Shefja e Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit në Shqipëri, mbikëqyrja e ndërkombëtarëve në procesin e vettingut, Genoveva Ruiz Calavera është emëruar nga Komisioni Europian si Drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Interpretimit ose SCIC.
“Sot, Komisioni Evropian ka vendosur të emërojë Genoveva Ruiz Calavera si Drejtore të Përgjithshme të Departamentit të Interpretimit (SCIC). Në emërimin e zonjës Ruiz Calavera në këtë funksion, Komisioni përfiton nga një profesionist me përvojë, i cili ka aftësitë e gjera të nevojshme për këtë funksion sfidues, i cili është thelbësor për angazhimin e suksesshëm me palët e interesuara. Ruiz Calavera ka një histori të fortë të menaxhimit si dhe një kuptim të thellë të kontekstit institucional të fituar gjatë karrierës së saj të shquar në Komisionin Evropian. Data e efektit të këtij vendimi do të përcaktohet më vonë”, thuhet në njoftimin e Komisionit Europian.

Calavera,mos u merzit hic,se ne vendin tend eshte emeruar skraparllesha Majlinda Bregu.
E ke lene Ballkanin ne duar te sigurta.
Kur deshton aq bukur, si kjo me Shqiperine, promovohesh per te te heq qafe!