Gjatë fjalës së djeshme në kuvend për prezantimin e projektbuxhetit të ri, kryeministri Rama aludoi se ndër shumë mynxyra financiare, qeveria e larguar, nuk kishte paguar as faturat e veta të energjisë. Nuk e dijmë sa është e vërtetë. Por do ja vlente të verifikohej ky fakt. Jo se është i pabesueshëm, pasi në dilemën se ç`mund të lërë pa bërë Berisha në gjithëbërjen e mundshme të çdolloj prapësie, vështirë se gjendet ndonjë që të thuhet: jo, këtë nuk e bën! Por nëse verifikohet se qeveria e tij nuk ka paguar as dritat, atëherë asnjë lloj debati me buxhete, paketa fiskale, taksa, tatime e kalkulime shifrash, nuk ja vlen, para faktit llahtarisht të çmendur që një qeveri ka punuar me energji të papaguar dhe është sjellë lazaratçe me këtë produkt, i cili është dëshmia kryesore të (mos)qënurit shtet; e (pa)aftësisë për të bërë një shtet, që të jetë dhe serioz; e një shoqërie tërësisht të degraduar, derisa qeveria vetë përçon sjellje kaq ashiqare antishtet, duke injektuar tek popullata vese të ulëta të abuzimit, zgrapjes dhe hajdutllëkut, qoftë dhe me mospagesën e energjisë. Nëse ka ndodhur vërtet kështu, çdo individ shqiptar, ka “legjitimitet” mos paguajë më asnjë lloj detyrimi, sigurisht, nëse do vijonte te ishte ende në pushtet Sali Berisha. Kur qeverisnin të djathtët e kur ministër Rendi ishte Flamur Noka, çdo polici rrugor që më ndalonte, i thoja: Ti, jo si individ por si shtet, nuk ke asnjë të drejtë legjitime të më kërkosh llogari për zbatimin e ligjit, jo sepse nuk jam në rregull pikë për pikë me ligjin, porse ministri vetë, eprori juaj, ka mbi 15 gjoba të papaguara! / Ermir Hoxha

Flamur Noka ,nje injorant i shkalles siperore,me diplome te blere,nuk e ka ushtruar profesionin e tij asnje dite,ama si servil dhe dallkauk eshte i plotesuar. sulo