mallakastrën nga djegja e fashistëve italianë! Nëse do të ishte e vërteta siç pretendojnë ballistët tek gazeta “Flamuri”, detyrimi i tyre “patriotik”, pas kundërshtimit të propozimit nga Dalmaco, në mars 1943, do të ishte mbrojtja e Mallakastrës me amë kundër operacionit të trupave italiane. Përse nuk shkuan ballistët për ta mbrojtur Mallakastrën nga masakrimi fashist, por dërguan çetën e Tefik Cfirit (dhe çeta të tjera), të bashkëpunonin me fashistët kundër krahinës?

Trakti i Komitetit Qarkor të Ballit Kombëtar për Vlorën dhe Mallakastrën, pranon: “Lufta që bën Partia Komuniste është kundër popullit shqiptar dhe jo kundër armikut. Këto lloj luftrash të paligjshme i kemi trumbetuar në popull, se lufta nuk bëhet me shti pesë pushkë e krisë, tue fut turmën në panik e tue masakrue popullin, për ketë shkak i vuri pushkën komunistëve në Mallakastër, komandanti i Ballit Tefik Cfiri“.(Trakt i Ballit Kombëtar, botuar në Gazetën “Bashkimi”, 4 tetor 1943)

Ky dokument i artë i Ballit Kombëtar, vërteton se gjatë operacionit fashist kundër Mallakastrës në vitin 1943, ballistët i kanë vënë pushkën partizanëve dhe jo italianëve. Shtypi fashist dokumentonte: “Mbramë shkëlqesa, kryeministri, shtroi në hotel “Dajti” një pritje për nderin e shkëlqesës, Gjeneralit Dalmaco, komandant epror i FF.AA në Shqipëri. Në këtë pritje merrnin pjesë Shkëlqesa Ernest Koliqi, kryetar i këshillit të epërm fashist, Shkëlqesa Iliaz Agushi nënkryetar i Këshillit të Ministrave, gjenerali…Nuredin Bej Vlora, Ali Këlcyra, Kol Tromara…Mbledhja, e cila zgjati deri në orën 23.30, u zhvillua midis përzëmersisë më të madhe dhe ma vIlaznore”.(Gazeta ”Tomori”, 6 mars 1943)

Pikërisht në këtë mbledhje “vëllazërore” në Hotel “Dajti”, janë dhënë urdhërat që çetat balliste t’i kthejnë armët partizanëve. Së bashku me Tefik Cfirin në luftë kundër Mallakastrës ka qenë dhe Qazim Selfo nga Hekali. Fondi i Komandës Ushtarake në AQRSH, i viti 1943, disponon emrat e komandantëve të çetave balliste që vepronin në Mallakastër: Hysni Lepenica, Hajdar Cakrani, Qazim Selfo, Zenel Aranitasi, Besim Belishova.(AQRSH, F.160, d. 50, f. 7 )

Nëse drejtori Nuri Plaku, do të ishte treguar më i kujdesshëm, do të gjente në Arkivin Qendror të RSH, dokumentet që dëshmojnë, se pikërisht në këtë periudhë, Rauf Fratari bashkëpunonte me admnistratën fashiste (AQRSH, F. 160, d. 52, f. 17) dhe (AQRSH, F. 160, d., 50, f. 79), ndërsa Bektash Cakrani dhe Tefik Cfiri, më 3 korrik 1943, bashkëpunonin me Ali Këlcyrën dhe Nuredin Vlorën.(AQRSH, F. 160, d. 52, f. 21)

Ndërkohë Bektash Cakrani tregohej aktiv në organizimin e Ballit Kombëtar në Jug. Kryekomandanti i forcave fashiste, gjenerali Renzo Dalmaco, më datën 6 qershor 1943, sinjalizonte komandën e Divizonit Parma: “Ali Këlcyra, Nuredin Vlora dhe Bektash Cakrani, pas bashkimit të frontit nacional në katundin “Tre vëllëzërit”, do të organizonin një diskutim në Gjirokastër, për të theksuar nevojën e bashkimit të shqiptarëve kundër armiqve të përbashkët. Kjo gjë nuk u arrit, sepse komunistët i fajësuan krerët, se ishin shitur tek Italia.” (AQRSH,  F. 161, D. 87, f. 157)

Sikundër shihet, për Bektash Cakranin, interesohet vetë gjenerali fashist, Renzo Dalmaco, që Bektash Cakrani dhe çetat e Ballit të luftonin kundër “armiqve të përbashkët”, pra kundër partizanëve! Si mund të luftonin në një llogore me partizanët, krerët e Ballit Kombëtar, që ishin akuzuar si të shitur tek Italia, pikërisht prej forcave patizane?!

Afërsisht një muaj më vonë, Komanda italiane, CC.RR del IV Corpo d’Armato, më 3 korrik 1943 njoftonte: “Ali Bej Këlcyra me Nurdin Vlorën, Bektash Cakranin e Xhemal Vrionin, kanë formuar partinë “Liria e Shqipërisë”. Me këta është bashkuar edhe banda nacionaliste e Tefik Cfirit, e cila më 27 qershor, ishte në trevën e Semanit, duke e terrorizuar popullsinë, për t’u bashkuar me ta.”(AQRSH F.152, d. 146, f.92)

I sollëm të gjitha këto dokumente nga muaji korrik, për të provuar se  çeta e Qazim Selfos, si pjesë e Bektash Cakranit, dhe çetat e tjera balliste, në qershor dhe Korrik 1943, kanë qenë me Tefik Cfirin, i cili terrorizonte popullsinë e Semanit, dhe jo në betejë me partizanët kundër fashistëve. Dokumenti i mëposhtëm, i vendos autorët e librit, në një pozitë jo komode.

Më 12 korrik 1943, Ministri i Brendshëm, njofton Kryesinë e Këshillit Ministrave: “Para tre ditësh çeta nacionaliste e Tefik Cfirit, ka drejtue letra në shumë tregtarë, tue u kërkue ndihma në shuma të mëdhaja dhe në rast mos dorzimi nër axhentat e tyne, kërcënim jete. Sor ora 12 prej njerëzve të panjohur u vra Uan Xega dhe plagosun Lliko Xega, që të dy nga Fieri. Dyshohet që vepra të jetë bërë  prej çetës së Tefik Cfirit, mbasi dhe këtyre u qenë drejtuar letra të tilla. Të tilla ngjarje do të vazhdojnë mbasi shumë të tjerë kanë marrë këso letrash.”(AQRSH, F. 152, d. 198, f. 7)

Nuk mund të jetë në të njëjtën kohë në dy barikada të kundërta, çeta e Tefik Cfirit; edhe me partizanët në betejë kundër fashistëve për mbrojtjen e Mallakastrës, edhe në barikadën që terrorizonte, çvaste dhe vriste popullin! Për t’i bindur autorët, se dokumenti i mësipërm nuk është një rastësi, apo ngatërresë, po sjellim dokumentin e 14 marsit 1944, në të cilin shihet një qëndrim konstant i komandantit të përgjithshëm të Ballit Kombëtar, Tefik Cfiri, në grabitjen me dhunë të popullit. Ai i dërgon Komitetit Krahinor: “Kjo komandë kohët e fundit ndodhet në gjendje të ngushtë për mbajtjen në këmbë të ushtrisë që vepron në fronte të ndryshme për revolucionin tonë kombëtar dhe sheh nevojën e domosdoshme që pjesa kapitaliste dhe tregëtarët e këtij qyteti, të ngarkohen me një kontribut të ri për vitin 1944, i cili të jetë i mjaftueshëm për nevojat tona e për gjendjen financiare të atyre që do të kontibuojnë..Tue pas parasysh gjendjen kritike që ndodhet sot atdheu, duhet t’i jepet të kuptojë çdo bashkatdhetari, se pasunia pa atdhe, nuk vlen…Në qoftë se ndonjë mbron më shumë kapitalin nga atdheu, ai ësht tradhëtar, e të dënohet si i tillë.” (QRSH, F. 152, d.198. f. 50)

Për t’u bindur se, në rrugën fashiste, Tefik Cfiri nuk ishte vetëm,  po sjellim dokumentin e një dite më pas, 15 mars 1944: “Bektash Cakrani, Hysen Hekali, Tefik Cfiri… marin në shqyrtim shkresën e Ballit Kombëtar me të cilën shfaqet nevoja e kontributit të Fierit për Ballin Kombëtar. Ky komitet Vendosi: Populli i Fierit, pagesat nga 1000 fr. e lart, të paguhen me një herë. Personat nga 1000 franga e poshtë do t’i derdhin në arkën e Ballshit”.( AQRSH, F. 153, d. 197, f. 3) Sikundër shihet, pagesat që ballistët i mirnin forcërisht nga populli, i mbanin për vete, nuk i ndanin me partizanët, me të cilët na “paskëshin qenë  në një llogore”! Nga padija, autorët futin një një barakadë; partizanët, me Kadri Cakranin, Tefik Cfirin dhe Eqerem Peshkëpinë, ndërkohë që ata janë miqtë dhe shokët e Isa Toskës.(AQRSH, F.182, d. 46, f. 7- 7/1)  Pavarësisht nga pretendimet e drejtorit Nuri Plaku, operacionin ushtarak në Mallakastër e ka komentuar edhe komanda fashiste më 31 gusht 1943.( AQRSH, F. 182, d. 46, f. 23)

Populli kurrë s’ka gabuar, segmente të veçanta të tij edhe janë gënjyer nga parësia, por e kanë kuptuar rrugën e tyre të gabuar. Në Mallakastër, në momentet më kryesore të historisë së Shqipërisë, kanë ekzistuar të dy barikadat e kundërta; edhe në periudhën e Pavarësisë, edhe në Luftën e Vlorës, edhe në Lufën e Dytë Botërore. Në këto periudha të rëndësishme historike, shumica e popullit të Mallakastrës, përkundër mercenarëve, kanë mbajtur qëndrim konstant, gjithmonë janë rreshtuar në anën e interesave të atdheut dhe kurrë nuk kanë krijuar lidhje me pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tij.

 

 

Share This Article
9 Comments
  • C’keni qe i Bini ne qafe Nuri Plakut? Keshtu I kane thene, keshtu e beri, sot jane ne fuqi socialistet e do beje sic thone ata, po te ishin ballistet do bente te kunderten. Me historiane te tille pa karakter, te gjitha jane te mundura

  • C’fare HISTORIE do shkruani ju kur çetat partizane te Mallakastres drejtoheshin nga POLIAGJENTI djhe TRATHTARI MEHMET SHEHU!!!!!

    MBILLNJE GOJEN SE E KENI FLLIQUR VEHTEN ME GENJESHTRA, qe ne nje variant o ne tjeter ju dalin GENJESHTRAT. Dhe keni fetyre te kritikoni te tjert per falsifikime.
    JU KA DALUR BOJA.

  • E verteta historike me njerez qe e kan jetuar e pjesemarres aktive ne LNCL dhe dokumenta te qarta arkivore nuk mund te shtremberohet. Te gjitha ato dokumenta arkivore qe parashtron Fitim Caushi edhe dashakeqesit si Nuri Plaku nuk eshte ne gjendje t’i kundershtoj. Ne Mallakaster gjate luftes, per veprimet partizane dhe Balliste kemi jetuar vetem ato qe thote Fitim Caushi, ndersa ato qe thote Nuri Plaku jane te sajuara dhe i duhen Ballit sot per mashtrimet e veprimet qe ka bere ne kohe lufte. Balli ne menyre te organizuar nuk ka hedhur asnje pushke kunder Italianeve pasi me gjermanet dolen hapur te lidhur ngusht. Ballisti me pushke ne krahe kalonte ne mes te Fierit diten e naten kur ishin Italianet dhe ne kohen e gjermaneve per 24 ore 4 balliste ruanin urat e Fierit. Si mund te rshtoheshin ne lufte cetat Balliste kunder Italianeve kur kreret e tyre ne qender ishin ne qeveri dhe ata lokale benin marrveshje si Bektash Cakkrani, Kadri Cakrani, Ali Kelcyra?. Si nuk u shkoi fjala ketyre te Italianet per mos djegejen e Mallakastres ne qershor 1943 qe nis nga Krapsi ? Kreret e Ballit sic eshte jetuar e dokumentuar ishin ne nje mendje per djegejen e Mallakastres per zhdukjen e LNCL, pasi shtepit e djegura ishin te partizaneve e jo te Ballisteve. Sidomos fillimi i vitit 1943 ka zhvillime intensive te dallimeve politike te dy kraheve, qartesimi i grupimeve, forcimi i Levizjes NACL. Psh vetem ne Kraps me 10 e 16 mars 1943 u krijuan dy ceta Partizane, nje territoriale dhe tjetra e fshatit, kam pare Lapidaret. Ne kete kohe Bektash Cakrani ish kryetar i keshillit Nacional clirimtar u perjashtua dhe u zevendesua me Nuredin Aliun. Para kesaj tek ulliri midis lagjes Sulaj dhe qytezes se Cakranit eshte bere takimi i fundit midis Mehmet Shehut dhe Bektash Cakranit. Mehmeti i thote Bektashit se ti Bektash po e dredh, ti po shkon nga Balli por nuk mund te qendrosh ne dy anet, prandaj arken e ndihmave per luften qe ka dhene populli dorezoja Frontit NACL. Bektashi tha se kjo eshte puna ime dhe arken e ndihmave nuk e dorezoj. Mehmeti i beri disa here thirrje per dorezimin e akes se ndihmave dhe me ne fund i tha mendohu mire se pastaj do t’i vjellesh gjake. Prandaj te gjitha faktet arkivore dhe argumentuese te Fitim Caushit jane te verteta historike te pa diskutueshme ndersa Nuri Plaku eshte mashtrues, shtremberues i te vertetave historike. A e di Nuri Plaku se ne ate kohe nje komandant Balli thoshte se ne fsatin …. edhe nje breshke po ta gjej do ta there, pasi ai ishte armik me Partizanet. Po per krimet e Isa Toskes ne djegejen e Mallakatres, qe ne fshatin Hametbejas ne korik 1943 ka therrur me sharre nje djale 20 vjecar?. Po 20 djem nga Cakrani me urdher te Kadri Cakranit u rrembyen dhe u cuane ne kampet e perqendimit te gjermaneve dhe asnje nuk u kthye? Prandaj Nuriut i duhet thene se historia eshte bere, nuk ribehet, Populli e di me mire, se luftoi me Partizanet kunder pushtueseve dhe bashkepunetoreve te nazifashizmit, prandaj si te thuash i eshte bere gene i trashegueshem brez pas brezi kjo histori e tmerrshme e luftes shkaterrimtare boterore dhe per kete bashkepunetoret e pushtueseve nuk nxjerrin dot nje deputet.

  • DOKUMETAT ARKIVORE JANE SHKRUAR DHE FALSIFIKUAR NGA PARTIA E GENJESHTRAVE TE ENVER HOXHES, i cili ka falsifikuar dhe ritushuar shume fotografi qe tregojne te VERTETAT HISTORIKE.
    ME GENJESHTRA NUK SHKRUHET HISTORIA. U KA DALUR BOJA. Shumica dermuese e PARTIZANVE dhe drejtuesve te brigadave partizane si dhe PJESA MA E MADHE E DREJTUESVE TE PARTISE NA DOLEN TRATHTAR dhe POLIAGJENT. TURP TE KINI.

  • Ballisti Skender Muco, me ato qe degjonim asaj kohe, ka luftuar kundra italianve dhe eshte vrare (?) prej tyre, apo gjermanve, sic shkruhet tani tek vikipedia. Betejat e Ballit me italianet jane te ralla, ndersa me gjermanet nuk luftuan -kaq gje e mesonte cdo kush ne shkolle! Mirpo edhe betejat e partizanve (por dhe zogisteve te Abaz Kupit) me italianet i perkasin me se shumti periudhes marss-gusht 1943, sidomos ne korrik e gusht. Ndersa me pare vetem Myslym Peza regjistron lufte me italianet.

  • eshte jo vetem POshtersi,kur degjojme se paskemi pasur “Balliste-Luftetare” qe paskan “Mbrojtur Mallakastren ne OPeracjonin e Fashisteve KOrrik 1943…
    Mallakastra e Dogje Krejt,dhe me shume e pespj ajo qe quhet Mallakastra e Bute,ose e POshteme..na Qafa e Kashit dhe POshte drejte Fierit..
    Banditet e Isa Toskes,bene Masakren me te Madhe si Fillim ne Fshatin Lapulec,per te bere Shembull te Tjeret qe te mos bashkepunonin me KOmunistet…THeksoj se Burrat e Lapulecit i kishin Rene te paret Isa Toskes, ne Fshatin e tije Luar..dhe ai Shpetoj per nje “Fije”…
    u Vrane 39-te Djeme dhe Burra ne Lapulec,nga 42..qe vune para Mitralozeve..u dogjen Krejte Shtepite…dhe u Vodhe Gjeja e GJalle..po ne te njeten dite,Fashiste dhe Banda e Isa Toskes u hodhen ne Fshatin fqinje me Lapulecin Lavdan dhe vrane 8-te Burra…dhe Masakra Vazhdoj…me larte..Permende se Forcat Partizane nuk kishin MUndesi te Mbronin Ghjithe Mallakastren nga Masakra Fashiste…pra Hyrja per ne Mallakaster nga gryka e Visokes-Lapulecit-Ballshit ishte e LIre, sepse BUrrat e Lapulecit u VRane…
    Shikojeni nje Lapidar te madhe,kur del nga Qyteti i Balleshit,ne aksin e RRuges Nacjonale,te kthesa per ne Lapulec..ka nje Lapidare Pushtuar Viktimave te Fashizmit….POr te thuash se Tefik Cfiri, apo Kadri Cakrani, na paskeshin qene Pjese e Formacjoneve MBrojtese te Mallakastres..Do te Ngrihen nga Varri Te Vraret dhe do te marrin Armet..dhe Djegin z.Drejtor te Museut…qe Manipulon..per LLogari te ish Ballisteve dhe bashkepunetoreve te Fashiszmit…lol

