Korçë, personat me aftësi të kufizuara: Ç’i duam festat, nuk kemi as bukë!

anazapta

Për paraplegjikët dhe tetraplegjikët e Korçës nuk ka festë. Ata janë mbledhur sot para prefekturës për të protestuar për mungesën e përkrahjes së shtetit.

Me tabelat “Ne nuk duam festa, duam bukë”, “Të reagojë qeveria, po mendojnë vetëm për fëmijët e tyre”, “Jemi pa përkrahje nuk kemi para për të blerë ilaçet”, ata kanë sfiduar temperaturat e ulëta herët në mëngjes para prefekturës. Personat me aftësi të kufizuara në Korçë kanë kërkuar që qeveria të ndihmojë këtë kategori qytetarësh, të cilët kanë nevojë më shumë se të gjithë për përkrahjen e shtetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *