Prezantimi i paketës së re fiskale e cila do te hyjë në fuqi më Janar të Vitit 2014 , ka hapur me të drejtë shumë diskutime në media . Një sy apo vesh i vëmendshëm e kupton që pjesa më e madhe e diskutimeve janë gati demagogji. Konfuzioni si gjithmonë ka kapluar edhe njëherë mendimin ndryshe dhe opinionbërësit publikë shqiptarë. Analistë, opinionistë e deputetë të së djathtës, janë duke “qarë“ mbi dëmet që rritja e tatim fitimit do t’i sjellë biznesit, dhe “intensiteti i vajit të tyre politik” rritet kur parashikojnë se sa shumë do të rritet evazioni fiskal në Shqipëri. Analistë, opinionistë dhe ministra të së majtës po trumbetojnë që sistemi i ri i taksave është “bekim “për shtresat e varfra dhe të indinjuar nga “shpifjet” e opozitës po tregojnë me tabela e shifra sesi nga sistemi i ri i taksave, pjesa më e madhe e Shoqërisë Shqiptare do të paguaj më pak. Kështu që në kushtet e taksave më të ulëta, të cilat aplikohen për pjesën dërmuese të shoqërisë, nuk ka arsye përse të ketë evazion fiskal.
Duket sikur bindja ndaj ligjeve të taksave dhe pagesa e tyre ka lidhje vetëm me normat e aplikuara të taksave . Taksapaguesi, nga të dy palët perceptohet si një “llogaritar” mekanik i cili e bazon vendimin e tij mbi pagesën ose jo të taksave, në analizën e përfitimeve dhe kostove personale.
Taksapaguesi është më shumë se kaq. Ai është anëtar i shoqërisë i cili në vendimmarrjen e tij duhet të marrë në konsideratë aspektet e përgjegjësitë sociale dhe kontributin e tij në shoqëri , aspekte këto që lidhet me besimin dhe pranimin e shtetit dhe vendimeve të tij si legjitime.
Përqindja e ekonomisë informale dhe evazionit Fiskal në Vendet e Zhvilluara në Vitin 2010
| SH.B.A | 7,8 | Finlanda | 14,3 |
| Zvicra | 8,34 | Danimarka | 14,4 |
| Austria | 8,67 | Gjermania | 14,7 |
| Japonia | 9,7 | Norvegjia | 15,4 |
| Zelanda e re | 9,9 | Suedi | 15,6 |
| Holanda | 10,3 | Belgjika | 17,9 |
| Anglia | 11,1 | Portugali | 19,7 |
| Australia | 11,1 | Spanja | 19,8 |
| Franca | 11,7 | Itali | 22,2 |
| Kanadaja | 12,7 | Greqia | 25,2 |
| Irlanda | 13,2 |
Listimi i mësipërm ofrohet nga Friedrich Schneiders dhe tregon përqindjen e ekonomisë informale dhe evazionin fiskal për vendet e zhvilluara gjatë vitit 2010. Ky listim tregon qartësisht që amerikanet, zviceranët dhe japonezët dhe pse kanë taksa te larta, janë taksapaguesit më të ndershëm. Taksapaguesit më pak të ndershëm në Europën e zhvilluar janë Greqia, Italia dhe Spanja. Por përse amerikanët janë kaq shumë të bindur ndaj ligjit kur vjen puna për pagesën e taksave krahasuar me Grekët?
Shumë nga ne do të thoshin që në SHBA “shteti është i hekurt” dhe kostoja e evazionit është më e lartë se përfitimet nga evazioni, ose nëse amerikanët provojnë të bëjnë evazion mundësia që të kapen dhe të ndëshkohen është shumë e lartë. Por kjo është totalisht e pavërtetë. Në Amerike vetëm 1% e taksapaguesve auditohen çdo vit, dhe ky është propabilitet shume i ulët. Për më tepër nëse ata kapen që kanë raportuar më pak të ardhura seç duhet, zakonisht penalizimi përfshin pagesën e plotë të taksës dhe një gjobë të vogël, Por përse amerikanet nuk bëjnë evazion? Përgjigja është e thjeshtë, sepse mendojnë dhe pranojnë që shteti dhe sistemi i tyre taksor është legjitim.
Funksioni kryesor i një sistemi tatimor është ai i grumbullimit të të ardhurave për shtetin. Qeveria mund të financojë projektet e saj ose nëpërmjet të ardhurave të grumbulluara nga taksat ose duke marrë borxh. Në kushtet që, Shqipërisë i nevojitet akoma shume investime infrastrukturore, investime në Arsim dhe Shëndetësi, si dhe duke pasur parasysh borxhin aktual, nuk besoj se Qeveria Shqiptare ka pasur shumë alternativa të tjera për t’u marrë konsideratë për të financuar të ardhmen tonë të përbashkët.
Taksat e ulëta nuk janë “një drekë falas”. Ato që nuk u paguan deri tani, apo që nuk do të paguhen sot, do të paguhen nesër edhe më shtrenjtë akoma.
Qytetarët e pranojnë shtetin e vendimet e tij si legjitime nëse shikojnë që trajtohen në mënyrë të drejtë që nuk do të thotë domosdoshmërish në mënyrë të barabartë .
Por çfarë konsiderohet një trajtim i drejtë i taksapaguesve? Sistemi i taksave ka dhe një funksion tjetër të rëndësishëm i cili lidhet me rishpërndarjen e të ardhurave. Sistemi taksor i zbatuar duhet të imponojë perceptimin se barra fiskale shpërndahet në mënyrë të drejtë tek taksapaguesit. Nëse sistemi i ri taksave prezantohet nga qeveria si një “bekim” për pjesën më të madhe të shoqërisë sepse ato do të paguajnë më pak taksa, dhe jo si një sistem i drejtë dhe pse një klasë sado e vogël do të paguaj më shumë, kjo dëmton vullnetin e taksapaguesve për të zbatuar ligjin. Qeveritë nuk janë për të “bekuar” për këtë kemi institucionet fetare. Qeveritë janë për të siguruar çdo taksapagues të pasur apo të varfër që sistemi tatimor në fuqi është një shpërndarje e drejtë e barrës fiskale ndërmjet taksapaguesve .
Në të njëjtën kohë nëse taksapaguesve u kërkohet ti binden ligjit është shumë e rëndësishme që ata të perceptojnë që dëgjohen nëse flasin! Pavarësisht sa është norma e taksës, studimet dhe eksperienca e deritanishme tregojnë që transparenca e procedurave të aplikuara nga autoritetet e taksave, dhe mënyra sesi perceptohet marrëdhënia midis zyrave të taksave dhe tatimpaguesve ndikojnë në vullnetin për të paguar taksat nga taksapaguesit. Në rastet e procedurave dhe vendimeve arbitrare jo transparente , taksapaguesit humbasin besimin dhe shteti legjitimitetin , dhe kjo ndikon drejtpërdrejt bindjen ndaj ligjit dhe pagesës së taksave. Është gjerësisht e provuar se nëse administrata e taksave përpiqet të jetë e ndershme informative e drejtë dhe në ndihmë të taksapaguesve, duke vepruar si një institucion shërbimi, dhe i trajton taksapaguesit si partnerë dhe jo si inferiorë apo më keq mashtrues, vullneti i taksapaguesve për të paguar taksat rritet.
Në të njëjtën kohë ligjet duhet të sigurojnë taksapaguesin që nesër nuk do të trajtohet tërësisht ndryshe nga si janë duke u trajtuar sot. Pra shteti duhet të ofrojë stabilitet dhe mundësi që taksapaguesi të parashikojë të ardhmen.
Ndërkohë si shoqëri nuk duhet vetëm të presim çfarë do te bëj shteti për ne, por duhet të mendojmë çdo ditë se çfarë do të bëjmë ne për të pasur shtet. Shteti legjitim nuk importohet, as nuk ofrohet si dhuratë nga qeveria. Shteti legjitim krijohet, duke besuar, duke shprehur hapur opinione konstruktive, të cilat ndihmojnë shtresat të caktuara të shoqërisë të sillen dhe të ndërmarrin veprime në funksion të respektimit të shtetit. Kritikat shpesh pa bazë, për çdo vendim të marrë nga qeveria dhe parashikimet domosdoshmërisht dhe gjithmonë ogurzeza nuk çojnë në stabilitet dhe prosperitet afatgjatë kaq të nevojshëm për Shqipërinë, dhe pengojnë krijimin e Shtetit legjitim .
Unë personalisht jam në grupin e njerëzve qe do të paguajnë më shumë taksa me sistemin e ri në janar 2014, por nëse të gjithë bashkë, qeveri, opinionistë, biznesmenë, intelektualë, do t’i japim legjitimitet shtetit dhe sistemit me sjelljen, opinionet, dhe veprimet tona, do të jem e lumtur ti paguaj ato deri në qindarkën e fundit!

TE DISKUTOSH PER NJE BUXHET QE PERFSHIN VETEM 40% TE TE ARDHURAVE QE SHTETI DUHET TE MBLEDHE ESHTE TE KENAQESH ME LUGEN BOSH.
POR EDHE KJO QEVERRI DUKET SE DO VAZHDOJE TE VJEDHE PER VETEN E SAJ, SEPSE NUK E PASKA MENDJEN PER PUNE.
Nje shkrim shume profesional. Me vjen mire qe tashme ka gazetare kaq te mencur. Duke dora e nje njeriu qe e ka dhe mire madje haberin nga ekonomia. Bravo dita po ecni shume mire duke iu dhene ghapesire te tilla shkrimeve.
Urime
I lumte profesores se ekonomikut, Madje eshte shume e njohur, Na vjen mire qe po aktivizohet ne media se ngelem duke degjuar anal-iste budallenj te cilet te njejtat gjera i thone ne televizione te ndryshme.
Urime Irena
Urime Dita
Sa mire zysha e paska qendisur. Shkrim vertet profesional. Na beri ta marrim gazeten qe ne mengjes heret.
Urime
Shkrim nga me te miret qe kam lexuar ndonjehere ne gazete. Autorja duhet te jete specialiste e fushes pasi duket qe e njeh mire ekonomine.
Bukur dita
Shkrim i mire dhe me beri pershtypje fakti se evazion paska edhe ne zvicer e SHBA, ndersa ne Greqi e itali nuk me ben pershtypje se jane vende qe nuk e respektojne ligjin. kur ka evazion te themi 10 per qin ne amerike te ne ai eshte 80 per qind. autorja ka te drejte kur thote qe te mos shikojme taksat sa rriten e kush perfiton per te shohim p;roblemin me madhor atge te legjitimitetit te shtetit, pra shqitaret duhet te jene te ndergjegjshem te paguajne taksa se ajo mban sistemin shendetesor e arsimor ne kembe. Saliu u a beri shitin te dyjave. Shendetesine e ktheu ne plazar privat te mjekeve dhe arsimit i vujri minat e rrezoi me mesues injorante dhe pedagoge te pamerituar me doktoratura sorogato.
Mire e ka edi. Kjo vajza qenka profesioniste. Nga shkrimi nxora dicka shume imteresante: “Ndërkohë si shoqëri nuk duhet vetëm të presim çfarë do te bëj shteti për ne, por duhet të mendojmë çdo ditë se çfarë do të bëjmë ne për të pasur shtet”. Plerfekt dhe nuk i bie fjale ne toke kur shkruan se shteti nuk importohet as nuk eshte dhurfate e qeverise. Shqiptarfet duhet ti vene gishtin kokes dhe te behen bashke te gjithe per te krijuar nje shtet legjitim.
Gezuar krishtlindjet dhe vitin e ri shqiptare te zgjuar vetem per prapesira. Lexoni me shume dhe ndergjegjesohuni, se koha iken e ju keni mbetur pas. Kjo eshte kartolina ime per bashkekombasikt e mi.
Gezuar
Dua te uroj ne menyre te vecante stafin e gazetes Dita