Bedri Islami: 14 shkurti, Kosova dhe liderët!

Ornela

Nga Bedri Islami

Një mik i imi shumë i afërt dhe i mirë, më shkroi dhe më pyeste se çfarë mendoj për 14 shkurtin, Kosovën dhe liderët.

Është një varg i Shekspirit, që në shqip mund të përligjet kështu, “Duke vështruar errësirën që shohin të verbërit”.

Përgjithësisht në Kosovë – në Shqipërinë londineze, po ashtu- na mungon një klasë politike që nuk influencohet nga joshjet, as nga frikësimet; një klasë politike që ushtron me kryelartësi privilegjin për të kritikuar administratën dhe që, pas një seance parlamentare, pasi ka thënë çfarë ka menduar dhe me forcë ka kërkuar zgjidhje, kthehet në këmbë nga salla parlamentare, e mbrojtur nga mirëbesimi i popullit.

Deri tani, në Kosovë, shefi i një qeverie ka patur fuqinë e një mbreti absolut, pa patur maturinë që duhej të kishte një kryetitullar.

Shumë gjëra kanë qenë të hallakatura, pa principe morale e kombëtare, të pakujdesshme dhe përfituese.
Të gjithë kanë spekuluar me fjalën “popull”, por tani, pikërisht populli duhet të thotë “Mjaft”!

Është e vështirë të qeverisësh një popull që del nga robërimi dhe është i përligjur padurimi i tij, pikërisht nga pritja e gjatë dhe shembulltyra që ka njohur.

Por, jo e pamundur.

Për të pasur një shtet të qëndrueshëm, mbi gjithçka tjetër, duhet që personat që qeverisin të demonstrojnë kreativitet, guxim dhe lidership.

Duhet që ata, pasi të jenë disa kohë liderë, të bëhen Prijës, pasi ka një ndryshim të madh, të pakapshëm , mes liderit dhe Prijësit.

Lideri është i përveçëm, prijësi është i të gjithëve!

Një shembull: Fehmi Lladrovci kurrë nuk ka qenë lideri i vetëm i një force politike, por ka qenë Prijësi i të gjithëve! Askush nuk u nda prej tij pa e ndjerë veten më trim!

Duhet të ketë qeveritarë të guximshëm, që të jenë në lartësinë e duhur, për t’u përballur me vështirësitë e paraqitura nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të veprojnë, jo për interesin e tyre vetjak, por për të mirën e përgjithshme.

Të jenë qeveritarë që nuk kanë droje nga dalja në popull, përkundrazi, ata të priten nga njerëzit për vlerat e tyre, të besohen dhe të shkohet pas tyre, që, edhe pasi ata të largohen nga postet – ndaj veprës së tyre të mbetet mirënjohja.

Liderë që bëhen prijës dhe nuk kanë frikë të eksperimentojnë, të drejtojnë dhe mbi të gjitha…të pyesin, të dëgjojnë, të bëjnë drejtësi.

Çdo komb në kohë krize evokon një mit kombëtar dhe figurën tradicionale të një heroi.
Për fat të keq ne kemi liderë në Kosovë, por jemi në pritje të një Prijësi!

Kam vënë re se jo pak herë djalli i kryengritjes merr pamjen e engjëllit të reformës!

Unë jam kundër verbërisë politike, kundër nënshtrimit dhe jo rrallë herë ne kemi pasur verbëri dhe nënshtrim!

E di se Albin Kurti do të jetë fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe shumë vetë do të duan të jenë kumbarët e tij!

Nëse nuk do të jetë në Listën e kandidatëve për deputetë , Lëvizja VV! do të ketë më shumë votues, sepse, veç atyre që presin kthimin e tij në krye t qeverisë, shumë të lëkundur do të priren drejt tij, si shpagim për klasën e vjetër politike, që u plak aq shpejt, saqë duket sikur ka qeverisur një mijë vite.

Dhe ka qeverisur turpërisht!

Mua, personalisht, nuk më pëlqen motoja e tij elektorale, “Krejt dhe Drejt”, më saktë nuk më pëlqen pjesa e parë e saj, për dy arsye,

e para, më kujton thirrjen e bolshevikëve në vitin 1917, “Krejt pushteti sovjetëve”, dhe Albin Kurti, sado i majtë të duket, ai në fakt është nacionalist i shkallës sipërore,

dhe e dyta, arti i bashkëqeverisjes është arti i së mundshmes.

Kam shkruar dikur se është për t’u çuditur, por kombet jo rrallë kanë zgjedhur përgjithësisht si figura përdalluese indidividë që nuk u ngjajnë shumë.

Pas luftës kjo ka ndodhur edhe në Kosovë.

Tani është koha e fundit që të ketë një përafrim të shëmbëlltyrës së kombit me atë të liderit!

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Share This Article
9 Comments
  • Problemi i politikanëve në Shqipëri dhe në Kosovë është se nuk janë idealistë. Të majtët mbrojnë interesat e klasës së mesme, me programe sociale, ndërsa të djathtët mbrojnë interesat e klasës së pasur. Këtë përcaktim, që respekton votuesin, nuk e zbatojnë politikanët shqiptarë. Nga ky shkrim, del që Kurti qënka i majtë! Por ai, bashkë me Osmanin, takohen me Berishën dhe të tjerët, që hiqen si të djathtë. Pra Kurti është akrobat dhe jo nacionalist sikurse e paraqet z. Bedri. Më kujtohet Nano kur thoshte se do të kopjonte Berluskonin dhe Bushin, kur të dy ishin të djathtë. Po kështu, shprehja e Ramës se shikonte përtej të majtës dhe të djathtës, pra në një « galaktikë » tjetër! Politikani duhet t’i qëndroj besnik votuesit që e ka sjellë në fuqi. Të tillë politikanë shqiptarët nuk kanë dhe kjo është arsyeja kryesore që nuk funksionon demokracia si duhet. Është e saktë shprehja e Moikom Zeqos që thoshte se kjo klasë politike është « protopolitike ».

  • Me ben pershtypje se nga analiste dhe gazetar te mirnjohur shpesh here i japi mbeshtetje edhe atije qe nuk duhet ti jepet.
    Kjo forme, si ne Kosov dhe shqiperi ka lene gjurm te thell negative madje edhe kane arrtiure qe ne vende qe te vejn vetullat, ken nxjerr syte.
    Ndaj Albin Kurti u more nje mase legjitime. Nje lired qe keron te behet lider dhe qe kerkon te jete ne krye te pushtetit nuk munde ti veje zjarrin Parlamenti te tymos siku ai Parlamente te ishte parlamente sllave ose serbe dhe jo parlament sahqioptar.
    KQZ beri nje ndales te ligjeshme.Ne vend qe kjo ndales te gjeje mbeshtetj ne te gjith hapsiren shqiptare mandje edhe ne shqiperim meme , tani na del Gazetari dhe e penalizon kete mase ne vend qe ti jape te drejte aitje Komizioni Qendro te Zgjedhjev qe beri nja akte mjafet te ligjeshe.
    Duk u ballafaquar me ligjin pa tjeter qe cdo veprim do te shkoj ne vendin e vet, pore fatkeqesishte edhe kure eshte narre nje mase ligjore kembanat ka reni si ne rastin Konkret te Bedriut.
    A do te jente nje shembull mjafte i mire qe edhe per shqiperi?Komision Qendrore i Zgjedhjev te pengoj figura te tilla qe te mos kandidojen madje edhe te perballen me ligjin.
    Kemi Gerdecin qe autoret vazhdojne te hjedhin hape per kandidim edhe perse Ambasadorja Amerikan per te disate here vazhdo te beje thirrje per ndalimin e atyre qe kan shkelur ligjet e shteti madje qe kan lyer edhe duarte me gjakun e shqiptarve.
    Ky ishte nje shembull per tu pergjithsuar per mire, pore Gazetari i mirnjohu Bedri vazhdon tu vuije ne ndihe te gjith atyre qe edhe perse kane ber vepra penale nuk pask gje te keqe pore duhet te vijojn sikure nuk ka ndodhur asgj.!

  • Me ben pershtypje se nga analiste dhe gazetar te mirnjohur shpesh here i japi mbeshtetje edhe atije qe nuk duhet ti jepet.
    Kjo forme, si ne Kosov dhe shqiperi ka lene gjurme te thell negative madje edhe kane arrtiure qe ne vende qe te vejn vetullat, ken nxjerr syte.
    Ndaj Albin Kurtit u more nje mase legjitime. Nje lired qe keron te behet lider dhe qe kerkon te jete ne krye te pushtetit nuk munde ti veje zjarrin Parlamenti te tymos siku ai Parlamente te ishte parlamente sllave ose serbe dhe jo parlament sahqioptar.
    KQZ beri nje ndales te ligjeshme.Ne vend qe kjo ndales te gjeje mbeshtetj ne te gjith hapsiren shqiptare mandje edhe ne shqiperin meme , tani na del Gazetari dhe e penalizon kete mase ne vend qe ti jape te drejte aitje Komiioni Qendro te Zgjedhjev qe beri nja akte mjafet te ligjeshe.
    Duk u ballafaquar me ligjin pa tjeter qe cdo veprim do te shkoj ne vendin e vet, pore fatkeqesishte edhe kure eshte narre nje mase ligjore, kembanat ka reni si ne rastin Konkret te Bedriut.
    A do te jente nje shembull mjafte i mire qe edhe per shqiperi Komision Qendrore i Zgjedhjev te pengoj figura te tilla qe te mos kandidojen madje edhe te perballen me ligjin.?
    Kemi Gerdecin, 21 Janarin dhe shume probleme te tjera , qe autoret edhe perse dihen ata vazhdojne te hjedhin hape per kandidim edhe perse Ambasadorja Amerikan per te disate here vazhdone te beje thirrje per ndalimin e atyre qe kane shkelur ligjet e shteti madje qe kan lyer edhe duarte me gjakun e shqiptarve.
    Ky ishte nje shembull per tu pergjithsuar per mire, pore Gazetari i mirnjohu Bedri,vazhdon tu vije ne ndihe te gjithe atyre qe edhe perse kane ber vepra penale nuk pask gje te keqe pore duhet te vijojn sikure nuk ka ndodhur asgj.!

  • Gjith pushteti i sovjeteve !! hehe o Bedri
    kur e thua per Albinin …
    Po Rama nuke ka gjith pushtetin e sovjetve ..
    Te kujtohet foto e djalit te mikut tend Hashimit kur krasiste pemet dhe fap te prersja e gersheres ishte koka e Kurtit sa mir per ty qe ishe keshilltar i Hashimit.
    Tani qe po vjen uragani Kurti ,Osmani
    do ju priten dietat honoraret si miq apo keshilltar te Hashimit.
    Me 25 prill iken dhe Ramuti qe ska len pushtet pa marr..

    • Supernacionalist,thote shkrimi per Albinin.,ai nuk synon te pushtoje popuj te tjere.Ai me VV kerkojne te mos preken kufijte e vendit te tij,ne nje te ardhme shqiptaret te mos kufizohen me shtete te ndryshem,Cfare te keqe ja ketu?
      Lufta kunder korrupsionit qe ka premtuar por dhe
      sinjalet e para qe i dha,eshte tjeter kerkese e shqiptareve te Kosoves.Pse kaq shume pengesa politike fitores se VV?
      Suksese dhe vetem suksese ne marrjen e pushtetit dhe realizimin e programit

      • O B esa Ca gjera duhet ti kuptosh dhe jo ti shikosh vetem ne siperfaqe. Ne ket lufte kunder Parlamentit te Kosoves nuk ishte vete Kurti pore edhe Ramush Hjerdini.
        E pave ti qe kure Ramushi u be Kryeminister ai e firmosi vete Kacerrin.
        Po si mendon ti se kishte deshire Ramishi per ta firmosur.Jo nuk kishte deshire pore ja imponuan ashtu sice ja imponuan Hanin e Elzite.
        Pra edhe Kurti po te ishte kryeministe do ta firmoste sepse ti je shte me mbikqyrje ngadekombetar dhe disa gjera nuk jan ne doren ton.
        Pra kurti eshte politikan pa vizion dhe nuk e kupton se c`fare vjet prapa tije. Ndej dhe perplsjet vazhdojn .Po si mendon ti se Kurti qenka me poatriote se Ramushi.? Harroje kete. Kurre Jo.!

    • Rames ja keni lene vete pushtetin,Rama nuk ja mori askute me zore pushtetin.
      Rama nuk u tha leni parlamentin dhe dilni ne rrug te madhe,
      Rama nuk u tha mos votoni ne zgjedhjet e pushtetit Vendore.
      Te gjitha keto i bene vete duka ja len villnetarishte pushtetin Rames.
      Askush nuk ka te drejte qe Ramen ta penalizoi perse braktise opozita parlamentin dhe pjesmarrjen ne zgjedhje.!

  • Ky shkrim nuk ka nivelin e shkrimeve te tjera te autorit. Eshte shkrim i hallakatur dhe pa rezultat. Nuk them qe ben mire qe jep “definicione” se c’do te ndodhe pas zgjedhjeve: Do te behen zgjedhje te tjera prape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *