Gafa e Bujar Nishanit/ Ngjela: Si mund të rrijë më President një individ i tillë?

redaktor

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar pas lajmit se Bujar Nishani ka ngatërruar Krishtlindjen me Pashkën.

Sipas tij, një individ i tillë nuk mund të rrijë më President.

“Shtypi njofton se Presidenti shqiptar Nishani, në urimin që ka bërë sonte për besimtarët kristianë në Shqipëri dhe jashtë saj, në vend që t’i urojë ata për Krishtlindjet, i uron për Pashkët. Fyerje më të madhe nuk ka për një popull kur Presidenti i zgjedhur prej tyre nuk di të bëjë dallimin midis këtyre dy festave. Në fakt, ai që e zgjodhi me 71 vota për President, domethënë Berisha, me të donte të fyente të gjithë shqiptarët; kurse befas, tani, me këtë urim kaq të marrë që ka bërë, janë shqiptarët që po tallen me të në të gjitha sofrat ku janë shtruar për të festuar. Turp. Por, pyetja është kjo: a mund të qëndrojë më President një individ i tillë? Nëse nesër do arrijë deri aty sa të kërkojë të falur për “një lapsus”, sigurisht që do mendojë se me shqiptarët mund të bësh çfarë të duash. Në të kundërt, që të mos jetë kjo gjendje dyfish fyese për shqiptarët, ai duhet të japë dorëheqjen, duke deklaruar se nuk është mirë mendërisht. Kjo, edhe mund ta shfajësojë…”, shkruan Ngjela në Facebook.

Share This Article
9 Comments
  • Ne nje spetakel, komiku i madh italian Totò, i veshur me kostum e pallto, i drejtohet publikut me urimin : Buon Ferragosto! Pra “Buon Ferragosto”ne dimer…….. O z. Ngela! edhe ti je problem, me duket se nuk di me qeshe kurre.

  • Bravo,Ngjela! Nuk je për sistemin partiak!Ta kemi thënë!Ti je për sistemin me “demokraci të drejtperdrejtë!”Sovrani mbi gjithshka!Vdekje partive politike dhe njeshave të tyre!” “Revolucion francez pa gijotinën,”ta kemi thënë! Je NJESH mes njëshit të madh Sovran! Mbaroi lufta e klasave,nuk ka me balliste-komuniste;socialiste-demokrate,monarkiste-saliistë, ka vetem qytetare,thote pak a shume, filozofi kontemporan italian,Massimo Cacciari-KlikowwwM.Cacciari.it- qe luftojne per Mirqenie,dinjitet,barazi ligji!” Mosfinancim partive politike,pergjysmim parlamenti,qeveri dhe parlament…i dale mga propozimi,im,yti,i atij,ketij,asaj,atyre…pluralizem mes nesh jo mes bandave partiake…”ka shumë i nderuar!Ti je afer,fare afer Levizjes Shqiptare 5 Yjet,vetvepro,antaresohu si une,si te gjithe ne;nuk ka seli partie,kuota,kryetare,sekretare;shtepia jone është Webi,klubet ne rrugice,lagje,qytet!Vepro!Njesh je ti,une,ai,ajo!Simotra jone e madhe M5S ne Itali,France,Gjermani,SHBA,Japoni,Angli!…Viti 2014,viti i madh i SOVRANIT! Ti,mundesh!Ti je NJESH,une jam njesh,ai është njesh!…Akt Nov!

  • ky ish oficer i zhveshur nga te gjitha cilesite dhe virtutet qe karakterizojne ushtaraket,eshte kthyer ne nje tellall ordiner i padronit te tij , KARADUZIT TE URES KAMENOS .Une,Karaduzi dhe Jarua jemi rritur dhe edukuar si ateist. Keshtu jaron mos e ngakoni me faj per gafa te kesaj natyre.Vecanerisht tani qe eshte i paralizuar nga trupi dhe trute ….Me rastin e festave te fund vitit i uroj gjithe te mirat dhe te mos dale me ne intervista e konferenca

  • 0 NG.ELA lexoje mire pershendetjen e presidentit, se ai uron krishtlindjen ,ne menyren e tij dhe jo pashket o pall, ai ne asnje fraze nuk permend pashket

  • Spartak, si avokat, trajto problemin se pse mazhoranca qeverisese nuk merret me korigjimin e deformimeve qe Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hajdutet e cetes se tij kane bere ne Kushtetuten e RSH, duke zgjedhur kupolen me te larte te shtetit me 70+1 vota ne Kuvendin e Shqiperise. Pastaj Nishani fluturon zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *