Gjykata Kushtetuese rinis sot zyrtarisht punën. Gjykata do të zhvillojë seancën e saj të parë në orën 10:00, pas dy vitesh ndërprerje për shkak të “shkrirjes” së saj nga Vettingu.
Çështjet e para që do të shqyrtohen nuk janë as “30 qershori” (padi që kërkon shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019) dhe as prishja e Teatrit, apo çështje të tjera që kanë shkaktuar përplasje politike.
Sot më 26 janar është seanca e parë, ndërsa në Shkurt dy të tjera.
Sot shqyrtohet “shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”.
Për seancën tjetër bëhet fjalë për Durim Sufkën është një shtetas që i janë shkelur të drejtat. Kjo seancë do jetë më 11 shkurt, ndërsa në 4 shkurt do jetë seanca e shoqatës kombëtare Pronësi dhe Drejtësi.
j.l./ dita

DITA:GjK është në provë para popullit.Ajo duhet të shkëputet nga TUTELA e Sb dhe Im.
-Mos krijimi i GJL është e qëllimëshme nga KED,Presidenti..
me urdhër të S.Berishës.Pasi nuk janë të sigurt se krijojnë korumin në favor të tyre në GJK.
-Dhe Ambasadorja Amerikane përqafon Vitore Tushën-Kryetaren e KED-miken e Monës dhe të Argitës.Ky është kulmi i sabotimit të Drejtësisë për 4 vite.
-FLM DITA.