(Vijon nga numri i kaluar)
Ç’po këndon bilbili,
Zog me zë të dredhur:
“Ky koalicion
U bë për të vjedhur.”
Prapë vazhdon bilbili
Dhe s’ia fut katundit:
“U bë për të vjedhur
Dhe centin e fundit.
Hajdutit s’i dridhet
As sy e as vetull
Merr për pesë minuta
Sa unë në një shekull”.
Po këndon bilbili
Sa tund gjithë Përmetin
“Hapi sytë, o popull,
Shiko kiametin!”
Prapë këndon bilbili
Përmbi Trebeshinë:
“Hapi sytë, o popull,
Shiko batërdinë!”
Po këndon bilbili,
Nuk pushon një ditë:
“Po ngrihu në këmbë,
O moj opozitë!”
Ligjëron bilbili,
Dhe pse i sëmurë:
“Po s’u ngrite sot,
Mos u ngri më kurrë!
Po s’u ngrite sot,
Mos u ngri më kurrë,
Se e pe kusarin
Me zë e figurë!”
Po këndon bilbili
Në breg e në lumë:
“Me zë e figurë,
Çfarë duhet më shumë?!
Si nuk lot, o popull,
Nga mendja e kokës:
Na bënë kusarët
Turpin e gjithë botës.”
Po këndon bilbili
Sa tund gjithë Skraparin:
“Ta vrasim rojtarin
Që zuri kusarin!”
Prapë vazhdon bilbili,
Zogu sa një gogël:
“Fajin s’e ka Meta,
Por një çimkë e vogël.
Po një çimkë e vogël,
Që e zbuloi lojën
Dhe hajdutërinë
Keq i nxori bojën!
Ç’na bëre, moj çimkë,
Thonë të gjithë ata,
Na rrëzove Metën
Gjithë atë bina.
Na rrëzove Metën
Atë goxha burrë
Që në jetë të jetëve
Nuk do ngrihet kurrë!”
A.DUKA

Sorra sorres nuk ja nxjerr syte.
Hajduti hajdutin e respekton.
Perjashto dy presidentet,Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu,te gjithe pushtetaret kane qene hajdute.
Ik o arben be noi Pune senle nam me budallalleqe
Bilbilin e ngjire
O Arben me halle
Me ket milet budalla
Mjaft bythen e talle.
Punen Ben Duka e ka,
si servili i Ram mavris
dite e nate thur vargje,
ne sherbim te qeveris,
ze e mallko pushtetaret,
ketu e 8 vjet te shkuar,
ben qorrin vullnetarisht,
vjedhjet sot per ti shikuar,
ore ti Ben Duka ore servili i shkret,
ne byth te pushtetit nuk quhesh Poet,
per kete kategori si ti nje emer tjeter ka,
Sherbetor i pushtetit, pra kokerr Maskara!
Po kush te tha ty o i nderuri poet se Shqiperine e vodhen?
Pse therrisni UJKU,UJKU o gazetare,opinioniste,analiste etj kur CAKALLI PO BEN KERDINE?
Po si nuk keni thene nje fjale te vetme kur Pamfleti botoi te dhenat e Auditit te Brendshem te Bashkise se Tiranes dhe KLSH per qindra miliona euro korrupsion ne 28 ndermarrjet e Bashkise se Tiranes qe varen nga drejtori Taulant Tusha?
Shkruani per CAKALLIN e jo per rjepje hipotetike!
Pse nuk shkruani per vjedhjet gjigande qe po i ben qytetareve te Tiranes Bashkia qe mashtyron qytetaret e Tiranes se gjoja po i furnizon me uje te pijshem kur ai eshte i pa pijshem dhe per me teper i grabit se cmimin e ketij uji te piste e ka caktuar 8 here me te larte se cmnimi i energjise elektrike?
Pse nuk shkruani,qe kjo qeveri nuk ka rritur asnjehere pensionet per 8 vjet,nderkohe u ka falur gjobat dhe detyrimet e pa paguara oligarkeve dhe hajduteve qe nuk kane paguar per vite te tera dritat dhe ujin?
Pse nuk shkruani qe qeveria mire qe nuk paska leke per te rritur pensionet,po pse na i merr nga 20% me TVSH ne faturat e dritave dhe te ujit?
Pse nuk shkruani qe ne Yzberisht bashkia nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,lulishte,stola dhe tavolina per pensionistet,nuk ka shtruar rruget midis pallateve 10 kate ku banojne mbi 50 mije banore?
Shkruani ne mbrojtje te qytetareve e jo lajle lule sa per te hedhur tym!