EMRI: U gjet 400 metra larg makinës, kush është 23-vjeçarja që humbi jetën në Vlorë

time

Aksidenti i mbrëmjes së sotme regjistroi një viktimë dhe fjala është për shtetasen 23-vjeçare, Anxhela Çapo.

Ndërkohë ka mbetur e plagosur dhe bashkëudhëtarja e saj 22-vjeçarja Silvana Muho, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *