Festohet lindja e Krishtit, Rrok Mirdita uron besimtarët

redaktor

25 dhjetori është dita më e shënuar në besimin e Krishterë. Ajo shënon Lindjen e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

Mijëra besimtarë u mblodhën në mesnatë në katedralen e Shën Palit në Tiranë për të kremtuar meshën më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt nga Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkvi Metropolit i Dioqezës Tiranë-Durrës, i cili uroi të gjithë besimtarët katolikë për më shumë paqe, mirësi dhe dashuri me njëri-tjetrin.

Imzot Rrok Mirdita kërkoi në mesazhin e tij për festën që njerëzit ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të sakrifikojnë për të ngritur një jetë në paqe dhe bashkëpunim.

Katedralja  e “Shën Palit” në Tiranë ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve që pritën deri në ambientet  e jashtme për të kryer ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.

Pas ceremonisë, besimtarët u shpërndanë duke ndarë mesazhe për shumë paqe e dashuri mes njëri tjetrit. Festimet vijojnë më pas me drekën e Krishtlindjes dhe shkëmbimin e vizitave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *