Java e dytë e vaksinimit në Shqipëri, Manastirliu zbulon shifrat: 447 mjekë janë të mbrojtur nga COVID

J L

Ministrja Ogerta Manastirliu ishte e pranishme ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ aty ku ka nisur java e dytë e vaksinimit anti Covid.

Sot do të marrin dozën e parë mjekë dhe infermierë të tjerë.

Manastirliu bëri të ditur se në total janë 447 mjekë të cilët tashmë janë të mbrojtur nga Covid pasi kanë marrë vaksinën Pfizer.

“Është një ditë e bukur se ne vijojmë me planin tonë të vaksinimit. Kemi arritur që në total të vaksinojmë 447 mjekë total, që janë në vijën e parë të vaksinimit. Vaksinimi do të vijojë sipas planit”, shprehet Manastirliu.

Manastirliu deklaroi nga Qendra e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania” se përveç kontratës me Pfizer, pritet këtë javë një përgjigje nga COVAX për kohën e lëvrimit të vaksinave të para.

“Do të vijojmë me administrimin e vaksinës sipas planeve tona, qoftë përsa i përket marrëveshjes me Pfizer dhe gjithashtu edhe marrëveshjes me Covax-in. Do të kemi një informacion më të detajuar për lëvrimin e dozave të Covax, shpresojmë brenda kësaj jave, për të vijuar pikërisht edhe me planin tonë të vaksinimit për kategoritë e riskuara, që janë mjekët dhe infermierët, gjithashtu me vaksinimin e të moshuarive në Shtëpitë e të Moshuarve si edhe me vaksinimin e kombinuar duke vijuar me të moshuarit mbi 75 vjeç”, tha Manastirliu.

Kryeministri Rama shkruan në Facebook se vaksinimi do të vijojë sipas planit.

“Ministrja Ogerta Manastirliu me mjekët dhe infermierët e pavionit COVID të Pediatrisë Infektive, të cilët nisën javën e dytë të vaksinimit antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania 447 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës janë sot më të mbrojtur ngakoronavirusi i rrezikshëm, ndërsa do të vijojmë me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID”,  shkruan Rama.

Vaksinimi në Shqipëri kundër Covid ka nisur javën e kaluar.

E para që mori dozën ishte mjekja Najada Çomo, më pas kryeministri Edi Rama, e më pas mjeku Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *