Vaksinimi, miliarderi i njohur Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID

time
Bill Gates, Co-Chair the Bill & Melinda Gates Foundation shows a vaccine during the press conference. UN Photo / Jean-Marc FerrŽ

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, themeluesi i kompanisë Microsoft dhe miliarderi i njohur Bill Gates, ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Sakaq, Gates nuk ka dhënë detaje se cilën vaksinë ka marrë.

“Një nga avantazhet e të qenit 65 vjeç është se unë jam i kualifikuar për vaksinën Covid-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë dhe ndihem shumë mirë. Falenderoj të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në prova, rregullatorët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë që bënë të mundur zhvillimin e vaksinës,” ka shkruar ai krahas fotos në Twitter.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *