Sërish, të gjithë përballë Ramës!

J L

Shehi edhe Ndoka,

stoikë qëndruan,

më në fund një vend,

në listë siguruan!

 

Stoikë pranë Lulit,

në Shtëpinë Qendrore,

servilë të spikatur,

shkalla sipërore!

 

Opozitë e gjatë,

partitë u janë tretur,

as ata s’e dinë,

në vathë ç’u ka mbetur!

 

Një gjë për të dy,

është e vërtetë,

pa pasur parti,

bëhen deputetë!

 

Hidhe ku të duash,

Ndokën tek ky vend,

rrjedha do ta nxjerrë,

gjithnjë në Kuvend!

 

Niveli i Ndokës,

s’është aq ulërimë,

kur rreth tij-të tjerëve,

nivelin u’a dimë!

 

Shehi është dhe sot,

zero si më parë,

i ka mbet veç emri:

“Zhvillim Kombëtar!.”

 

Duka kësaj radhe,

duket më i qetë,

se vendin në listë,

e ka gjetur vetë!

 

Dhe pas këtij Prilli,

ne për atë burrë,

se sa vota merr,

s’do ta dimë kurrë!

 

Dhe Fatmir Mediu,

nëse vetëm del,

fatin do ta ketë,

fare kaçurrel!

 

Fare kaçurrel,

është figurë poeti,

që shqip do të thotë:

“S’merr kokërr deputeti!.”

 

Se dhe kësaj radhe,

e tillë është formula,

nëse del më vete,

të humb fare vula!

 

Këta janë për Lulin,

katër moskétjerë,

në oborr të SHQUPIT,

presin dhe të tjerë!

 

Éshtë pak e çuditshme,

dyshja që na ngeli,

çam Shpëtim Idrizi,

grek Dule Vangjeli!

 

Natyrisht që Luli,

do t’u japë një dorë,

të dy miqtë e vjetër,

do konkurojnë në Vlorë!

 

Luli shumë parti,

do ketë si ngahera,

shto gjashtéshes që thamë,

nja njëzet të tjera!

 

Shto dhe LSI-në,

që s’vjen kot vërdallë,

të gjithë e të gjithë,

veç Ramën përballë!

 

Dhe pse dyzet e ca,

kundra Ramës janë,

fitoren në xhep,

dihet që s’e kanë!

 

Para katër vjetësh,

po kështu kanë qenë,

dhe “bashkimi i madh”,

tollumbin ka ngrënë!

 

Luli mund ta sosi,

sërish me të qarë,

sepse opozita,

është “pak” e përçarë!

 

A.DUKA

Share This Article
6 Comments
  • Nuk do ta shikosh mor Duka budall,
    se c’fare ka ky Rama yt sot perball?
    Nuk ka opoziten mor jo fare aspak,
    por ka mbar kete popull or Torollak!
    qe ka 8 vjet qe vec Varferi u ka dhuruar,
    por ti ke syt ne bythe kete per ta shikuar!
    e ka mbush kupen e kudo e mbyt zullumi,
    ja dhe detin grekut ja fali se fundi Tutkuni!

    • Sa mirë ishim kur jetonim me fajdet e Vefës, Xhaferrllarit, Sudes dhe kompani. Futnim 1 dhe merrnim 10! He sikur të vijë përsëri ajo kohë. Jetonim si konta pa punuar fare! Se Ramë maskarai na i shkatërroi edhe të gjitha fabrikat, kombinatet dhe uzinat e vendit. Madje edhe kioskave iu vuri ferrën. Maskarai. Edhe detin e shiti. Mirë që ishte Gjykata Kushtetuese thuaj. Dhe pêr ttë vrarë ka vrarë maskarai, mu në mes të bulevardit, por nuk tregon. Hej sa të këqija kemi parê prej këtij Edi Ramës. Sa të vij Lul Matematiku dhe do dalim në selamet.

  • Nqs,keta duan nga nje vend sa te fusin koken,Mona e ka rritur pazarin.Kerkon 30 deputete nga Liswta e Perbashket. Ne vende te sigurta.
    Lulit i mbeten 10 te tijet.
    Prapa Listes jane keta si pun e Kacurrelsit
    ,qe do te tradhtojne perseri.
    Ec Rame,tall bythen me kete opozite,qe ke edhe 100 vjet do sundosh.

  • Edhe po te plase pushka
    Nuk ndal karvani me mushka
    Ska ci ben vote e pakices
    Skenderbeut dhe Mamices
    Kane aleance me dreqin
    Me Mit`hatin dhe me Pecin

  • Bravo Beni !

    Luli eshte djal i mire, prandaj i dhashe vjehrrit te tij edhe per zaptime dhe ndertime ilegale 17 milione Euro.

    Liken e zgjodhem Une me Lulin dhe eshte Presidenti me i mire qe ju shqiptaret keni patur ndonjehere.

    NUK E DI PSE POPULLI ESHTE VETEM PERBALLE MEJE.

  • “Homazhe në Bulevard, Rama vendos karafila të kuq në vendet ku u vranë 4 protestuesit më ’21 janar’”

    ““Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sido të vejë, jetët tuaja nuk shkuan dëm. Gjaku juaj shërbeu për të na treguar kush janë fytyrat e vërteta të Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit””

    “Sot më mirë ta mbajmë gojën mbyllur. Dhe t’ua lëmë kujtimin e tyre vetëm të afërmve. Ne të tjerët jemi bërë tashmë pjesë e krimit nga mosndëshkimi i tij”

    “Ju kam dhj..rë mu në reformë! Dëgjuat?!” Zemërimi i Pëllumb Kullës për 21 janarin pa ndëshkim: “Premtoni alpet, kur nuk ngjisni dot një pirg dheu!”

    “SHËNIM: Kur pandëshkueshmëria kthehet në standard ligjor. Mes krimeve që janë “të përjashtuara” nga Ligji i Dekriminalizimit është edhe 21 janari?”

    këto janë shkrime të gazetës ku ti bën pjesë si “Kolegjiumi i Redaksisë:
    Arben Duka, Bedri Islami, Janusz Bugajski (SHBA), Jorgo Mandili, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, Moikom Zeqo, Nasho Jorgaqi, Shaban Murati, Viktor Malaj”

    turpërohu o dukë për këtë paçavure “Sërish, të gjithë përballë Ramës!”!
    e bëhu të paktën sot me ne dhe kundër ndyrësisë së politikës!
    bëhu një ditë me ne, dhe bëj pushim nga zagarllëku!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *