Ismail Kadare ripropozohet për çmimin Nobel në Letërsi nga Akademia e Shkencave

J L

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përmes një komunikate në faqen zyrtare, ka bërë me dije se më 28 Janar, në nder të 85 vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare, do të mbahet në sallën “Akademikët”, veprimtaria shkencore me temë “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se po në këtë event Kadare do të ripropozohet nga ASH për çmimin Nobel në Letërsi.

Njoftimi i plotë i Akademisë së Shkencave:

“AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË DO TË ORGANIZOJË VEPRIMTARINË SHKENCORE “ISMAIL KADARE, SHKRIMTAR SHQIPTAR NË LETËRSINË BOTËRORE” NË NDERIM TË 85-VJETORIT TË AKADEMIKUT ISMAIL KADARE

#AShSh #Veprimtarishkencore #IsmailKadare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”. Veprimtaria do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”.

Në këtë veprimtari, fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi.

Më pas do të vijojë kumtesa me temë “Kadare në letërsinë europiane botërore”, që do të mbahet nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, z. Pirro Misha,  dhe më tej kumtesa e studiuesit të letërsisë shqipe, prof. Bashkim Kuçukut, , me temën “Kadareja në kritikën botërore, një paraqitje enciklopedike e ndërkombëtarizimit të veprës së shkrimtarit shqiptar; paraqitje e dy vëllimeve të para “Kadareja në kritikën franceze”.”

Pas këtyre kumtesave, do të jepet njoftimi për rikandidimin e shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin Nobel në Letërsi nga kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi dhe më pas do të çelet ekspozita fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Nje i moshuar Anglez,par shum vitesh,fitoi lloton sepse gjat gjith jetes se tij,kishte luajtur te njejtet numra,me shpresen se nje dit do ti buzeqeshte dhe atij fati! Te njejten metod po perdorim edhe ne Shqiptaret,kemi 30 vjet qe dergojm te njejtin emer,per cmimin Nobel,por Ismailit nuk po i del drita ne fund te Tunelit !!!

    • Je i MADH Edmond. SAKTE.
      Une e admiroja Shume Kadarene por, qe kur filloi te rishkruante veprat e veta te me pareshme me “shijet e kohes se sotme” ngela i zhgenjyer thelle.
      Njeriu duhet te kete karakter; ka qene ai qe ka qene.
      Rromanet e reja le ti beje ashtu si mendon tani.
      Megjithate, UROJ TA MARRE CMIMIN NOBEL, JO VETEM PER EGON E VET POR MBI TE GJITHA, PER VENDIN TONE.

      • Perpara ka rishkruar veprat e shkrimtareve qe u burgosen nga regjimi , fale Nexhimjese Ramizit qe i dhane free akses ne shkrimet e tyre ne arkivat e sigurimit tone,
        Mbas 90 shit , pa akses me n’ato arkiva ku u frymesuar, rishkroj veprat e tij!

  • hahahahaha ,
    ktu luftohet per me fitu pare Kagare ,
    sepse ato qe ka shkruajtur ai,
    jane shekuj larg Kulutres Europiane te Letersise
    ndersa per ne shqiptaret nji shkrimtare i rendomt kronolog
    e defetereve e protokolleve te Partis.

    Aaaaa se ju Azilja e Pleqve keni vendosur ti qendroni fanatike figures se bathlepirsit te perjetshem
    te ushkarit shvejt ,
    dhe boni tifo per Nastradinin e Partise ,
    perse jo
    hahahahahaha 🙂

  • Si Bashkemoshatar-atdhetar -ERMETAR,ndihem krenar, nga Ajo PENE krijime marre.
    Dite 1000-je i uroj…familiarisht.
    Ai cmim i MADH NOBEL-atyre krijimeve te VITEVE KREATYRE-duhej dhene…(me ato vite ngadhnjon)..

    Guri Naimit D (dh Xh.

    • Per hir se vertetes qe nenkupton vetem talentin e shkrimtarit I Kadare a meriton tash apo pas vdekjes titullin Nobel.them se eshte nje teme qe jo pak vite ka trazuar mediat shqiptare.Kam lexuar me gjysem endje veprat e tij deri ne fund vitin e dekades se viteve 1980-1990 .Them me gjysem kenaqsie se e dija fillimin,brendesine dhe e epilogun e cdo vepre te tij.vetem nga titulli ,pa filluar leximin e romanit te tij.Heronjte pozitive te veprave te tij ishin gjithmone Sekretare partie.antare partie te klasse fshatare apo punetore,kuadro teper te larte guxoi deri ne pershkrimin e jetes private e deri diku dhe intime te ciftit Hoxha kur diskutonin problemet qe ngrente ne Roman z.Kadare ( si ne vepren Dimri i vetmise se madhe apo Dimri i madh )Por dhe pse dija rrjedhjen e romanit te pa lexuar nga une akoma , s’mund te mohoj aspak se stili,frazat,romantizmi qe perdorte ky shkrimtar me pelqenin dhe njekohesisht e benin te dallonte nga cdo shkrimtar tjeter.Pra nje njeri teper i talentuar qe muret hermetike te atij sistemi absurd dhe shtypes ai vetem mundohesh t’i lyente me ngjyrat qe ja caktonin te ngjyroste .Tash a mundej atehere ai te kundershtonte e te mos pranonte te zbukuronte ate panorame rrenqethese te jeteses se fshatarsise e klasse punetore i dinte ai forcat e mundesite.Une them vetem se ate ikje spetakolare qe beri familjarisht ,arratisjen ne France.ishte teper e vonshme ,madje e panevojshme per kohet qe erdhen.Kjo kryengritje e tij duhej bere te pakten 1 dekade me pare se ai s’do te arratisej nga gardhet e kufiriit por si zotni me pasaporte dipllomatike qe dispononte. Ate e kane detyruar te arratisej se sa ishte e duhur, se ai duhej t’i dergonte mesazh rinise e popullit shqiptar qe te ikni si une sapo, , ,kufijte te hapen.Dhe a nuk u hapen plot 2 muaj pas arratise se Kadarese?? Sinqerisht nuk kam lexuar asnje veper te tij pas 1990 dhe nuk e dij se ne c’menyre e c’mase ai ka bere retushimin e veprave te tij.A do te marre cmimin Nobel?? Ndoshta pas vdekjes ose ….Ne jemi vec spektatore,le te presim.

  • I.Kadare nuk duhet te pranoje me te kandidoje per cmim Nobel,sewpse Komisjoni i atij konkursi kerkon ta POSHTEROJE.
    Emrat qe e kane fituar ate titull keto dekadat e fundit jane shume me poshte se Kadare,deri kengetare e textexhij qe nuk kane lidhje me Letersine.
    Nje Gje qe s`te respekton mos e respekto.
    Edhe Varesine e Kadarese nga ai titull e mirekuptoj.
    Kam 50 vjet qe tymos duhan.,R di qe eshte i demshem,,,

  • Kadare dhe sfida që fiton?!
    Unë dëshiroj dhe uroj që ambiciozi Ismail Kadare, shkrimtari ynë me i njohur midis letrarëve shqiptarë në botë ta arrijë atë që i takon me sfidë, jo duke e lënë atë në interpretimin subjektiv të veprës së tij më të mirë, apo të gjithë karrierës së tij letrare. Ripropozimi nga Akademia e Shkencave për Çmimin Nobel meriton të shoqërohet edhe me një ide të re aktuale që eklipson, meqenëse ai e ka akoma kohën e duhur.
    Gjykoj se shkrime e intervista si kjo e fundit nuk tregojnë për zhvillime të reja letrare dhe artistike, prandaj guxoj t’i sugjeroj atij si më poshtë:
    1. Lidhja formë-përmbajtje është esenciale kurdoherë.
    2. Objektiviteti dhe motivi janë baza e veprës që frymëzon edhe formën.
    3. Në këto raste sfidon tema aktuale si bazë që mundëson stile të ndryshme.
    Sot tema aktuale tepër komplekse është lufta kundër Coved-19 që i ka bërë autopsinë social-ekonomike-kulturore shoqërisë dhe shpirtit njerëzor në stadin aktual. Suksesi varet nga këndi i shikimit. Pushka top Ismail Kadare! Kasandra.

  • Nese doni nje shkrimtar shqiptar kandidat per “Nobel”,
    ky eshte Petro Marko me romanin “Hasta La Vista”. Ne dhjetor te ketij viti ka 30-vjetorin e vdekjes nga perndjekjet dhe mjerimi komunist!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *