Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme ka miratuar një vendimin për planin vjetor të pranimit për vitin 2021 në institucionet e administratës shtetërore.
Sipas vendimit numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është gjithsej 705 të ndara në disa kategori.
Vendimi i plotë dhe kategoritë:
Vendim për planin vjetor të pranimit për vitin 2021 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është, gjithsej, 705 (shtatëqind e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169;
ç) Për kategorinë ekzekutive 472.
Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:
- Shkenca juridike;
- Audit i brendshëm;
- Shkenca ekonomike;
- Shkenca ekonomike/juridike;
- Shkenca shoqërore;
- Shkenca sociale;
- Histori-filologji;
- Shkenca mjekësore;
- Veterinari;
- Agronomi;
- Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
- Kimi;
- Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
- Shkenca inxhinierike;
- Arkitekturë;
- Arkeologji dhe restaurime;
- Arte të bukura;
- Gjeodezi;
- Shkenca ekzakte
- Shkenca edukimi;
- Mësuesi;
- Arsim i lartë ushtarak/policor;
- Arsim i lartë.
Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2021, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

h.b/dita

Ky eshte nje veprim haptaz i gabuar,populist vetem ne sherbim te fushates elektorale!
Pse duhet te rritet sasia e rrogtareve ne administraten publike,kur te gjitha sherbimet shteterore dhe vendore u jane dhe ne privateve me tendera,koncesione,PPP etj dhe administrata eshte kthyer ne TAKSIDARE si ne kohen e pushtimit otoman?
A nuk jane keto veprime qe shperdorojne financat e shtetit per qellime elektorale?
TURPI E MBULOFTE Ramen dhe te tjeret qe i lepijne bythen atij!
Po opozita,KLSH,OJQ etj pse heshtin?
Qeveria mafioze e “rilindjes”që largoi mijëra nënpunës me patëdrejtë,tre Muaj para zgjedhjeve,miraton vendimin për 705 vende të lira në administratë për 2021!Kur erdhi ne krye te Bashkise ,Erion Veliaj deklaroi:“Më duket e paarsyeshme se si ujësjellës-kanalizmet e Tiranës kanë më shumë veta staf se cdo ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth 1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të Tiranës ka më pak policë, ushtria për qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Pra këtu kemi të bëjmë dhe me një mungesë totale eficence dhe përdorimin e Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët sa kohë ke probleme me punësimin e tyre dhe të duhen për mitingje. Ky është një nonsens, trajtimi i ndërmarrjeve në këtë farë feje”Erjon Veliaj,intervistë për Zërin e Amerikës, 17 Qershor 2015.Dhe per kete,Veliaj kishte te drejte,sepse rendohej buxheti,interesi publik.Por çfar ndodhi me pas?Sapo u zgjodh kryetar Bashkie, në Ujësjellës nisën largimet,ku u larguan 1 mijë punonjës,duke mbetur vetëm 845 persona.Nje bravo te madhe per Veliajn,qe vuri interesin publik mbi ate privat dhe partiak.Por,nuk kaloi shumë koh,pikerisht në vitin 2016,numri i punonjësve(militanteve) arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës(militante) të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e gjeti Veliaj,para se të niste reformat e tij radikale.
Ky Erion Veliaj me UKT ka vjedhur dhe vazhdon te vjedhe qytetaret e Tiranes hapur fare dhe askush nuk e con ne gjyq kete njeri!
Jan fakte që i njohin te gjith,por qe tregon se drejtesia eshte marrë peng.Mijëra persona te larguar me patëdrejtë nga puna,fitojn gjyqin(dëmshperblim)por nuk kthehen ne vendin e punës.Paguhen dy veta per nje vend pune,dhe shuma ka arritur mbi 200 milion euro,por askush nuk eshte penalizuar!Çfar do bënte më shumë mafia?
Pse mbahet akoma ne fuqi rregulli qe eprori mund ta pushoje nga puna punonjesin edhe pa motivacion,se jo vetem nuk i kerkon njeri llogari,por edhe se po fitoi gjyqin demshperblimin ia paguan shteti e jo fajtori!
Keshtu u mbyllet goja kritizereve,askush nuk jep mendime per punen vec atyre te eproreve,nuk denoncohet pa aftesia dhe korrupsioni dhe mbushet administrata me militante besnike!
Pse mbahet akoma ne fuqi rregulli qe eprori mund ta pushoje nga puna punonjesin edhe pa motivacion,se jo vetem nuk i kerkon njeri llogari,por edhe se po fitoi gjyqin demshperblimin ia paguan shteti e jo fajtori!
Keshtu u mbyllet goja kritizereve,askush nuk jep mendime per punen vec atyre te eproreve,nuk denoncohet pa aftesia dhe korrupsioni dhe mbushet administrata me militante besnike!
Në Shqipëri punësimi në sektorin publik zë 26.5% në totalin e punësimit,Gjermania 10%,Luksenburgu 12%,Hollanda 13%,Italia 14%,Portugalia,
Irlanda,Spanja,Rrumania,Britania,Çekia 15%,Polonia,Austria,Qipro,Sllovenia 16%,Greqia,Belgjika 17%,