Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Ornela

Sipas MeteoAlb moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites.

Ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësira nëpër territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por mbeten konstante në vlerat maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -12°C deri në 6°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *