Në shtator 2005 Qeveria Berisha trashëgoi një ekonomi në rritje kurse pas tetë vjetëve, la si trashëgim një vend me një ekonomi në krizë. Një krizë jo aq të rëndë dhe komplekse si në vitet 1996-1997, por nëse do të “qeveriste” më tej, pasojat do të ishin të njëjta. Në këto kushte, qeverisë Rama i duhej që të vlerësonte situatën dhe të hartonte për vitin 2014 një projekt-buxhet anti-krizë dhe, në të njëjtën kohë, të vinte në rrugën e zgjidhjes disa probleme të programit të PS, me të cilin fitoi zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Në këtë këndvështrim, ky projekt buxhet, synon të ndalë rënien, të vendosë ekulibrin makroekonomik e financiar, të ruajë dhe përmirësojë nivelin e të ardhurave të pjesës më të madhe të popullsisë, të mbështesë disa sektorë prioritarë si arsimi, shëndetësia etj.
Analizë realiste e gjëndjes ekonomike të vitit 2013
Praktika e viteve të fundit të qeverisë Berisha ishte hartimi i projektbuxheteve të fryra, që shfryheshin pas mesit të vitit. Kjo vinte për shkak se projektet nuk bazoheshin në rritjen ekonomike por në borxhet e hapura dhe të fshehura.
Gjatë dekadës 1998-2008, u shënuan ritme mesatare rritjeje të PBB mbi 6 %, por më 2009, ritmi zbriti në3.3 %, më 2010në3.8 % dhe më 2011në3.1%. Ritmi ra më tej, në 1.6% dhe 1.4 % më 2012 dhe 2013. Këto ritme janë më të ulëta qysh prej vitit 1997. Vetëm pse ritmi i rritjes PBB nuk ka dale me minus, (që varet edhe nga saktësia e llogaritjeve të INSTAT), qeveria Berisha nuk e pranon që e ka lënë ekonominë shqiptare në krizë.
Por kriza duket fare qartë në financat publike që në vitin 2013, u përkeqësua ndjeshëm. Të ardhurat gjithsej priten rreth 38.7 miliard më pak se plani, ose 2.6 % më të ulëta se në vitin 2012. Kurse, shpenzimet totale të buxhetit rezultojnë rreth 9.2 % më tepër se një vit më parë. Deficiti fiskal për vitin 2013 pritet të jetë rreth 6.2% e PBB, nga 4.3% i programuar.
Borxhi publik në fund të vitit 2013, i shprehur si raport ndaj vlerësimit të rishikuar të PBB për këtë vit, pritet të shkojë deri në 68.6 %, nga rreth 63.8 % e PBB i parashikuar fillimisht.
Detyrimet e papaguara nga Buxheti i Shtetit ndaj të tretëve (borxhi i fshehur) arriti në rreth 39 miliardë lekë (2.8% të PPB-së) kurse niveli i kredive me probleme arriti në 24.2 %.
Treguesit kryesorë të projekt-buxhetit 2014 – ambiciozë
Në vitin 2014, parashikohet një rritje reale e PBB-së prej 2 për qind, ndërsa rritja nominale 3.6 për qind. Treguesit kryesorë makroekonomikë të vitit 2014 janë hartuar në bashkëpunim me ekspertët e FMN dhe synojnë një zhvillim normal të ekonomisë.
Të ardhurat gjithsej parashikohen për 364 miliardë lekë, me një rritje prej 14.5 për qind kundrejt të ardhurave të buxhetit të rishikuar për vitin 2013, ose 26.1 për qind të PBB-së.
Bazuar në nivelin e të ardhurave buxhetore dhe nivelin e burimeve të financimit të defiçitit, shpenzimet e përgjithshme buxhetore për vitin 2014 parashikohen në masën rreth 456 miliardë lekë ose 32.7 për qind të PBB-së.
Buxheti i vitit 2014 synon nxjerrjen e vendit nga kriza, shmang mbartjen e detyrimeve të prapambetura financiare, kryesisht ndaj biznesit si dhe mbështetjen më të mirë të sektorëve prioritarë, të tillë si: arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Kështu, sektori i arsimit do të arrijë nivelin 2.9 për qind të PBB-së, kurse shëndetësia 2.8 për qind të PBB-së etj.
Hapi i parë drejt realizimit të premtimeve
Me të drejtë masat fiskale që pritet të miratohen konsiderohen si “Paketa e mbajtjes së premtimeve”. Në vitin 2014 të ardhurat do të rriten rreth 42 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, nga të cilat 21.7 miliardë lekë (52 %) shtesë të ardhura nga tatimet dhe doganat.
Përmes zëvëndësimit të “taksës së sheshtë” me tatimin progresiv mbi të ardhurat personale, kjo paketë ndihmon të punësuarit me të ardhura të ulëta dhe të mesme. “Taksa e sheshtë” prej 10 % tatim e zbatuar nga viti 2008 i uli të ardhurat e këtyre kategorive dhe dështoi të reduktonte informalitetin në tregun e punës.
Sipas tabelës të re të tatimit mbi të ardhurat personale, shumat deri në 30 mijë lekë në muaj tatohen me 0 %, të ardhurat nga 30 001 deri në 130 mijë lekë në muaj tatohen me 13%, ndërsa të punësuarit me pagë mbi 130 mijë lekë do të kenë tatimin 13 mijë lekë + 23 % të shumës mbi 130.000 lekë. Nga ky ndryshim parashikohet të përfitojnë rreth 97 % e të punësuarëve kundrejt 3 %që do të tatohen më shumë.
Në këtë mënyrë vihet në jetë parimi se kush fiton më shumë të adhura do të paguajë më shumë tatim, i premtuar në programin elektoral të PS. Kjo masëështë sa parimore aq edhe e mundëshme që të pasurit të kontribuojnë më shumë për buxhetin e shtetit.
Rreth 60 mijë biznese të vogla nuk do të paguajnë tatim, kurse tatim fitimi për biznesin e vogël ulet nga 10% në 7.5%.
Familjet në nevojë do të marrin subvencion 10% të TVSh-së së paguar për energjinë dhe produktet bazë të shportës.Fermeri do të kompensohet në masën 20% të TVSh-së që ka paguar për të gjitha furnizimet në bujqësi. Barnat dhe shërbimet shëndetësore do të jenë më të lira pasi do të përjashtohen nga TVSh-ja prej 10%.
Buxheti fillon shlyerjen e borxheve t e qeverisë Berisha
Me buxhetin e vitit 2014 Qeveria Rama synon ta shndrrojë biznesin në një partner të barabartë jo të nivelit të dytë siç ndodhte deri më sot.
Nga raporti i kompanisë Deloitte del se buxheti i shtetit ka 24.6 miliardë lekë detyrime të prapambetura ndaj biznesit privat vendas dhe të huaj për punime e shërbime publike. Sipas këtij raporti, rreth 65% e këtij detyrimi, buxheti i shtetit i detyrohet projekteve të infrastrukturës, 17 % kompanive të farmaceutikës dhe pajisjeve mjekësore, 8.4 % shkollave etj.
Ndërkohë, nga administrata tatimore është evidentuar një detyrim në masën 22.8 miliardë lekë për zërat që kërkojnë rimbursim të TVSh-së, si dhe tatim fitimi.
Këto detyrime janë bërë pjesë e këtij buxheti, duke u përcaktuar edhe burimi i financimit të tyre. Vendimi si dhe zbatimi i kontratave qëdo të paguhen do të jetë transparent dhe do të mbikëqyret nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.Shlyerja e këtyre borxheve do të injektojë likuiditet, aq shumë të munguar te biznesi shqiptar.
Rritje e disa taksave me ndikim jo të ndjeshëm mbi shtresat në nevojë
Paketa fiskale e vitit 2014 pritet të sjellë si efekt rritjen e të ardhurave me rreth 21.7 miliardë lekë nga tatimet dhe doganat, që përbëjnë në total 1.6% të PPB-së. Kjo masë përbën domosdoshmëri për të frenuar dhe ulur nivelin e borxhit publik në një periudhë afatmesme.
Tatimi mbi fitimin nga 10%, parashikohet 15%. Ulja e tatim-fitimit nga 20% në 10% nga viti 2008 nuk solli tërheqjen e investimeve të huaja serioze, uljen evazionit fiskal dhe korrupsionit. Evazioni fiskal,“puna e zezë” dhe korrupsioni janë në nivele më të larta në rajon (madje dhe në botë) dhe për më tepër, në përkeqësim progresiv. Për këtë flet qartë edhe dështimi i procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si CEZ, ARMO, ALBPETROL, “ALBANIAN CHROME”,INSIG, etj.
Paketa parashikon disa përjashtime nga taksat për sektorin hidrokarbur, nga TVSh-ja, etj, me një vlerë prej 1.5 miliardë lekë shtesë
Propozohet rritje e akcizës së cigareve, për ta rritur sipas niveleve: nga 4,5 lekë/ copë në 1 janar 2014 deri në6 lekë/copë në 1 janar 2017. Sipas direktivës së BE-së, niveli minimal i akcizës së cigareve duhet të jetë 57% e çmimit të shitjes me pakicë kundrejt 34% në vendin tonë. Shqipëria ka një nivel të akcizës të krahasueshëm me vendet e rajonit.
Propozohet rritje në 5200 lekë e akcizës për vera spumante, shampanja dhe pijet e fermentuara dhe të gazuara dhe për pijet alkoolike të ndërmjetme.
Do të mbahen vetëm dy intervale taksimi të birrës, nën 200 mijë dhe mbi 200 mijë HL në vit, si për importin, dhe për prodhimin vendas me efekt rreth 300 milionë lekë të ardhura.
Propozohet rritje e taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin në masën 10 lekë/litri. Efekti i pritshëm në buxhet për vitin në vijim është rreth 5.6 miliardë lekë. Rritja është propozuar duke parë nivelin më të ulët që kemi për këtë taksë në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kjo masë ndërmerret edhe si politikë në mbrojtje të mjedisit.
Një buxhet vjetor nuk i mbush të gjitha gropat
Berisha e liderë të tjerë të PD-së, çdo projekt-buxhet e kanë vlerësuar me terma superlative si “historike”, më të mëdhenj se kurrë më parë, për barazim të pensioneve të fshatit me të qytetit, për 2 dollarë për frymë për familjet e varfëra etj.
Një buxhet konsiderohet i madh jo në momentin e hartimit apo miratimit të tij, por të realizimit të tij. Miratimi është vetëm fillimi dhe sigurisht faza më e lehtë, faza më e vështirë ishte mbledhja e të ardhurave. Qeveria Berisha është mburrur me fazën e parë.
Buxheti 2014, siç dhe pritej nuk mund t’i mbushë të gjitha gropat (jo vetëm në rrugë) që hapi qeverisja e PD-së në katër vjetët e fundit por hedh një hap të sigurtëpërpara. Garanci për këtëështë mbështetja metodologjike, teknike dhe financiare e FMN, institucion financiar ndërkombëtar,qëqeveria Berisha e largoi për t’i pasur duart e lira për shpenzime pa efektivitet.
Kështu psh, ky buxhet nuk parashikon rritje të menjëhershme pagash e pensionesh, ndihma ekonomike dhe përfitime shtesë për shtresa të tjera në nevojë, pa siguruar më parë të ardhurat e nevojshme por nga ana tjetër merr përsipër pagesat e vonuara nga qeveria e mëparëshme dhe garanton vijimësi dhe përmirësime në të ardhmen.
Këto, sigurisht do të dalin më qartëpërmes hartimit tënjë programi buxhetor afat-mesëm, zakonisht tre vjeçar, në të cilin duhet të ballafaqohen me mundësitë financiare, disa premtime të bëra publike gjatë fushatës elektorale për ndërtime veprash në infrastrukturë, për disa çështje me karakter ekonomik e social.

FAKTI QE FLASIN ME KAQ DETAJE PER KETE BUXHET ESHTE RRENQETHES.
ME DETAJE SOT DUHET TE FLITET PER RRETH 60% TE EKONOMISE QE ESHTE INFORMALE DHE PER CESHTJEN SI DO TA KTHEJE KETE QEVERRIA NE FORMALIZIM.
TE BESH DEBAT PER VETEM 40% TE TE ARDHURAVE QE MBLEDH SHTETI NGA 100% QE DUHET TI MBLEDHI E ESHTE I PAAFTE TI MBLEDHE, ESHTE TE KENAQESH ME LUGEN BOSH.