Të zhveshur në -22 gradë!

anazapta

Aktorët e shout humoristik Portokalli janë parë në… Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktë në Detroit. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por këta të fundit së bashku me disa miq të tyre kanë arritur që gjysmë të zhveshur të pozojnë për aparatin fotografik. Një pjesë e mirë e SHBA-ve janë përfshirë këto ditë nga i ftohti ekstrem. Doni të dini sa kanë qenë temperaturat gjatë shkrepjes së fotografisë? -22 gradë celsius…!

Marrë nga Facebook Spy – rubrikë që botohet çdo të shtunë e të dielë në DITA

nga portokalli per dita 22

Share This Article
46 Comments
  • Përshëndetje DITA. Jam një shikues i rregullt i programit televiziv “Portokalli”. Me humorin dhe satirën e tij thumbon dhe argëton. Por në ndonjë rast krijon situata të tilla që programi bie nën nivelin e kërkesave që i kanë vënë vetes organizuesit, ndonjë personazh mbetet aq skematik sa ta prish krejt humorin e shfaqjes.

    Më konkretisht, më duket se aktori Altin Azizi, në kohën që i është lënë në dispozicion, ka marrë përsipër të anatemojë gjithçka nga e kaluara, të fyejë, të përçmojë e të baltosë gjithë atë periudhë.. Për ne që kemi jetuar në atë kohë, po edhe për të rinjtë që e shikojnë me maturi e kujdes përmes analizave pa emocione, ajo kohë ka patur jo pak gjëra pozitive, inspiruese, frymëzuese.

    Për ilustrim, po ndalem në dy detaje: Ai kritikon aksionet e asaj kohe. Por nëse i ballafaqojmë këto aksione me jetën e të rinjve sot duke e trullosur kokën në lokale nate e dite me pije dhe drogë, duke tymosur duhan, a nuk kishin vlera ato aksione?

    Në një natë tjetër aktori në fjalë lëshon shigjeta helmëtare për këngët që këndoheshin në atë periudhë. Nuk e di se çfarë e shqetëson aktorin te kënga “Grurë dhe këngë”?! Mos është më e bukur kënga “Kalle-Kalle sonte” apo “Të dua kurvë” etj. si këto?

    Pa vijuar më tej me dukuri të tilla, mendoj se është detyrë edhe e regjisorit të shfaqjes që me mjetet artistike të skenës të mos shtrembërojë të vërtetën, të nxisë ecjen përpara që humori të jetë sa më i shëndetshëm, që secili të gjejë veten, jetën, mendimet dhe ëndrrat e tij. Në ketë kuadër, edhe një sugjerim tjetër, mbase duhet që herë pas here të gjenden edhe forma të tjera që shfaqja të mos mbetet monotone.

    • Po pse merzitesh or burre –Keta jane ca njerez qesharake qe bejne humor karagjozi …..dhe nuk ua mer njeri per baze ato qe thone, se keta e rezatojne 1 ore larg
      qe jane njerez injorante ne ekstrem dhe dava rrembythjesh…..

      Keta jane te neveritshem ne cdo gje

      Ku marin vesh keta se c’eshte kenga ..?–Keta jane produkte te pisllekut shqiptar
      qe ka 23 vjet dhe po ju mer frymen shoqerise shqiptare …dhe po i diskretion neper bote …

      • Eshte nje e vertete qe brezi i babait tim nuk e pelqejne fort Gent Harizajn sepse u kujton rinine e tyre qe per ata ishte e vrullshme e me ideale, ndersa sot ajo kohe duket shume qesharake dhe pershkrimi i aktorit eshte tejet realist.
        Po nga ana tjeter ky personazh godet edhe me teper rinine e sotme qe s’ka asnje ideal, eshte kthyer ne produkt komercial, gjithe bota e tyre eshte televizioni dhe interneti, hashashi dhe armet.
        Mua personalisht me pelqen personazhi i tij dhe Portokallia mbetet emisioni me i mire i humorit tejet aktual, i pasur me personazhe te talentuar, balet modern, kenge dhe batuta. Nuk krahasohet aspak me programet e tjera simotra. Une edhe kur s’mundem ta shoh te dielen ne TV hyj ne internet dhe s’e humbas asnjehere ate.
        Gaz Paja eshte nje nga personazhet vital te asaj shfaqje, por edhe Salsano Rrapi e zvendesoi me se mire Agron Llakajn aq sa nuk te krijohet me keqardhje pse ky i fundit iku nga Portokallia.
        Nga ana ime Portokalli dhe Top Media meritojne respektin me te madh per programacionin dhe produktet qe i kane sjell tregut radio-viziv ne Shqiperi. Kane qene dhe mbeten me te miret, respekte.

      • Ne kohen e Enverit jetonim si majmune te varfer , pa te drejte fjale, te veshur njesoj, vetem me bicikleta, dyqanet bosh, pa turizem jashte shtetit dhe shume gjera te tjera qe nuk i kishim

  • Jam dakord me Zotin Abazi, kjo eshte e vetete, dhe me sa shoh une kritika e tij ka te beje me dashamiresine qe ai ka ndaj ketij kanali gjigand sic eshte TOP CHANEL.
    Por dua te shpreh modestesisht edhe disa mendime.

    Jemi ne demokraci dhe kushdo eshte i lire te konsumoje ose te mos konsumoje mallrat qe hidhen ne treg. Ajo qe perpiqet te beje ky Azizi nuk do te thot se ka qene pikerisht keshtu, por kini parasyshe qe ka kaq vite qe nje program si Portikalli shfaqet 1 here ne jave dhe mundesia per te sjelle gjithnje produkte te mira vjen duke rene. E verteta eshte se ky emision, me gjith perpjekjet e medha te ketij stafi po shkon drejt fikjes, por shpresen e kemi se me nje emision tjeter te ngjashem ne do gjejme perseri ate humor qe deshrojme.
    Une mendoj se edhe ky Azizi besoj se nuk pretendon se ka sjelle ate humor te fuqishem sic na e kane sjelle koloset e humorit si Koco Devole, Cekja, Agron Llakaj, Agim Bajko, Behar Mera e shume e shume te tjere te cilet mbesin ne fondin e arte te humorit ne vitet e demokracise.
    Sa i takon asaj se ka qene ose jo keshtu ne te kaluaren, sic e paraqet ky Azizi, kupto se ka njerez qe nuk e pelqejne kete qe ben Azizi, por ka edhe te tjere qe kane prirjen qe cdo gje e para viteve 90 ka qene e nxire, Ca ti besh.
    Ne ne fakt nuk duhet te harrojme te kaluaren por duke u marre shume me te, e shohim se na kalojne para hundeve gjera te tmerrshme qe ne nuk i kemi pase para viteve 90 si droga, prostitucioni, vjedhjet me maska e arme, grabitjet, vrasjet, perdhunimet, gjakmarrja,korrupsioni, krimi i organizuar, analfabetizmi tmerrues, ryshvetet, e te tjera te ngjashme,
    Une vetem kete do i thosha ketij Azizit “Mire se ne te rinjt e asaj kohe paskemi qene kaq budallenj sa, sic thot ai krekoseshim me shenjat “SULMUES” qe merrnim ne aksione, e te tjera cka do thot se ne e kemi bere keq detyren si brez i asaj kohe, po ti Aziz e te tjere Azize a jeni te sigurte se brezat qe do vijne nuk do tallen me ju sic po talleni ju sot me ne.

    Do ishte e njerezishme qe ky Azizi te ishte me i kursyer me brezin tone te asaj kohe sepse ka nje te vertete se per ne ishte e pamundur te benim nje dicka per shkak te sistemit, ndersa per ju te rinjt e sotem pergjegjesia do jete 100 fish me e madhe dhe do jeni te turperuar para brezave te ardhshem pasi ju sot nuk ju pengon asnjeri (jemi ne demokraci) qe te mos ndodhin ato qe rendita me siper, qe jane ku e ku me turperuese se sa te shkosh ne nje aksion te besh rruge, brezare apo hekurudha qe ne i lame aty.

  • Ke plotesisht te drejte z,Abazi,e keqja e ktij Azizit eshte se paraqitet skematik,me teper si barsaletaxhi snob, pordhac,se sa aktor i humorit.Ai stonon me pjesen tjeter te aktoreve te talentuar.

    • Ne shtepine time televizori hapet vertem tek TOP CHANNEL-i dhe DIGITALB,por per SPEKTAKLIN E “PORTOKALLISE” ka thene shpesh,se ORGANIZATORET ,ne pergjithesi KANE DESHTUAR!!!
      PYES:
      – A ka njeri kompetent ne kete TV gjigand,qe te gjykoje se ,qe te japesh NJE SHFAQJE NE JAVE,duhen te angazhohen te gjithe SKENARISTET,REGJIZORET DHE HUMORISTET e Shqiperise me materiale TE FRESKETA ku njerezit te QESHIN ME GJITHE SHPIRT,sic na benim dikur estradat e qyteteve!!!
      Gjykoj:
      -Regjizori dhe skenaristet,jane perfundimisht te LODHUR E TE SHTRYDHUR PLOTESISHT dhe per momentin,po VEGJETOJNE,sa per te marre rrogen!!!
      Kur gjejne,ju lumte!!!
      -80 deri 90% e aktoreve e kane konsumuar veten dhe jane bere me keq se AMATORET E KOOPERATIVAVE BUJQESORE!!!
      Ne kete emision e QESHURA DHE HUMORI KANE MARRE FUND!!!
      Nuk behet humor me skece te tilla, diletante,qe imitojne se si SILLEN SHQIPTARET APO TE HUAJT NE AUTOBUZ!!!
      Se si komunikon nje nene qytetare apo fshatare me kerkesat e vajzes se vet!!!
      – Idiotizem eshte skeci i BERBERIT!
      -Ajo vajza,qe imiton kamarieren vlonjate,te ngjall KRRUPEN me menyren banale te zhargoneve labe!!
      Te isha BEQAR,kurre nuk do te martohesha me nje VAJZE VLONJATE,,kaq keq i prezanton kjo vajzat e Vlores!!!
      -Te punesuarit ne PORTOKALLI,si “edukatorja shtrigane”,”Berberi SHKODRAN”,”vlonjatja”,ersekari e ersekaret”,’mjeku psikiater”,ky Altin Azizi,etj duhet te SHPORREN nga shfaqja!!!
      -Me e keqja fare u takon regjizorit dhe skenaristeve,qe,per te MBULUAR PA AFTESINE PROFESIONALEDHE ARTISTIKE,i japin SKECET,cdo jave si me SERI!!!
      Po ai skeci me KAPON QE KA DY FEMIJET NE KARROCE,ku e ka humorin????
      Jo vetem qe nuk ka humor,por edhe te jepet cdo jave,sikur edhe CAPLINI te ishte,do merziteshim!!!
      Zoterinj PRONARE DHE ADMINISTRATORE TE TOP-CHANNEL-it!!!
      Te ishte gjalle i ndjeri,i MADHI,Dritan Hoxha,do TURPEROHEJ me ju,qe e keni BERE PORTOKALLINE SI ASTRADE FSHATI!!!
      Po mire,more regjizor,Basha,ne Shqiperi vetem ROMET,TE DROGUARIT,TE CMENDURIT,POLICET,EDUKATORET EGERSURA,Berisha dhe Edi Rama etj mund te bejne humor!!!
      A i keni bere pyetje vetes:A KA KULTURE HUMORI I JUAJ???
      A TE BEN TE MENDOSH E REFLEKTOSH NDAJ REALOTETIT MATERIALET TUAJA???
      E them me bindje te plote”
      HUMORI I FIKS FARE ,qe jepet per dite eshte 1000 here me i MIRE se ky i juaji!!!
      MERRNI KOCO DEVOLEN,PELLUMB KULLEN etj,qe te ngjallni humorin tuaj e tonin!!!
      Skecet e fillimit te pas 90-tes ishin BRILANTE dhe kure nuk i afrohen pacavureve,qe ju na i servirni per HUMOR!!!
      HIQNI DORE NGA SKECET SERIALE se na CMENDET!!!
      SKECE si ato,qe beni ju nje here ne jave dhe i vazhdoni me seri tere sezonin,JAM I SIGURTE,qe i ben cdo femije i NGUJUAR pa shkolle!!!
      Efendohuni sa te doni,por me te ofenduar jemi ne,qe ju shikojme,se kemi RESPEKT PER VEPREN E MADHE TE DRITAN HOXHES,qwe ju e turperoni!!!
      SHKURT:
      PORTOKALLIA ESHTE EMISIONI ME I DOBET( opo skandaloz) ne te gjithe programet tuaja!!!
      Keshille: Kush ju pagoi,qe bete ANTIREKLAME per mallrat kineze,qe per turpin tuiaj,kane zaptuar tereboten???
      Po te TALLENI ME PARTIZANET DHE LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,kush u ka paguar???
      Askush nuk TALL HERONJTE E VET,qe kane bere luften per CLIRIM ,ndersa ju silleni sikur te jeni bijte e bashkepuntoreve te pushtuesit!!!
      Po le ky Altin Azizi,nje cope sharlatan injorant,qe kerkon te beje humor me ca LLOGJE KAVAJE banale tek rrugica e lagjes se vet!!!
      Boll e shate “NJEROIN E RI SOCIALIST”,se po ben kerdine sot “NJERIU I RI KAPITALIST”,qe edhe nenen e vet po e vret!!!

  • artikull i goditur me duket se portokallise po i iken ngjyra me keto skema megjithment MONOTONE eshte kohe gjumi kur degjohen keto gjera aspak te verteteta ne ate kohe e gjithe bota ashtu ka qene mos te themi dhe me keq.

  • hahhahhahahahahhahahahahahahahah
    lexuesi pensionist qenka shqetesuar hahhahahah
    po pse mor shok ,pse ???
    Do te dish te keqen e aksionit ???
    Eshte fare e vogel …sepse dhe mendja jote aq do kuptoje ..pra kjo e keqia e vogel quhet
    PRIVIM I TE DREJTES THEMELORE _LIRISE .
    Te pyeti kush ty mor shok cfare doje ne jete ,te pyeti kush a te duhej bunkeri ,te dha ndokush ndonje cope toke qe e punove gjithe jeten
    S’kishte te keqe ajo kohe ateher ??Po pse mor shoku zborist ,mos pate ndonje zgjedhje tjeter ti dhe shkove ne aksion ???
    Hap syte xhaxho dhe shiko se rinia sot zgjedh te jete e diplomuar dhe po shkelqen jashte aksionit tuaj …ka dhe nga ata te kafeve dhe droges …por cmimi i lirise nuk ka kufij .
    Sidoqofte te aksioni nuk kthehemi ….por mire bere qe shkruajte se do e shikoj Portokalline dhe une ..

    kam nje dajo qe 4 vjet per agjitacion propagande ja shkruajten se i tha ca …aksionisteve …

    Oooooo te dielen u martove dhe te henen ne aksion shkove …dhe ja krisi gazit …

    Portokallia per agjitacion propaganden e …grurit hahhahahah sa vjet do marri ????

    Kta jane marrosurr te gjithe …as te qeshin nuk dine !
    S’kane faj ,gjithe jeten “armikun ” luftuan …armikun shqiptar .

    • o i papune! shko shiko si rri Diamondi te 21 dhjetori mbushur me parazite si puna jote nga ora 8 e mengjesit deri 12 e mbremjes..humori te Portokallia nuk eshte vetem banal, por edhe racist…per te mbushur kohen, sjellin lloj lloj banalitetesh…

  • Moderator i dashur!
    NE SE TE KA DJEGUR KRITIKA IME,DAKORT,POR TREGON SE JE frikacak E JO medie e lire!!!
    Botoje komentin tim,mos ki frike,ndryshe lere ate pune!!!
    Spektakli i “PORTOKALLISE” ka marre fund!!!
    Dikur edhe estradat amatore ne fshatra kishin humor me te mire!!!

  • Veledini shkruan të vërteta te mëdha. Edhe mjaft komentues janë realiste. Per mua humori i portokallise po shkon poshte e me poshtë. Koha e kaluar ka vlera sa te duash,i pelqen apo nuk i pëlqen ndonje adhuruesi te “lirise pa kufij”? Liria pa kufij eshte me prane marrezise sesa lirise se vërtetë. Nuk eshte e nuk duhet te jete liria prodhuese antivlerash. Portokallia nuk po bën seleksionim vlerash. Eshte kthyer si “gabi” ku gjen nga te gjitha. Seleksionimi nuk ështe censure por proces qe duhet te ndajë grurin nga byku. Ne duam grurin. Kush do bykun le te veje atje. Popujt edukohen nga kultura e vertete dhe jo nga cdo lloj kulture. Kjo vlen dhe për portokalline. Portokallia po rrokulliset drejt bykut…? Do ta hanë bagetia për dimer! Nderime veledin abazi !

    • Zoti Zaimi, po te jap nje sekuence nga te medhenjte e estrades se Tiranes, ku duket se sa e thjeshte ishte skena, por cfare humori jepte, sa edhe sot po ta shohesh e shef me nostalgji, njesoj si ato filmat e hollivudit, qe i shef me dhjetra here dhe ke deshire ta shohesh perseri.
      Aktori kryesor Kaci, humorist i paperseritshem, del ne cepin e kasolles se rojes se ndermarrjes me nje cope derrase ne sup dhe i thote rojes qe po lexonte ZP-ne, a ta marr kete cope derrase te vogel. Roja e shikon derrasen e vogel ne supin e puntorit dhe i thote, merre se nje derrase e vogel eshte dhe zhytet ne leximin e gazetes.
      Dhe spektatori i shkri se qeshuri, kur pa se Kaci po ecte dhe gjatesia e derrases zmadhohej dhe döli qe ajo derrase ne supin e Kacit, ishte rreth tete metra, ku ne anen tjezer ishte nje tjter person, qe e mbante dhe iken, duke e lene rojen, ne qetesine e tij, duke lexuar ZP-ne.
      Nje sekuence e shkurter dhe plot humor, qe skenaristet dhe regjizoret e sotem, nuk jane ne gjendje, te na japin skece te tilla.
      Une jetoj shume me mire se ne diktature, por stresin dhe merzitjen e kam shume me te madhe se ne diktature.
      A nuk do te ishte mire qe panvaresisht kohes qe u realizuan shume vepra dhe objekte, ti gershetonim me arritjet e sotme?
      E kemi kete mundesi dhe ky mentalitet i te respektuarit te se kaluares sone, do te tregoje se ne dime dhe mbrojme ate qe eshte e jona, panvaresisht se kush udhehoqi, se hidrocentralet, rruget dhe shume vepra te medha dhe ne kulture, i realizuan shqiptaret jo diktatori.
      Jam shume dakort me artikullshkruesin dhe me te gjithe komentuesit dhe gjithashtu duhet qe TOP CHANNEL, te reflektoje dhe te respektoje te kaluaren tone, duke zbuar nga programet e veta, antikulturen qe sjellin disa qe vetem kulture nuk kane.

  • Portokallia ka mbaruar misionin. Kujtoni shfaqiet e para. Kishte humor dhe te qeshura. Sidomos shfaqiet e ketij edicioni lene shume per te deshiruar, kinse e bene me te shpejte, gati gati si nje film me xhiro te shpejta…
    Feniks e Zaimi kane te drejte. Nuk mund te shahet gjithçka e asaj kohe. Sa per dijeni, do ti kujtoja nje lloj DREAM se ne ate kohe e kane fillesen gjithe ngjarjet e medha kombetare. Telegrafisht po te them:
    -Ishim vendi me i prapambetur i Europes, gati gati si ne mesjete dhe vendi eci perpara…
    -Ne ate kohe u elektrifikua i gjithe vendi…
    -Ishim i vetmi vend pa hekurudhe
    -Ishim i vetmi vend pa aviacion ushtarak e civil…
    -Ishim i vetmi vend pa marine ushtarake e tregetare…
    -Ishim i vetmi vend pa Oper e Balet…
    -Ishim i vetmi vend pa teatro, estrada dhe ansamble…
    -Ishim i vetmi vend pa Universitet…
    -Ishim i vetmi vend pa Akademi ushtarake e te shkencave dhe te arteve…
    -Ishim i vetmi vend pa kinostudio e film shqiptar…
    -Ishim i vetmi vend pa shendetesi e njerezit vdisnin ne mase nga mjaht semundje kronike…
    -Ishim i vetmi vend pa arsim, 96% e popullates nuk hidhte dot as firmen…
    -Ishim i vetmi vend pa traktore e makina, lërohej primitivisht e transporti me kafshe…
    -Ishim i vetmi vend pa miniera, pa industri, fabrika e kombinate…
    -Ishim i vetmi vend me gjakmarrjen me te theksuar ne rajon e me gjere…
    Atehere pra e kane datelindjen gjithe keto tregues te mesiperm. Une do te doja te ishin qindra vjeçare, por nuk jane. Ato e kane datlindjen ne ate periudhe.
    Nuk dua ti numeroj bemat o DREAM te kesaj kohe, por do ta mbyllja me shkaterrimin e
    gjithçkaje te mire. Me nje arsim pertoke me blerje diplomash qe vendi do ta vuaj me breza. Po tani kulmi i “zhvillimit i industrise tone” eshte farat e lule diellit e misri i pjekur…

    • Tani ne jetojme shume me mire se ne sistemin tuaj KOMUNIST dhe bejme cfare te na doje qefi pa patur frike baballaret tuaj , drejtoret e kampit te perqendrimit me emrin Shqiperi.

  • Foto e shemtuar. Aktore me nje humor banal, e vulgar, aspak te dobishem per njerezit. Shyqyr qe nuk i hedh syte nga kanalet e shpifura televizive shqiptare.

  • I lumte aktoreve qe kane dale gjysem-nudo ne te ftohte, por te kishin ndjekur me mire shembullin e Kryeministrit Rama e te dilnin nudo fare si ai , pra si Rama ne fotot e gazetes Sot.

  • Hazizi nuk bene humor, por politike. Duhet kuptuar qe ne Shqiperi qe kur ka vdekur gazetaria, perpiqen ta bejne ata qe e quajne veten humorist. Shikoni Debatet po nuk qene te dy palet qe te grinden si qente per kerme, nuk zhvillohet debati. A thua se duhet pa tjeter te na perfaqesoje injoranca e PD dhe gallata mjerane e PS. Sikur ne kete vend te mos kete njerze te ditur.

  • Une nga kanali TOP shikoj vetem lajmet, Marin Memen dhe dosjeret, te Diellen dhe ndonje eskluzive, kurse te tjerat jane emisione bajat, sidomos ai emsioni i Dudushit dhe ai i Sokol Ballos (si ballo e ka bere emisonin). Renie e shabllonizem ka dhe emisioni i nenë Rudines, e mbaroi funksionin qe kur ia ben burrin zv/minister. Kurse Portokallia eshte bere si portokalle e prishur, me humor rruge me tekste humori te ndertuara me baracaleta halabakesh qe i degjojne na kafenera e furgonat e Bathores. Nuk behet 2 ore humor cdo jave nga te njejtit njerez. edhe qeveria i ben mbledhjet 1 here ne muaj qe i ka shkresa zyrtare dhe nuk na bejne dot per te qeshur. Djali i Luftaetarit ka mbetur tek humori fshataresk i babait, Gjini ka mbetur kallep pa asnje risi, aq sa ka filluar qesh vet me ato qe thote, si puna e “maestro” Agronit tek Pazari qe vet flet, vet qesh. Nuk e di kush i ben tekstet e protokallise, por duket qe me ato qe sajojne jane bere vet per t’u qeshur. Portokallia eshte bere tamam si estrada e Selenices se Vlores qe bente humor ronxho-ponxho per minatoret, kur ishte libretist Baxhul Merkaj.

  • I ka majmur TOP Channel me pagat qe u jep, qenkan bere gati per ti derguar ne thertore, ja kane kaluar ne peshe edhe Lopeve Laramane te Rraces Hollandeze. Do te jene bere tape me VOTKA dhe u eshte zene fryma, por si nuk qenkan zhveshur edhe nga poshte…..

  • Mbani hallet tuaja o popull !! Mos u merni me llafe koti. Ata e Kane ne terezi lerini rehat se ata ja kaluan ne amerike per bukuri . Ngopuni me buke shikoni hallet tuaja sju vjen turp !!

    • Cfare arritje madheshtore tja kalosh mire ne Amerike………….Uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!

      (ESHTE IRONI KJO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *