Meta nderon Dhimitër Anagnostin me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Ornela

Presidenti Ilir Meta dekoron regjisorin dhe kineastin e shquar Dhimitër Anagnosti me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në 85-vjetorin e lindjes së tij.

I emocionuar regjisori I njohur falenderoi presidentin dhe të pranishmit për këtë ditë të veçantë.

“Dua të falenderoj të gjithë me të cilët kam punuar që bashkë kemi lëvizur në të gjithë Shqipërinë për të realizuar filma. Kineastët bëjnë një vepër që jeton edhe në brezat që vijnë. “

Më pas bashkëshortja e tij, Roza Anagnosti lexoi dhe mesazhin që regjisori e kishte shkruar për këtë ditë.

“Në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi sepse nis të shohë më tepër brenda vetes se jashtë saj

Duhet të bëjmë kujdes në ndërtimin e jetës, ta ngrejmë kokën hera herës nga problemet e përditshme dhe të shikojmë yllin polar për të mos humbur drejtimin e rrugëtimit në këtë vend, e këtë truall ku brezat kanë derdhur energjitë fizike, intelektuale, morale e shpirtërore.“

O.J/DITA

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *