Aksident në aksin Elbasan-Peqin, një vajzë në gjendje të rëndë

Ornela

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paper.

Shkak i këtij aksident dyshohet të jetë parakalim i gabuar i një prej automjeteve.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, mes tyre një vajzë e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Eshtë dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë vajzën nga automjeti i dëmtuar rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *