Pas dy ditësh, rikthehen sërish reshjet e shiut, sinoptikanët parajamërojnë: Do të ketë rritje të nivelit të ujit në lumenj

J L

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se pas ditës së sotme  sotme pritet sërish përkeqësim i kushteve atmosferike.

Në njoftim thuhet se nesër dhe 12 orët e para të ditës së shtunë do të ketë reshje të dendura shiu. Po ashtu reshje të denduara shiu do të jenë edhe ditën e dielë të kësaj jave.

Kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenjë (Drini, Buna).  Në  lartësinë mbi 600 metra në veri dhe në lartësinë mbi 900 metra në jugilindje reshjte do të jenë në formën e dëborës.

“Pas ketyre dy ditë pa reshje, presim serisht një përkeqësim të konditave meteorologjik.  Dita e premte do të rikthje përsëri reshjet në vend. Reshjet e shiut do të jenë të jenë të herëpasherëshem, por intensitet mesatar do të kenë në pjesën e dytë të ditës. Ne zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna,  pritet që sërisht reshjet të jenë me intensitet mesatar. Reshjet me intensitet mesatar deri  të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi  i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të djelën). Dita e diel do të rikthje përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit.   

E gjithë kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenjë (Drini, Buna).  Në  lartësin mbi 600 metra në veri dhe në lartësin mbi 900 metra në jugilindje reshjte do të jenë në formën e bëborës. Kjo paqëndrueshmeri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave”, njofton SHMU.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *