Zbulohen 77 raste të virusit të Afrikës së Jugut në Britani, Hancock: Variantet e pazbuluara janë shqetësim

time

Sekretari shëndetësor Matt Hancock ka deklatuar për Sky News se është ende një rrugë e shumë e gjatë përpara se rastet e koronavirusit të jenë mjaft të ulëta për të hequr bllokimin në Britani.

Sipas tij, provat e hershme tregojnë se kufizimet e ashpra rreth Mbretërisë së Bashkuar kanë filluar të ulin numrin e infeksioneve të reja, por ai paralajmëroi që shërbimet e kujdesit shëndetësor mbeten nën një presion të madh.

Ai theksoi se është i shqetësuar për variantet e reja të COVID-19 që nuk janë zbuluar ende dhe pranoi se qeveria nuk është e sigurt nëse shkollat ​​në Angli do të rihapen plotësisht deri në Pashkë.

Hancock njoftoi se deri më tani në Britaninë e madhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës  75% e të gjithë njerëzve të moshës 80 vjeç e sipër dhe tha se Britania e Madhe ka bërë më shumë vaksina në tri ditët e fundit se Franca në total që kur filloi gara globale për vaksinimin kundër koronavirusit.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka identifikuar 77 raste të variantit të koronavirusit të zbuluar së pari në Afrikën e Jugut dhe lidhur me këtë, sekretari i shëndetësisë Matt Hancock tha se rastet janë të lidhura me udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne duhet të shqetësohemi mjaft, të gjithë ne, për këtë pandemi për të ndjekur rregullat dhe është kaq e rëndësishme që njerëzit të bëjnë. Këtë mëngjes kam dalë nga vetëizolimi im zyrtar, në të vërtetë nuk jam larguar nga shtëpia sepse nuk më është dashur”, tha ai.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *