FOTO: E rrallë në Tiranë, Bashkia detyron ‘të fortin’ e lagjes të rivendosë vetë tabelën rrugore që kishte shkulur

redaktor

Banorët e rrugës “Gjin Gjergji” në Selitë janë ankuar dje në redaksinë e Ditës lidhur me një konflikt që vijonte prej ditësh me një nga bizneset e zonës.

Një pjesë e rrugës shumë e banuar ka një kthesë problematike, ku fushëpamja është e kufizuar.

Në këtë segment në mënyrë të përsëritur, banorët e zonës dhe veçanërisht fëmijët janë rrezikuar disa herë të aksidentohen.

Për të parandaluar situata të ngjashme, Bashkia e Tiranës vendosi disa ditë më parë që në këtë rrugicë, të ndalohej kategorikisht parkimi.

Por tabela e vendosur për ndalimin e parkimit u hoq në mënyrë demonstrative nga personi që ka biznesin ngjitur me tabelën. Kjo sepse, donte të parkonte makinën e vet, tek dera e dyqanit.

Protestës së banorëve, ‘i forti’ i rrugicës iu përgjigj me “sa të jem unë këtu, nuk vihet tabelë bashkie”.

Pas ankesës së një grupi banorësh në redaksi, Dita kontaktoi me kryebashkiakun dhe me sektorin e Sinjalistikës.

Një ekip i Bashkisë shkoi për të konstatuar ankesën e banorëve në vend dhe kontrolloi kamerat e zonës. Ekipi plotësoi dokumentacionin përkatës pasi konstatoi shkeljen. Drejtoria e Sinjalistikës tha se ndaj shkelësit do bëjë sot padi zyrtare.

Por ajo që banorëve u bëri përshtypje është se… tabelën e rivendosi vetë me duart e tij ai që e kishte shkulur.

Punonjësit e Bashkisë duke vendosur tabelën disa ditë më parë pas ankesave të banorëve
Tabela e hequr
Tabela e rivendosur

n.s. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Po kafshë duhet t jesh, po si.mund te parkosh aty e te kemengulesh per te parkuar aty, me ate pak centimetra trotuar?? Femije a ka vete ky brumaxhiu??

  • Erioni, i vetmi kryetar bashkie ne 30 vjet qe ka punusr fort me Tiranen.
    E kane inat keta potdhacet e PD, po ti japin hakun.
    Fjeti gjume ky qe do t behet kryeminister 4 vjet Lul haleja qe edhe mandatin e mori te vjedhur.
    Vetem me ate qe ka bere ne Liqenin e Tiranes, Veliaj meriton lapidar ne mes te Tiranes.
    Te clodhet shpirti kur shkon atje, vetem te mos prishet me gjera te teperta.
    Faleminderit Erjonit dhe gjith njerzve te punes.
    Poshte parazitet

  • Mjafton pak SHTET,qe te vertetohet fjala e urte:
    Sa i mban kurva ushkuret
    Aq i mban Cubi flamuret.
    Pak shtet duhet.
    Po kur shteti eshte hajdut per vete,,do fryhet edhe cubi si gjel deti.

  • Ja qe shteti ,sipas poezise se recituar ,del shtet dhe jo shtet hajdut ,per rastin konkret.ky shembull duhet te zbatoje kudo.Bravo edhe banoreve,qe kembengulen ne te drejten e tyre ,duke i treguar “trimit “,thanen si kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *