Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Arti ushtarak që ndërtoi dhe përpunoi Skënderbeu në procesin e zhvillimit të luftës, parashikonte parime, forma, metoda të një lufte të rregullt, zhvillim të betejave në fushë të hapur, si dhe parimet, format e metodat e luftës guerile. Ky karakter i artit ushtarak i ndërtuar prej Skënderbeut ishte kusht i domosdoshëm, sepse ndryshe nuk mund të arrihej fitorja kundër Perandorisë Osmane me superioritet të madh forcash e mjetesh, e që zotëronte artin ushtarak më të përparuar të kohës. Arti ushtarak i Skënderbeut përcaktoi drejt raportin ndërmjet njeriut, terrenit, fortifikimit dhe armës. Shkaku kryesor i fitores ishin luftëtarët shqiptarë, shpirti i atdhedashurisë, heroizmi masiv dhe vendosmëria e tyre për të përballuar çdo sakrifice. Ishin luftërarët siç e pohojnë vetë osmanët, si diva me natyrë çeliku kishin lindur për të mos u përulur. Ishin forca dhe trimëria e luftëtarëve të Skënderbeut, të cilët si tigra kthetër – fortë dhe luftarak luftonin edhe me retë që u kalonin sipër tyre. Edhe luftëtari me i dobët i tyre ishte nga më trimat e fushës së luftës. Duke vlerësuar rolin e faktorit njeri, si faktorin parësor që përcaktoi fitoret e mëdha të shqiptarëve, në të njëjtën kohë ne evidentojmë rolin shumë të rëndësishëm që ka luajtur terreni, malet dhe kështjellat e papushtueshme, të cilat u bënë baza të fuqishme strategjike.
Skënderbeu vlerësoi dhe e përshtati mjaft mirë terrenin malor të vendit, si një faktor objektiv të rëndësishëm për zhvillimin me sukses të luftës. Karakteristikat e terrenit të thyer malor, natyra e tij e pyllëzuar, njohja e tij e mirë dhe përdorimi i këtyre në interes të luftëtarëve shqiptarë i krijoi shumë të papritura ushtrisë osmane. Skënderbeu përdori me zgjuarsi, efikasitet, trimëri e vendosmëri kështjellat shqiptare të kohës. Ato, të vendosura gjatë vijës së kufirit dhe në thellësi, gjatë rrugëve të komunikimit u bënë hallka shumë të rëndësishme në sistemin e mbrojtjes së vendit. Kështjellat u bënë bazat e përshtatshme strategjike për strehim dhe për të ndërmarrë nga ato goditje të fuqishme kundër armikut. Kështjellat dhe zonat malore u bënë bazat kryesore të furnizimit për luftëtarët e Skënderbeut. Në këtë mënyrë masivet e larta malore u bënë për Skënderbeun jo vetëm baza të përshtatshme ushtarake nga të cilat sulmonte dhe dëmtonte armikun, por edhe baza të fuqishme ekonomike. Në kushtet e një lufte të gjatë kundër një armiku më superior në forca e mjete, Skënderbeu zgjidhi drejt çështjen e furnizimit të ushtrisë, si një nga problemet më themelore të strategjisë. Ai dhe komandantët e tij vlerësuan dhe gërshetuan në mënyrë më të drejtë burimet e rëndësishme të furnizimit të ushtrisë që ishin: ekonomia e vendit, plaçka e luftës dhe ndihma e jashtme. Këto faktorë i siguruan ushtrisë furnizim të pandërprerë gjatë gjithë kohës së luftës. Ende deri më sot nuk gjendet asnjë dokument, edhe nga historianë osman, që të thuhet se ushtria e Skënderbeut u gjend pa ushqime, pa pajisje dhe pa armatime. Ka shumë të dhëna e dokumentare të historianeve që vërtetojnë masat e mira të Skënderbeu që kishte parashikur dhe merrte për furnizimin e ushtrisë së tij.
Skënderbeu bëri beteja mësymëse masive
Luftërat shqiptaro-osmane në shek. XV, në tërësi zgjati për shumë vite. Në çdo fushatë ushtria osmane shpartallohej dhe thyhej për një kohe relativisht të shkurtër. Fushatat zgjasnin nga disa ditë deri në disa muaj. Forma më kryesore e luftës për thyerje e fushatave osmane nga Skënderbeu u konsiderua mësymja. Ajo realizohej në shkallë strategjike duke kryer beteja mësymëse masive, si në Torvioll, në Albulenë, në Fushë-Prezë etj. Por zhvillohej dhe në shkallë taktike nëpërmjet sulmeve e goditjeve të befasishme. Mbrojtja ishte pozicionale, e cila u realizua me shumë sukses në mbrojtjen e kështjellave. Deri diku dhe mbrojtja e manovruar në terren malor, si dhe shumë pak gjatë luftimeve me front të rregullt. Fushatat osmane ndërmerreshin me forca relativisht jo shumë të mëdha. Ushtria e Skënderbeut i shpartallonte në afërsi të kufirit. Ai zhvillonte beteja të rregullta fushore, sulme, pritave e goditjeve të befasishme. Ai mbështetej në kështjella që ishin në brezin kufitar dhe që mbulonin drejtimet më të rëndësishme të hyrjes së forcave osmane në territorin e Shqipërisë. Ndërsa fushatat osmane me forca të mëdha, ushtria shqiptare u detyrua ti shpartallojë në thellësi të vendit. Kundër tyre ndërmerreshin prita e goditje të befasishme si dhe zhvillonte luftë guerile në prapavijat e territoreve të pushtuara. Skënderbeu kombinoi me mjeshtëri luftimet mbrojtëse të realizuara me forca të pakta të kështjellave me luftimet mësymëse. Veprimet luftarak të forcave kryesore jashtë kështjellave bënin që të krijoheshin kushtet për të kaluar në mësymje të përgjithshme. Mësymja përfundonte me ndjekjen e armikut të rraskapitur e të dëmtuar dhe në shpartallimin e tij nga krahinat ku kishte depërtuar.
Në 25 vitet e luftës shqiptaro-osmane, të udhëhequr nga Skënderbeu, vetëm katër fushata të mëdha osmane me forca 50-150 mijë mundën të futeshin në thellësi të vendit tonë dhe të dilnin para portave të Krujës. Këto ishin fushatat e viteve 1450, 1457, 1466 e 1467. Të gjitha të tjerat Skënderbeu i shpartalloi në brezin kufitar, pa i lënë kohë osmanëve të futeshin në thellësi të vendit. Në këto kushtet ju kushtua rëndësi organizimit dhe kryerjes me sukses të manovrës në shkallë strategjike. Skënderbeu ishte i paparashikueshëm në artin e manovrimit të ushtrisë. Manovra e guximshme dhe e shpejtë u bë faktor shumë i rëndësishëm për të përballuar dhe asgjësuar forcat e mëdha të armikut, që shumë herë mësynin edhe në disa drejtime. Manovra u bë element parësor duke zbutur raportin e forcave dhe të mjeteve, e duke krijuar përshtypjen te osmanët sikur ushtria shqiptare vepronte me forca të shumta. Me anën të manovrës u arrit të krijonte balancimin në forca e mjete ose epërsi taktike. Sukses i manovrës prej ushtrisë së Skënderbeut u favorizua dhe nga kalorësia e lehtë, gjë që i dha shpejtësinë dhe lëvizshmërinë. Shpejtësia e kalorësië që arrinte deri në 80 km në ditë, krijonte lehtësi për fshehtësi, befasi në veprimi dhe për mashtrim të armikut. Kështu u bë e mundur që ushtria shqiptare të realizojë me sukses manovra të thella strategjike, ku spikat qartë në betejën e Albulenës. Kjo manovër dallohet rrënjësisht nga manovrat e kufizuara dhe të ngathëta të ushtrive të vendeve të tjera, të cilat kryesisht realizonin një manovër të shkallës taktike.
Komandant dhe strateg në fushën e artit ushtarak
Detyrë e rëndësishme e strategjisë ishte dhe krijimin e përdorimi i rezervës. Skënderbeu këtë detyrë e lidhi ngushtë me parimin e kursimit. Në zbatimin të këtij parimi ai mbajti parasysh nevojën e ruajtjes dhe të ripërtëritjes së forcave për të përballuar luftërat e pareshtura, me të cilat po ndeshej populli shqiptar. Duke vënë në themel të strategjisë së tij synimin, që me forca të pakta të mund një armik më të madh në numër, Skënderbeu formuloi parimin se fitorja nuk varet nga numri i ushtrisë. Zbatimi i këtij parimi në kushtet e vendit tonë ishte një domosdoshmëri objektive, që vinte si rrjedhim i pabarazisë së dukshme midis forcave shqiptare dhe atyre osmane. Fitoret e 25 betejave të mëdha dhe e sa e sa luftimeve të tjera deri te fushatat në Itali, e ngrenë figurën e Skënderbeun. Ai për kohën, nga mjaft studiues qëndron mbi shumë komandantë e strategë të tjerë të mëdhenj në fushën e artit ushtarak. Atë e vendosin për kohën pararendës novator. Strategjia e përdorur nga Skënderbeut bëri që të vlerësohet drejt sasia dhe cilësia e ushtrisë. Skënderbeu për këtë qëllim, rriti efektivat e ushtrisë dhe brenda mundësive që lejonin kushtet e vendit, vëmendje të veçantë i kushtoi përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë, si në pikëpamje të cilësive morale ashtu edhe të aftësive taktiko-profesionale. Nëpërmjet zbatimit me krijimtari të këtyre detyrave të strategjisë në fushën e luftës, Skënderbeu dhe ushtria e tij u ndeshën dhe fituan kundër dy sulltanëve më të mëdhenj të perandorisë osmane. Skënderbeu si komandant i talentuar dhe i përmasave strategjike, ishte dhe luftëtar trim, i pajisur më virtyte të larta njerëzore. Gjithmonë ai gjendej mes komandantëve dhe luftëtareve të tij, duke qenë për ta edukator, shok dhe bashkëluftëtar. Në fushën e betejës hidhej në sulm dhe luftonte si luftëtar i thjeshtë. Ishin këto cilësi që e kishin bërë Skënderbeun të dashur për luftëtarët e ushtrisë së tij dhe një shembull të lartë për të gjithë komandantët.
Zhvillimi i taktikës nga Skënderbeu u bë paralel me përsosjen e organizimit dhe të armatosjes së ushtrisë, me rritjen e përvojës së luftëtarëve të tij dhe me pikësynimin që ti kundërvihej me sukses në fushën e luftimit taktikës që përdoret armiku. Gjatë përpunimit të saj Skënderbeu ka meritën e madhe si ai në fushën e stërvitjes u shndërrua në një instruktor, duke e bërë mjeshtërinë e tij luftarake pronë të luftëtarëve. Në interes të zhvillimit të taktikës, Skënderbeu i kushtoi kujdes pajisjes së ushtrisë me armatimin e kohës, duke përfshirë dhe armët e zjarrit. Ai nuk i nënvleftësoi as mjetet e thjeshta duke qenë dhe në këtë fushë novator. Gurëhedhësi, i përdorur për herë të parë në Krujë, duke shkaktuar rrëmujë e panik në formacionet armike, ka hyrë në historinë botërore si gurëhedhësi shqiptar. Skënderbeu zotëronte tërësisht fushën e betejës, duke gjetur për çdo situate zgjidhjen më optimale e në përshtatshmëri me situatat. Urdhrat e udhëzimet e tij në momentet më të vështira të luftimit, i frymëzonin luftëtarët e tij dhe vinin në lëvizje formacione të tëra.
Parimi i asgjësimit të armikut pjesë-pjesë, ishte në themel të taktikës së Skënderbeut, si e vetmja taktikë e drejtë për të korrur fitoren kundër një ushtrie agresore, me epërsi në forca dhe mjete. Skënderbeu, për të zbatuar këtë parim në fushën e luftimit, zbatoi me mjeshtri sulmet e befasishme dhe të shpejta të reparteve të vogla e duke goditur armikun ditën dhe natën, në çdo orë e kohë. Me taktikën e larmishme synonte copëtimin e formacioneve të armikut, veprimet diversioniste brenda në kampet e tij, goditjen e karvanëve të furnizimit etj. Metoda e asgjësimit të armikut pjesë-pjesë ishte e lidhur ngushtë me përqëndrimin e forcave në drejtimet më të rëndësishme, që i jepte mundësi ushtrisë shqiptare ti godiste formacionet e armikut në pikat më të dobëta dhe tu jepte atyre një goditje fillestare të fuqishme, duke krijuar në këto drejtime epërsinë e nevojshme taktike.
Skënderbeu ishte novator
Studimi i përvojës së formacioneve të luftimit të ushtrisë shqiptare tregon për novatorizmin e madh të Skënderbeut. Ndryshe nga ushtritë e vendeve mesjetare, formacionet e luftimit të ushtrisë shqiptare nuk qenë të mbërthyera në skema fikse, të ngushta e shabllone, dhe ndryshonin nga një luftim në tjetrin. Këto dhe një tërësi parime të tjera si: manovra e forcave dhe e mjeteve me luftim, mjeshtëria në bashkërendimin e veprimeve luftarake ndërmjet këmbësorisë e kalorësisë, si dhe nëpërmjet skalioneve e grupimeve; shpejtësia, befasia dhe shpirti i nismës; tërheqja e armikut në kurthet e mashtrimit; shfrytëzimi i natës dhe i motit të keq, krijuan terren për larmi, dinamizëm, elasticitet dhe krijimtari në veprimet e shkallës taktike dhe i dhanë luftimit karakter vendimtar. Skënderbeu u tregua novator dhe në kushtet e luftimit mbrojtës. Ai nuk vepron sipas rregullave fikse e shablloneve që përdoreshin në atë kohë për mbrojtjen e kështjellave, duke i mbyllur të gjitha forcat brenda tyre. Ai brenda kështjellave vendosi forca të pakta, duke mbajtur forcat kryesore jashtë tyre, me detyrë të sulmonin armikun dhe të lehtësonin mbrojtjen e kështjellave, metodë kjo e bazuar në parimin “mbrojtje duke sulmuar”. Zbatimi me vendosmëri i këtij parimi mundësonte rraskapitjen, konsumimin e asgjësimin e forcave të rëndësishme të armikut dhe krijimin e kushteve të favorshme për të zhvilluar me sukses mësymjen e përgjithshme.
Analiza e luftërave dhe betejave të zhvilluara tregon qartë se Skënderbeu duke qenë njohës i thellë i artit ushtarak, kombinoi me mjeshtëri luftën e rregullt me luftën guerile. Gjykim realist jep për këtë çështje specialisti i fushës ushtarake, teoricien i artit ushtarak të shek. XVIII, gjenerali Anglez Xhejms Uollf. Do të ishte një punë e paçmueshme, shkruan ai, po të mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i veprave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis të gjithë gjeneralëve, si udhëheqës i një ushtrie të vogël mbrojtëse. Teoricieni anglez, i cili ngre heroin tonë mbi të gjithë gjeneralët e kohëve të vjetra dhe të reja, ishte kryesisht i interesuar për veprat e një udhëheqësi të një lufte të rregullt se sa të një komandanti të çetave partizane. Skënderbeu ishte një mjeshtër i madh i luftës në prita, por në të njëjtën kohe ai ishte dhe një strateg po kaq i shquar i luftës së rregullt. Skënderbeu ishte strateg dhe komandant ushtarak që të gjitha aftësitë dhe energjitë e tij i vuri në shërbim të detyrës themelore të kohës, çlirimit dhe mbrojtjes së vendit nga fuqia më e madhe e kohës, Perandoria Otomane.

Kam lexue andej e kndej neper shtyp se ky Gjergj KASTRIOTI, te cilin turqit e kan quejt “SKENDERBEG”, paska komandu nji popull te quejtun SHQIPTAR per te VRA’ MUSLIMAN.
A thu te jete e vertete kjo qe thuhet?
Ishte terrori i osmaneve Beu sa ishte gjalle,
dhe e dyta para se te vinin ottomanet, ishte perandoria bullgare, para bullgareve ke pasur dyndjet sllave, qe te mund te quhesh ilir me fe “pagane” te lidhur drejtepdrejt ne vitet para dhe pas eres sone me arianizmin te dokumentuar qe ka qene edhe transmetues nga pellazgo-iliret te fiset ariane ne Indi.
Na del ti si i bukur, edhe na behesh edhe grek edhe serb e bullgar, sulmon popullin Shqipetar.
Kush ishte pushtuesi ne kohe te Skenderbeut? Me siguri ishin shqipetare filoturq qe sulmonin shqipetare, sic bejne edhe sot, pasi ne si popull nuk kemi pushtur nje toke te huaj, e per arsye i bie qe na kane vene ne loje fuqite e huaja te medha e te vogla. I vetmi moment kur nuk ka ndodhur ka qene 575 vite perpara?
Orè “Abraxas”, ti nuk e njifke fare IRONINE! Ha,ha,ha.
Shko “ironohu” me turqit, greket, serbet, talanet, bullgaret, me kinezet dhe ruset po ta mbajti.
Ha ha ha, E hu hu hu, me duar nder xhepa e duke u bere delja e zeze, behemi kur te duam neve. Dhe, o ka bere fati ironi me neve, o s’ka bere njeri e ari me kend tjeter!
Analize shume e bukur per lufterat e Skenderbeut dhe shume e sakte
Eshte tamam keshtu sic thote autori, strategjia e Luftes se krye-heroit Skenderbe.
por do ishte mire ti merte betejat e Senderbeut vec e vec dhe ti analizonte
Eshte nje video ne Jutube , e postuar nga nje turk, dhe ai jep cdo beteje te Skenderbeut me formcacionet te dyja paleve
dhe vendosjen e frocave ne terren
Ne fakt nga sa kam pare une, ne Betejne e pare kunder Turqeve Skenderbeu meqense kishte shume pake forca perballe Osmaneve
perdori nje Taktike qe eshte perdorur edhe nga Aleksandri i Madh,
por kjo taktike eshte perdorur edhe ne Betejen e Stalingradit nga Gjenerali Zhukov, ne mos gaboj ne emrin e gjeneralit rus.
Taktika eshte e thjeshte : dmth futesh ne lufte me nje pjese te Uhstrise
dhe i reziston fort Armikut duke i krijuar bindjen qe gjithe forcat e tua jane aty perballe,
E ndersa edhe Armiku jot nuk i ka hedhur te gjitha forcat dhe ndersa koha ecen , dhe trupat e tua rezistojne, por tregojne dhe lodhje
nderkaq Armiku kupton se ti vetem ato forca ke dhe nuk ke me te tjera ….
Ne keto momente armiku hidhet perpara me gjithe peshen e tij ,
forcat e tua terhiqen ngadale-ngadale, por duke luftuar fort
Atehere Armiku leshohet me gjithe peshen e tij , duke i futur komplet ushtrine ne luftime ,ne menyre qe ti japi fund luftes dhe te te shkaterroje komplet…
…Ne kete kohe qe forcat armike jane futur totalisht ne lufte
atehere ti jep sinjalin te futen ne lufte forcat e fresketa te fshehura nga krahet dhe nga shpina ,
dhe duke e goditur kundershtarin nga mbas , e befasojne dhe shkaktojne hutim e rremuje tek kundershtari duke e azgjesuar
….
Porse Beteja me e veshtire e Skenderbeut ishte kunder Ushtrise e cila udhehiqej nga Hamza Kastrioti, sepse ai i dinte taktikat e luftes te Skenderbeut dhe ishte shume inteligjent
Sulltan Murati i dha Hamzait mbi 100 mije ushtare ,gje qe sipas regullave te Osmaneve nje ushtri kaq e madhe udhehqiej vetem nga Sulltani,
Mirepo ne kete rast Sulltan Mehmeti ja besoi kete ushtri Hamzait
…
Dhe Hamzai erdhi ne krye te ushtrise me mbi 100 mije ushtare .
Skenderbeu e kuptoi qe ishte perballe nje beteje shume te rrezikeshme
dhe mendoi te bente po ate taktike qe thashe me siper por ne nje menyre me te fshehte
dhe ja si ishte :
Skenderbeu kishte reth 15-20 mije ushtare dhe i ndau ne 3 pjese
Ai u tha Komandanteve qe te fshiheshin ne male dhe te mos perplaseshin ne asnje menyre me pararojen apo ushtrine turke kur te futej ne teritorin tone .
Sic duket Skednerbeu e kishte parasysh se ku do fushonte ushtria turke e Hamzait , diku ne Veirun tone , ne nje fushe te madhe midis maleve
Turqit po fushonin aty:
Ushtria e Skenderbeut e ndare ne 3 pjese u fsheh ne malet , porjo aty prane , por me tutje , sepse sic duket Skenderbeu e dinte qe Hamzai ja njihte menyren e luftimit., ndaj edhe i largoi me larg forcat e tij …
Hamzai dergoi parorjen e ushtrise te kontrollonte malet rrotull, para se te flnin.
Dhe Pararoje turke kontrolloi kudo, dhe u kthye duke thene , nuk ka azgje
Atehere ushtaret tukre u ulen ne fushim…………
E ndersa ata ishin ne kulmin e gjumit , pjesa e pare e Skenderbut e mbushur me kalores u leshua me force mbi kampin turk dhe i shpartalloi cadrat e tyre deri ne qender ,,,…
Mirepo Hamzati , qe ishte shume inteligjent , u cua , e mblodhi ushtrine turke ,
e organizoi me shpejtesi dhe nuk e la te coroditej ,dhe filloi rezistencen e forte kunder kaloreseve tane ….
Nderkaq sapo filloi terheqja e kaloresve tane ,nga angazhimi pothuaj total i trupave turke ne lufte
Skenderbeu dha lajmin te futej Pjesa e dyte e ushtrise nga krahu tjeter …
…..U sulen kaloresit tane me force dhe goditen pjesn tjeter te kampit turk
dhe shpinen e forcave te Hamzait qe ishin angzhuar per luftime . dhe ata u coroditen dhe nuk po harrinin dot te orjentoheshin …
Atehere nje Pasha tjeter turk ne grade te njejte me Hamzain u mundua te organizoje ushtrine per ti bere balle kesaj vale te dyte goditese te Skenderbeut..
Mirepo duke qene se , perseri shumica u zune te papregatiur u krijua nje peshtjellime frike tek Truqit qe ata nuk dinin nga te venin
Dhe ndersa turiqt pas goditjes filluan te organizohen perseri dhe te luftonin ne dy fronte …
Atehere Skenderbeu dha urdher , te futej pjjesa e trete e Ushtrise sone, qe do ju priste rrugene kthimit …
Aty me futejn e pjeses se trete te Ushtrise sone, Turqit u tmerruan fare ,(sic thote ky turku ne videon e tij)
sepse mendun qe ushtria e Skenderbeut do te ishte shume e madhe dhe ishin te rethuar nga gjithe anet, si
dhe per shkak te te papritures ,
turqit u larguan ne rremuje e hutim nga fusha e betejs dhe iken e u shperndane komplet te c’organizuar duke marre arrtine…. Dhe cdo gje mbaroi
Kjo ishte nje fitore gjeniale e gjenise se Skenderbeut
Dhe mer akoma me shume vlera vertetesie ne syte tane ,
sepse tregohet nga nje turk ne videot e tija ..
Sepse duhet te kemi parasysh,
qe turqit kur flasin per Fitoret e Skenderbeut mundohen ti zvogelojne ato ne madheshtine dhe gjenialitetin e tyre, dhe mburin sulltanet e tyre ne menyre qesharake fare .
Une kam lexuar nje historian turk, per Skenderbeun dhe ai mundohej ti zvogelonte fitoret e Skendebreut,
Por per ato fitore te Skenderbeut flet e gjithe historia Europiane,
dhe biles flet edhe Kongresi Amerikan,
i cili e quan Skenderbeun jo vetem nje Gjeni ushtarak por edhe nje diplomat te shkelqyer ,
kur para disa vjeteve i dha Skenderbut nje Dekorate dhe ku flitej per gjenialtietin e Skenderbeut ne fushen Ushtarke dhe Diplomatike
pool decima kam lexuaar qe ka akoma analfabete si ty ;;; nuk i besonje syva po ja realiteti ;kam lexuar italish frengjishte per skenderbeun por ti qe je nje coban turk sma ha endja te kesh lexuar mesaur historine ;; edhe napoleon bonoart e ka ngritur ne qiell skenderbeun ;;;bonopart ;; ishte nje paysan NORMANDIE . MERCI
Do hiqni dore nga llafollogjia boshe ju pallavraxhijt e institutit Max-len. “Manovra Strategjike,duke krijuar epersi te thelle taktike,krijimtari ne shkalle taktiko-teknike,si nne cilesite morale dhe ne shkalle tekniko-profesionale,strategjike” pordhe me grese,.
Care jane kto mor artikullshkrues?
Cfere mysybetesh ke shkruar or strateg lloqesh!
demo qe po te flet ,te clirohesh nga strategjite boshe ,ka lexuar VETE SKENDERBEUN.
Skenderbeun njeri,,jo Skenderbeun cudi,,
Jo ate Mitin,Legjenden,qe e fryjne kokeboshet,por Skenderbeun e vertete.
Nje ushtri prej 8 mije luftetaresh nuk mund te matej kurre me 80 mije,150 mije dhe te hapte beteje frontale.
Betejat e Skenderbeut kane qene te ngjashme me sulmet e ushtrise vietnameze kunder trupave Amerikane.Sulmo dhe terhiqu.
Kete e ka lene vete Skenderbeu ne rastin e Rrethimit te Sfetigradit.Kur u gjind i rrethuar nga kaloresia e shpejte turke,,perkunder deshires se ushtrise per tu ndeshur,i thote ushtareve:-Me mire lini ketu turpin e Skenderbeut,se sa KRYQIN e Skenderbeut!
,dmth.Futjani vrapit se na kapen!
Skenderbeu eshte i besueshem vetem po ta gjykosh si mjeshter te luftes partizane
Ne 80% te fitoreve,sekreti i suksesit te Skenderbeut ishte VRASJA OSE KAPJA ROB E KOMANDANTEVE TE ARMIKUT.
Per kete ai angazhohej vete ne krye te gardes krutane me 2 mije luftetare te regjur nga me te miret qe kishte bota ne ate kohe.Keshtu vrau Jakup beun,Sinan pashen,kapi rob Hamza Kastriotin,kryekeshtjellarin e Tranit ne Itali,Picininon,,etj,.Sepse Skenderbeu e ka lene me goje:Kur keputet Koka,Trupi bie vete.
Kur ndizet gjaku ne beteje,Skenderbeu eshte me pak shqiptar se e gjithe ushtria.Shqiptaret kur jane ne yxhum humbasin toruan dhe bien ne kurthe.
Skenderbeu nuk e lejonte ushtrine te sulej qorrazi pas armikut,pa i kontrolluar VETE pritat(ne krye te gardes se tij)Nga entusiazmi i fitores humbi 8 komandantet e tij me te mire ne betejen e Vajkalit.
Pas vrasjes se Ballaban Badherit u detyrua te degjoje ulurimat e ushtrise qe nuk mbahej,,Me shume nga te gjithe therriste Leke Dukagjini:Embe Ta!
Dukagjinet kishin qene kundershtaret me te eger te Skenderbeut per 20 vjet,e kishin sabotuar,i kishin ngritur kurthe per ta vrare,dhe ne fund u bashkuan me te.A munjd te sulmoheshin me 8 mije vete nje ushtri prej *0 mije vetesh,pa komandantin e tyre.
Skenderbeu ishte nga ata qe nmuk fluturointe me pras ne by…Por Leke Dukagjini therriste:Embe ta!
Atehere Skenderbeu i leejoi te nnderkryerit te sulmonin ca cadra ne fushe te Tiranes,pa u futur ne grykat e Krrabes,ku ndodhej Ushtria turke ne terheqje,sepse do kishin lene kockat.
Gjenia ushtarake e Skenderbeut qendron ne ate qe SULMONTE KUR NUK E PRISTE ARMIKU dhe terhiqej kur nuk i bihet murit me koke..
Ky thote burimet ekonomike te furnizimit te ushtrise..
Skenderbeu nuk kishte kazana si ushtria turke.
Parimi furnizimit te ushtrise se Skenderbeutn ishte:-Merrni buke me vete!
Furnizimi i ushtrise ishte PLACKA E ARMIKUT!
Skenderbeu beri edhe beteja frontale. Njera nga betejat frontale ishte edhe Beteja e Torviollit. Kur turqit osmanllinj kishin forca teper te medha, sic ishte rasti me rrethimin e pare, dyte dhe te trete te Krujes, Skenderbeu i ikte betejes se drejteperdrejte, por Skenderbeu nuk e kishte problem perballjen direkte nese turqit kishin dyfishin e ushtrise arberore.
Ja se si e paraqesin turqit ne nje dokumentar luften e Torviollit :https://republikapost.com/2020/12/03/dokumentari-turk-per-skenderbeun-ai-i-mposhti-ne-cdo-beteje-ushtrine-otomane/
Kush do të mësojë art ushtarak, në akademinë ushtarake në Stamboll, janë të gjitha strategjitë e Ushtrisë Osmane.
Po mbetët duke lexuar këta, mish për top përfundoni
Foli mishi i topit tw sulltanit!