  • Litari litari litari litari litari

    per sllavo-komunistet shqipetar.

    edhe njehere

    litari litari litari litari litari litari

  • Kriminelet komuniste dhe fashiste ne bashkepunim Mehmet Shehu dhe Isa Toska dogjen Mallakastren dhe vrane e masakruan fshatarsine patriote te asaj zone.
    Isa Toska ,Toger Baba,Memet Shehu nuk ndryshojne shume nga njerin tjetri.Krimi nuk ka ngjyre.
    Meqenese eshte kriminel i kuq,paska qene burre i mire.

  • Lufta filloi me të gjithë pasojat e saj të tmerrshme antinjerzore .Po thuaj i gjithë Krapsi ishte në mbështetje të ksaj lufte dhe për pasojë shumica e fshatit u dogj më 25 Qershor 1943,të gjitha shtëpive të lagjes Stan , lagjia e Beharëve, Hoxhat,kallashët,Bogdanët u dogjen, tym dhe flak ishte Krapsi ate dite te 25 qershorit te vitit 1943. Ate dite shume te gezuar ishin kreret e Ballit qe ishin bashkepunetore te kesaj masakre. Italianet dhe Isa Toska me bandat e tij erdhen nga Fieri paraditen e kesaj date gjate lugines se Gjanices, dogjen Krapsin dhe vazhduan ne fshatrat Lalar,Kreshpan e me radhe fshatrat e tjera te Mallakastres. Tek ne vinin Partizanët dhe më rrallë ballistët. Ballistët pas muajit gusht të vitit 1943 nuk erdhën më në fshatin tonë. Më 16 mars 1943 në Kraps te vendi i quajtur “Çezma e Plakës” u formua çeta partizane “Ismail Qemali” ku morën pjesë përfaqësues të popullit të zonave Kraps, Plykë, Lalari, Dukas, Verbas,Zharrëzës,Rerës dhe Margëlliçit si dhe njësit Partizan i Krapsit. Komandant i kësaj çete u zgjodh Beqir Zaloshnja,nën komandant Banush Plyku,komisar Xhelal Staravecka e pas tij Myzafer Trebeshina.Kjo çetë më 5 gusht kur u inkuadrua në batalionin “Ismail Klosi” kishte 150 partizanë. Po ashtu me 10 mars ishte krijuar ceta e Krapsit me komandant Banush Plyku.Gjate paradites se 25 qershorit lugina e Gjanicës në Kraps u mbulua nga tymi. Ishte para dreke . Pas dy javesh te djegejes se fshatit na lajmeruan te largoheshim nga nje rrezik qe po na vinte. Pjesa më e madhe e fshatit kaluam Gjanicën dhe u ngjitëm në qafën e shkozës,te lisi i Banit dhe zbritëm në Kreshpan e qëndruam te Xhamija pranë shkollës. Xhamija ishte shkatërruar me mortaj,minareja ishte këputur në mes.Të lodhur nga rruga të gjithë u ulëm të shlodheshim kur skishin kaluar disa minuta nga rruga e Cakranit në drejtimin tonë vinin duke tërhequr një top mbi rrota gjasht njerëz të veshur me kombinoshe.Të mëdhenjtë tanë u tkurrën kur i panë, por ata ishin partizan.Të nesërmen shkuam në fshatrat Hamet Bejas dhe Varibop. Pasditen kërkonim në këto shtëpi për ndonjë teneqe që të piqnim bukën pasi ishim jashtë e nuk njihnim njeri në ato fshatra. Duke kërkuar teneqen ne një grup djemë u ndeshëm në një shtëpi ku një nënë nuk pushonte së qari pasi djalin njëzet vjeçar ja kishte therur Isa Toska me sharrë. Ikëm, e lam teneqen e prindërve u treguam çfarë pamë e dëgjum
    .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *