Fatmirësisht në Kosovë, vijon të ketë një rënie të numrit të viktimave dhe të të infektuarve nga COVID.
Autoritetet njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një pacient me COVID-19 ka humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1,377 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 267 raste.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 56,118 raste me Covid.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime.
j.l./ dita
